LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debat në studio/Vaksinimi masiv përplas mjekët

27 Tetor 2021, 20:41, Lifestyle CNA
Debat në studio/Vaksinimi masiv përplas mjekët

Tema e vaksinimit ka nxitur debate të ashpra mes mjekëve, ku një pjesë e shohin si diçka që duhet bërë me detyrim, e nga ana tjetër, një pjesë e shohin si të gabuar imponimin e kësaj vaksine.

Mjekja Mimoza Boçari deklaroi se ishte kategorikisht kundër vaksinës me detyrim, madje sipas saj, situata aktuale pandemike, as nuk mund të quhet e tillë sepse nuk ka përmasat e një pandemie.

?Jam pro vaksinës, po kundër asaj me detyrim dhe kjo nuk e meriton emrin vaksinë. Kam shumë dyshime, që në fillim propaganda që u bë ishte e pashembullt, u shpall pandemia për një sëmundje që nuk ka përmsata e pandemisë. Në një kohë që njerëzit vuajnë nga shumë gjëra del Covid-I si arsyeja kryesore që po vret njerëzit. Le të marrim si shembull cigaret etj. me radhë. Tani për të rritur imunitetin, mjafton të jetojmë shëndetshëm. Covid-i doli që nuk ka pasoja aq dramatike sa u tha në fillim. Tani vaksina lehtëson klinikën e sëmundjes, por tani nëse unë jam një njeri me imunitet natyral, pse duhet të vaksinohem. Ajo që më shqetëson është që ne nuk bëhemi dot një për të mirën e njerëzimin?, ka shprehur Boçari në emisionin “Open” në Top Channel me Eni Vasilin. 

Kjo deklaratë e saj menjëherë ka nxitur debat, madje Drejtori i Përgjithshëm i Urgjencës, Skënder Brataj e ka akuzuar Boçarin se qëndrimi i saj është antishkencor.

?Qëndrimi juaj është antishkencor. Nuk mund të flisni pa argumenta?, ka theksuar Brataj.

Boçari nga ana tjetër, e indinjuar nga kjo deklaratë e Brataj i është drejtuar duke e pyetur nëse ka kod etike.

?Boçari: A keni kod etike ju?

Brataj: A më thirrët me emër unë do ju përgjigjem.

Boçari: Kjo vaksinë ka zhvilluar shumë komplikacione deri më tani?, vijuan debatin mjekët./CNA.al

Lajmet e fundit nga