Connect with Us

Doli në përgjimet e dosjes 184/ Shefi i Policisë i “skeduar” për drogë emërohet në Shijak

Aktualitet

Doli në përgjimet e dosjes 184/ Shefi i Policisë i “skeduar” për drogë emërohet në Shijak

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Gledis Nano, rreth dy javë pasi u emërua në atë post, nisi ndryshimet-lëvizje në  Policinë e shtetit.

Ai ricikloi të njëjtët emrat në krye të drejtorive të Policive dhe një linjë të tillë duket se e ka ruajtur edhe në lëvizjet me shefat e Komisariateve.

Sot u bënë publike 10 lëvizje të reja në krye të komisariateve, për të cilët CNA.al, do të sjellë detaje në aspektin profesional të gjithë-secilit.

Sali Skura, një emër mjaft i përfolur është emëruar në krye të  Komisariatit të Shijakut.

Skura para tre vitesh doli edhe në përgjimet e BILD, si pjesë e dosjes 184.

Skura, ka qenë shefi i Komisariatit 5 në kohën e përgjimeve të dosjes “184”, dosjes të vjedhjes së votave në Dibër.

Në përgjime rezultonte se ai kishte ka bërë përpjekje policore për bllokimin e qytetarëve që jetonin përkohësisht në Kamëz për të votuar në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016.

Gjithashtu në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, Skura dëgjohej duke i raportuar një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, i cili, siç duket, ishte “koordinator” i Partisë Socialiste për vjedhjen/tjetërsimin e votave në Dibër.

LEXO EDHE:  Video-Goditet grupi i trafikut të drogës në Korçë/ Arrestohet organizatori, poseduesit dhe transportuesit

Nuk përfundojnë me dosjen 184, bëmat e Skurës.

Në vitin 2017 ai është lakuar si një nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, që kontribuoi në kanabizimin e vendit.

“Shefi i policisë është i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit për periudhën 3 mars 2016 deri më 9 mars 2017 dhe merrte urdhra nga ‘lart’, raportonin mediat  e shkruara në atë kohë dhe konkretisht gazeta Shekulli.

Sali Skura ishte një nga emrat e 128 emra drejtorëve, shefash policie, inspektorë dhe oficerë policie të dyshuar për përfshirje në krime të lidhura më drogën, shumica në drejtoritë rajonale të policisë në të gjithë vendin, si Berat, Delvinë, Dibër, Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë dhe në komisariatet që vareshin prej tyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Zhduken nga banesa dy persona në Lushnjë dhe Fier/ Policia i shpall në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia e Fierit dhe Lushnjës ka shpallur në kërkim dy perosna, pasi janë larguar nga banesa e tyre në rrethana ende të panjohura.

Bëhet fjalë për një 57-vjeçar në Lushnje, i cili vuan nga sëmundja e depresionit, dhe për një 29-vjeçar në Fier, denoncimi për të cilët është bërë nga vëllai dhe nëna.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit I. N., 57 vjeç, banues në fshatin Çiflik i Ri, Lushnjë, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim vëllai i tij se 57-vjeçari (i cili vuan nga sëmundja e depresionit) është larguar nga banesa.



LEXO EDHE:  Video-Goditet grupi i trafikut të drogës në Korçë/ Arrestohet organizatori, poseduesit dhe transportuesit

LEXO EDHE:  Transportonin kokainë me makinë/ Arrestohen tre persona nga Tirana

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit J. H., 29 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim nëna e tij se djali është larguar nga banesa.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Efektivi shtyu gazetaren drejt greminës/ Çuçi kërkon ndjesë: Zero tolerancë për këto shfaqje të shëmtuara

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e një dite më parë, ku një efektiv policie shtyu drejt greminës në Dajt, gazetaren Anila Hoxha.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri bën të ditur se përveçse largim nga detyra, ndaj policit në fjalë ka nisur edhe ndjekje penale.

Po ashtu Çuçi shkruan se drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe ai i SHÇBA kanë pasur një komunikim me gazetaren, ndërsa i kërkon ndjesë kësaj të fundit për incidentin e një dite më parë.

Çuçi u bën thirrje qytetarëve që në rast se ndeshin me raste të tilla, t’i denoncojnë duke paralajmëruar zero tolerancë për këto shfaqje të shëmtuara. Ai u bën thirrje efektivëve të mos e lejojnë veten të bien në këtë nivel që i përjashton automatikisht nga policia.



“Lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me gazetaren Anila Hoxha, dua t’ju informoj se efektivi i policisë është larguar nga detyra. Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht.

I kërkoj ndjesë dhe e falënderoj znj. Hoxha, si dhe iu bëj thirrje gjithë qytetarëve që ndeshen me efektivë të tillë policie të mos heshtin, por t’i denoncojnë. I garantoj se toleranca për këto shfaqje të shëmtuara si ajo e një dite më parë do të jetë zero. Gjej gjithashtu rastin t’u bëj thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel, që i përjashton ata automatikisht nga radhët e uniformave blu”, shkruan ministri.

LEXO EDHE:  Shpërndanin drogë pranë shkollave/ Në pranga tre persona

LEXO EDHE:  Transportonin kokainë me makinë/ Arrestohen tre persona nga Tirana

Kujtojmë këtu se ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Qafë Mollë, kur gazetarët po ndiqnin nga afër operacionin për nxjerrjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha i cili u gjet i vrarë pasi kishte humbur gjurmët prej të paktën dy javësh.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau dhe hodhi në greminë biznesmenin/ Klodiana Lala zbardh të tjera detaje, faktet që tradhtuan mikun e viktimës

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë në në dritë në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për BW, disa detaje dhe fakte që sipas grupit hetimor që ‘tradhtuan’ Ferdinand Rrushin, një prej personave që dyshohet të jetë autor i kësaj ngjarje, mik i viktimës.

Sipas Lalës, Rrushi telefonoi mikun e tij Ruzhdi Hoxha 4 herë pasditen e 20 tetorit, por ky i fundit nuk i ishte përgjigjur.



Po ashtu mësohet se më pas ai ka telefonuar një prej personave që ndodhej në tavoline me Rrushin dhe kontaktoi me të. Po ashtu Lala bën me dije se në orën 23:00 dyshohet se Rrushi ka marrë në makinë viktimën, në të cilën ishin edhe dy persona të tjerë. Por pas 15 minutash, këta dy persona kanë zbritur nga mjeti. Burime nga grupi hetimor i thanë gazetares Lala se pas këtij momenti, Rrushi ka udhëtuar drejt Dajtit, dhe pas e ka vrarë mikun e tij e ka hedhur në greminë.

LEXO EDHE:  Përgjimet shkatërrojnë bandën me shqiptarë e kosovarë në Itali/Kodet dhe emrat

LEXO EDHE:  Gjuzi bën deklaratën e fortë/ Efektivët e policisë marrin drogë, e kam me burime të sigurta

Në xhupin e viktimës janë gjetur shenja të dhunës dhe të plumbit. Pas krimit të rëndë, autori i dyshuar ka zbritur nga Qafa e Mollës në orën 3:00 të mëngjesit, ndërsa ka hedhur edhe telefonin e viktimës. Më pas ai është kthyer prapë në të njëjtën rrugë në orën 06.00.

LEXO TE PLOTE