Connect with Us

Debat në studio/Vaksinimi masiv përplas mjekët

Shëndeti

Debat në studio/Vaksinimi masiv përplas mjekët

Publikuar

-

/
cna lajme shendet

Tema e vaksinimit ka nxitur debate të ashpra mes mjekëve, ku një pjesë e shohin si diçka që duhet bërë me detyrim, e nga ana tjetër, një pjesë e shohin si të gabuar imponimin e kësaj vaksine.

Mjekja Mimoza Boçari deklaroi se ishte kategorikisht kundër vaksinës me detyrim, madje sipas saj, situata aktuale pandemike, as nuk mund të quhet e tillë sepse nuk ka përmasat e një pandemie.

“Jam pro vaksinës, po kundër asaj me detyrim dhe kjo nuk e meriton emrin vaksinë. Kam shumë dyshime, që në fillim propaganda që u bë ishte e pashembullt, u shpall pandemia për një sëmundje që nuk ka përmsata e pandemisë. Në një kohë që njerëzit vuajnë nga shumë gjëra del Covid-I si arsyeja kryesore që po vret njerëzit. Le të marrim si shembull cigaret etj. me radhë. Tani për të rritur imunitetin, mjafton të jetojmë shëndetshëm. Covid-i doli që nuk ka pasoja aq dramatike sa u tha në fillim. Tani vaksina lehtëson klinikën e sëmundjes, por tani nëse unë jam një njeri me imunitet natyral, pse duhet të vaksinohem. Ajo që më shqetëson është që ne nuk bëhemi dot një për të mirën e njerëzimin”, ka shprehur Boçari në emisionin “Open” në Top Channel me Eni Vasilin. 

Kjo deklaratë e saj menjëherë ka nxitur debat, madje Drejtori i Përgjithshëm i Urgjencës, Skënder Brataj e ka akuzuar Boçarin se qëndrimi i saj është antishkencor.

LEXO EDHE:  Prime Ministry closes/ All directors quarantined, as they were infected with Covid at the wedding of a senior official of the Ministry of Economy

“Qëndrimi juaj është antishkencor. Nuk mund të flisni pa argumenta”, ka theksuar Brataj.

Boçari nga ana tjetër, e indinjuar nga kjo deklaratë e Brataj i është drejtuar duke e pyetur nëse ka kod etike.

“Boçari: A keni kod etike ju?

Brataj: A më thirrët me emër unë do ju përgjigjem.

Boçari: Kjo vaksinë ka zhvilluar shumë komplikacione deri më tani“, vijuan debatin mjekët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Delta dhe Omicron nuk kursejnë as të rinjtë/ Najada Çomo: 54 përqind e pacientëve në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Komiteti Teknik i Ekspertëve në një dalje për mediat ditën e sotme ka analizuar situatën epidemiologjike në vend, duke apeluar për zbatimin rigoroz të protokolleve dhe vaksinimin antiCovid.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik dr. Eugena Tomini, tha se në këto ditë është shënuar numri më i lartë i infektimeve në vend, për shkak të qarkullimit të variantit Delta dhe Omicron, por situata në spitale vijon të mbetet e qëndrueshme.

Sa i përket situatës epidemiologjike në vend, tashmë ka reflektuar një incidencë javore e cila është e rritur, duke reflektuar një përqindje të pozitivitetit të mostrave në 24 orë. E ndjekur sigurisht edhe nga një incidencë e lartë e hasjes së rasteve pozitive në dy javët e fundit. Kjo rritje i atribuohet qarkullimit të dy varianteve, variantit Delta dhe variantit Omicron, por njëkohësisht i atribuohet edhe mosrespektimit të masave dhe grumbullimeve në festat e fundvitit. Aktualisht në vend qarkullon edhe virusi i gripit dhe qarkullimi i gripit bashkë me variantet e Omicron dhe Delta, po bëjnë një qarkullim dhe transmetueshmëri në nivele të larta, por ndërkohë e pareflektuar me një trend të rasteve të hospitalizuara, ku kemi një qëndrueshmëri”, tha Tomini.

Shefja e Shërbimit Infektiv prof. Najada Çomo, në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka deklaruar se të shtruar në spital në forma të rënda janë kryesisht pacientë të pavaksinuar.

Në spitalet COVID 1 dhe COVID 3 janë rreth 130 pacientë të shtruar sot që flasim, prej të cilëve 12% janë në formë kritike, 54% janë në formë të rëndë, pjesa tjetër janë në formë të mesme-të rëndë. Ajo që duhet vlerësuar është që janë mosha të reja të shtruara në spital dhe që janë të gjithë të pavaksinuar dhë që ka edhe nga ata që nuk kanë sëmundje kronike. Tek të shtruarit në tërësi mbizotërojnë personat që janë të pavaksinuar, por padyshim në spital ka një përqindje të ulët të personave që janë të vaksinuar me dozën e parë ose dozën e dytë”, tha Çomo.

Duke folur për situatën e shtrimeve të fëmijëve, prof. Gjeorgjina Kuli, shefe e Pediatrisë Infektive në QSUT tha se, pavarësisht rritjes së infektimeve tek fëmijët, numri i hospitalizimeve në këtë grupmoshë mbetet i ulët.

