LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Biznesmenë të lidhur me politikanë, me ferma kanabisi/ Koço Kokëdhima flet për fitime miliona dollarësh

27 Tetor 2021, 11:27, Aktualitet CNA
Biznesmenë të lidhur me politikanë, me ferma kanabisi/

Koço Kokëdhima ka rikthyer sërish idenë e para katër viteve për legalizimin e kanabisit.

Kokëdhima e mbron me forcë idenë e legalizimit, pasi sipas tij një gjë e tillë do të ndikojë edhe në forcimin e ekonomisë në vend, por do të shërbente edhe për arsye shëndetësore.

?Politika duhet ti përgjigjet këtij realiteti me legjislacion, çfarë kuptimi ka kur e dimë shumë mirë se janë me mijëra konsumtatorët e kanabisit në Shqipëri, është shumë e volitshme ta blejnë kanabisin jo nga këta shpërndarësit ilegalë, por nga farmaci e dyqane të licencuara, me çmime të drejta. Shoqëria të vlerësojë këta njerëz, të njohë pasojat që ka tek këta njerëz. Kjo nga ana tjetër duhet të sherbëjë edhe si ekonomi. Shqipëria nuk duhet të mbesë jashtë këtyre realiteteve si në Greqi apo dhe në Shqipëri?, ka thënë  Kokëdhima.

Në emisionin ?Breaking?, në Top News ai është pyetur nga nga moderatorja nëse ka ndonjë informacion se biznesmenë të lidhur me politikanët shqiptarë që kanë ferma kanabisi në Maqedoni e Veriut apo në Greqi duan legalizimin e kanabisit në Shqipëri?

Kokëdhima ka thënë se nuk e k një informacion të tillë.

?Legalizimi i bën mirë rendit dhe ligji e shendetit dhe shoqërisë dhe nuk i bën asnjë dëm. Si mundet Shqipëria ti thotë jo kur është vendi i varfër kur sigurohet së paku 1 milionë USD fitim. Të përfitojë Shqipëria nga ky treg nuk mund t?i themi jo?, është shprehur Kokëdhima.

Sipas tij, ky është realiteti dhe skemi pse ta fshehim që të rinjë që konumsojnë t?i trajtojmë  si kriminelë nëpër burgje dhe ti marrim në qafë.

?Në emër të kujt mijëra e djem e vazja janë burgosur për dy, tre a katër pesë cigare hahash. Si mund të lemë që rinia të gjurmohet nëpër skuta për të blerë kanabis. Vetëm mafia e kanabisit përfiton nga kjo?,  ka thënë më tej Kokëdhima./CNA.al

Lajmet e fundit nga