Megjithëse momentalisht, që nga fillimi i historisë së pandemisë, ndoshta kemi numrin më të madh të fëmijëve që rezultojnë pozitivë për infeksionin Sars-Cov2, reflektimi i kësaj situate në kushtet e hospitalizimit është i pakët. Numri i fëmijëve të hospitalizuar është pak a shumë i njëjtë. Gjithnjë mbetet 10-12. Aktualisht kemi 10 fëmijë të hospitalizuar me komplikacione të pakta dhe fatmirësisht nuk kemi asnjë rast fataliteti”, tha Kuli.

Prof. Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha më tej,  se ecuria e vaksinimit është e mirë dhe ka rritje javën e fundit.

Ka një rritje gati dyfish të vaksinimeve me dozë të parë. Ka një ndërgjegjësim më të lartë të popullatës. Në popullatën target ne kemi arritur 52.7 % me dozë të parë dhe 47.3 % me dy doza. Edhe 7.7 % e personave janë vaksinuar me tre doza. Përsa i përket vaksinimit në moshat mbi 60 vjeç ne jemi një nga vendet më të mira në Europë në lidhje me mbulesën vaksinale në këtë grupmoshë, por sfidë mbetet vaksinimi i të rinjve”, tha Bino.

LEXO EDHE:  Prime Ministry closes/ All directors quarantined, as they were infected with Covid at the wedding of a senior official of the Ministry of Economy

LEXO EDHE:  Bankës Qendrore e Kosovës: Rënia ekonomike deri në 7.2 për qind

Në fjalën e saj Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli ka apeluar qytetarët për zbatim rigoroz të masave të vendosura, duke shtuar se të gjitha masat do të merren në varësi të situatën epidemiologjike në vend.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve këshillon me forcë zbatimin rigoroz të masave, paraqitjen në qendrat e vaksinimit të atyre që nuk janë vaksinuar ende në menyrë që të mbrojnë veten, sidomos nga forma e rëndë dhe humbja e jetës, por edhe komunitetin duke u bërë barrierrë për përhapjen e infeksionit. Mbajtja e maskës aty ku është e rekomanduar dhe respektimin e distancimit fizik në të gjitha situatat ku ne ndodhemi. Komiteti i Ekspertëve do të vazhdojë t’i ndjekë në dinamikë me shumë përgjegjshmëri çdo ditë situatën epidemologjike në vend, shpejtësinë e ndryshimit të saj dhe masat do të jenë gjithmonë në përputhje me këtë situatë epidemiologjike, ashtu sikurse janë edhe rekomandimet”, tha Rakacolli.

Masat që mbeten në fuqi janë:



Ora policore vijon 23:00 – 06:00.

Qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Përjashtim nga këto rregulla bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

Në strukturën e aerorporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar sipas protokollit.

Në të gjithë institucionet shëndetësore, nuk lejohet hyrja e familjarëve për personat që janë të shtruar, sipas protokolleve përkatëse.

Mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane, etj dhe në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive, etj, deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

Grupet e riskut, arsimtarë, studentë, personel shëndetësor, administrata dhe punonjësit e shërbimeve të supermarketeve dhe qendrave tregtare, vijojnë dorëzimin vërtetimin/çertifikatën e vaksinimit ndaj Covid 19 ose çertifikatën e shërimit, të lëshuar nga e-Albania pranë qendrës së punës, në të kundërt do të kërkohet paraqitja në mënyrë periodike e testit PCR çdo javë për të verifikuar infektueshmërinë./E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Virologu italian jep lajmin e mirë/ Ja kur përfundon pandemia e Covid-19

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ndërsa pothuajse gjithë bota ndodhet nën “kthetrat” e variantit “Omicron” të Covid-19, një lajm i mirë vjen nga Italia.

Mediat italiane, bëjnë të ditur se disa ekspertë janë optimistë se fushata e vazhdueshme e vaksinimit mund të nënkuptojë së shpejti fundin e saj.



Ndërsa Italia arriti një numër të ri rekord ditor të vaksinimeve këtë javë, një virolog italian parashikoi se shkalla e lartë e vaksinimit mund të nënkuptojë se pandemia merr fund deri në pranverë.

LEXO EDHE:  SHBA/ Vaksinat anti-Covid gati për shpërndarje pas disa javësh

LEXO EDHE:  Rama flet për hapjen e kufijve/ Ja kur mund të udhëtojmë drejt Kosovës

“Tashmë në pranverë, midis prillit dhe majit 2022, në mënyrë të arsyeshme do të jemi jashtë pandemisë”, tha Matteo Bassetti, drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Genova, për Rai Radio1 të mërkurën. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Masat anti-Covid/ Zbardhet vendimi i ekspertëve të shëndetësisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendetesi

Masat anti-covid do të mbeten të njëjta pavarësisht së rritjeve të numrit të rasteve me COVID.

Ekspertët e shëndetësisë kanë apeluar sot qytetarët, që të respektojnë masat higjenike dhe sociale.

Masat anti-COVID në fuqi:

-​Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.

-​Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

​Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

​Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.



​Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

LEXO EDHE:  SHBA/ Vaksinat anti-Covid gati për shpërndarje pas disa javësh

LEXO EDHE:  Studimi/ Vaksina e gripit tek gratë shtatzëna, nuk rrit rrezikun e autizmit tek fëmijët

Vijon që në strukturën e aerorporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës ashtu sic është rekomanduar sipas protokollit të ndryshuar.

Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.

​Vijon të mbetet në fuqi urdhri  për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE