Connect with Us

“Basha gënjen”/ Deputetët e PD: Ja pse shkuam në “Foltoren” e Berishës

Politikë

“Basha gënjen”/ Deputetët e PD: Ja pse shkuam në “Foltoren” e Berishës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dy deputetët e Partisë Demokratike, Luan Baçi dhe Sorina Koti sqarojnë për herë të parë arsyet përse shkuan dhe u bënë pjesë e “Foltores” së Sali Berishës.

Të ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetait Roland Qafoku në RTSH24, Baçi dhe Koti dhanë arsye të ndryshme madje edhe treguan sjellje të ndryshme nga ana e zotit Basha të cilin Baçin e përjashtoi si kryetar i degës së Fierit ndërsa Kotin nuk e largoi si nënkryetare të komisionit të Ekonomisë. Për gazetarin Qafoku, Baçi tha se Basha e ka thirrur në zyrë dhe i ka kërkuar me imponim të mos shkonte në “Foltore” por ai ka vepruar ndryshe. Ndërsa Koti ka shkuar në foltore pas kërkesës këmbëngulëse të anëtarëve të Korcës, e megjithatë Basha nuk ka ndërmarrë ndaj saj asnjë veprim. Më poshtë pjesë nga deklaratat e zoti Luan Baçi dhe Sorina Koti bërë mbrëmë në emisionin “Dekalog” të gazetarit Qafoku.

Luan Baçi, deputet i PD, i qarkut të Fierit, ish-kryetar i degës.

Zoti Baci, si ishte historia e juaj e pjesmarrjes në “Foltore” dhe raporti me zotin Basha pas saj?

luan baci

Doja të flisja në mbledhjen e djeshme por nuk pata mundësi sepse Basha iku menjëherë. Doja t’i thosha diçka Bashës, sepse tha që të më thotë dikush këtu që i kam thënë të mos shkojë te “Foltorja”. Po e them këtu se nuk e kam thënë asnjëherë. Basha më ka thirrrur në zyrë ditën që ndoktor Berisha do vinte në Fier me “Foltoren”. Në orën 11 paradite, shkova megjithëse unë atje isha dhe kishim biseduar dhe i kisha thënë që do shkoja në takimin me Berishën. Megjithatë Basha këmbënguli që donte të më takonte. Hipa makinës dhe erdha në Tiranë dhe i shkova te zyra. Kam bërë një bisedë gjysmë ore. Më tha definitivisht nuk do bëhesh pjesë aty. Unë i thashë definitivisht unë do shkoj aty sepse atje janë të gjithë demokratët e Fierit. Madje edhe ata që nuk janë demokratë dhe unë do të vete pas tyre. Domethënë jo vetëm që e kam detyrim për ata por edhe dëshirë.

Si u përgjigj Basha kur i thatë kështu?

Nuk kishte çfarë të përgjigjej. Unë e dhashë përgjigjen time definitivisht dhe i thashë mirëupafshim.

Kur e morët përgjigjen për largimin si kryetar i degës së Fierit?

Pas disa ditësh pasi u mor edhe rezultati që të gjithë strukturat e degës dhe delegatët në 90 për qind të tyre firmosën formularët në kohë rekord, për 10 ditë. Unë nuk mund të arrija 520 vetë ti kontaktoja. U organizuan vetë ata, firmosën formularët dhe kam qenë në punën më rehat që kam bërë ndonjëherë dhe kam firmosur formularin i fundit vetë. Pa këtij qendrimi, pasi mori vesh që delegatët ishin aty, Basha nxori një e-mail të dorëheqjes sime të bërë një vit e gjysmë më parë dhe më shkarkoi nga detyra.

Cfarë ishte ky e-mail?

Në statut një kandidat për deputet duhet të largohej si kryetar i degës. Një vit e gjysmë më parë unë mora vendimin tim personal që do isha kandidat për deputet dhe kërkova dorëheqjen si kryetar i degës së Fierit. I kam dërguar sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhit me një e-mail që jepja dorëheqjen. Por për çudi nuk ma pranuan. Unë vijova të isha edhe kandidat dhe më pas edhe deputet, por njëkohësish edhe kryetar i degës së Fierit. Pas “Foltores”, meqënëse mora pjesë, Basha nxori nga arkivi këtë dorëheqje dhe tha publikisht se e kam kërkuar vetë. Pra tha se mbi bazën e kësaj që ka bërë një vit e gjysmë më parë, ne po bëjmë largimin.

Por pas largimit ju thirri?

Më thirri për të komunikuar largimin. I thashë që nuk jam dakord.

Biseda ishte e tensionuar?

Jo për hir të ëvtetës me Bashën nuk bëhet bisedë e tensionuar asnjëherë. Kjo është një vlerë që ai ka. Bën një bisedë shumë të qetë brenda kornizave.

Edhe ty të ka shkarkuar brenda kornizave zoti Basha.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Sorina Koti, deputete e PD e qarkut të Korçës, nënkryetare e Komisionit parlamentar të Ekonomisë

Zonja Koti përse vendosët të shkonit në “Foltoren” e zotit Berisha në Korçë? Është cilësuar si surprizë prania juaj atje.

Vërtetë ka qenë surprizië, por edhe dhe për mua ishte surprizë.

Surprizën e bërë ti Sorina. Surprizë ishste për ne që të pamë.

Kur e morët vendimin, para sa kohe që të niste “Foltorja”, e Berishë në Korçë?

E kam marrë në momentin e fundit. Një orë përpara.

Vetëm një orë përpara?

Po vetëm 1 orë përpara. Në orën 17.00 kur “Foltorja” niste në 18.00.

A kishit presion?

Unë nuk kam patur presion nga askush. As nga zoti Berisha, e as nga zoti Basha.

LEXO EDHE:  “Reforma në Drejtësi e dështuar”/ Berisha: Ndërkombëtarët duhet ta pranojnë!

A keni bërë bisedë me zotin Basha?

Me zotin Basha kam patur një bisedë konfidenciale përpara. Po diskutonim për punët e komisionit të ekonomisë. Është hapur vetvetiu biseda për “Foltoren”. Por unë do thosha që atë javë ka qenë një bisedë me anëtarët e Partisë Demokratike në Korçë. Nuk pushonin telefonatat se çdo të ndodhte me foltoren e ditës së premte.

Çfarë u thoshin anëtarët e PD?

Kanë qënë qenë anëtarë kryesire, anëtarë të thjeshtë të qarkut të Korçës. Madje ishin edhe një pjesë e anëtarëve të kryesisë që ishin larguar me dorëheqje nga PD

Dhe ju pyesnin juve nëse do shkonit apo jo?

Po.  

Po ata ju thoshin juve që duhet të shkoje?

Jo. Ata më pyesnin mua se çduhet të bënin. Ne do shkojmë. Sepse ishin deri diku të pakënaqur me zotin Basha për shkak të vendimeve të brendshme që kemi patur ne në atë kohë.

Dhe kur e morët vendimin?

Dhe kur të gjithë demokratët kërkonin përgjigje, unë i lashë të lirë. Unë doja të shikoja se çfarë do bënte anëtarësia. U thashë shkoni ose jo, vendoseni vetë në zemrën dhe mendjen tuaj. Të gjithë donin të shkonin.

Atëherë ky ishte momenti që vendosët të shkonit në “Foltore”?

Atëherë në ato momente një pjesë e tyre që nuk kishin mundësi të shkonin për arsye personale më ka kërkuar që unë t’i përfaqësoja. Më thanë ti ke dalë nga dega Korçë.

Kjo është partia reale që të përfaqësosh anëtarët.

Unë kam qenë anëtare e thjeshë dhe në strukturat e PD-së së Korçës. Kështu që unë në mënyrë absolute unë do shkoja ku ishin demokratët.

Tani më thuaj një të vërtetë. A ju mori Basha në telefon pas takimit apo jo?

Jo.

Nuk ke komunikaur fare?

Jo.

Po përse nuk të përjashtoi Basha ty?

Në ndryshim me deputetët e tjerë përfshirë këtu edhe zotin Baçi kam qenë deputetja e vetme që kam folur në “Foltoren” e zoti Berisha.

Dhe ju kërkuat zoti Berisha të bashkonte partinë.

Unë i kërkova zoti Beisha në “Foltore” se çfarë do bënte ai për ta bashkuar partinë.

Mirë, mirë po Basha përse nuk të përjashtoi? Ju keni haur mitingun e parë të PD të drejtuar nga zoti Basha në vitin 2013 në Tiranë. Ai sapo ishte zgjedhur kryetar dhe ju keni qenë në krah të tij.

Kjo është ajo demokracia e brendshme në PD që e pranojmë mendimin alternativ.

Sorina deri këtu ishte 10 me yll. Tani…Përse nuk ju përjashtoi Basha si nënkryetare e komisionit të Ekonomisë?

Janë përjashtuara ata që kanë qenë ekstremë si zoti Noka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Do të largojmë së bashku me Ramën”/ Demokratët i tregojnë vendin Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa ka shpërndarë një raport të DASH në lidhje me korrupsionin, ka ritheksuar se Vettingu në politikë duhet bërë, sipas tij për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të pastruar politikën nga ata që sipas tij kanë abuzuar me detyrën për t’u pasuruar.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se politika duhet të pastrohet nga ata që kanë abuzuar me besimin e shqiptarëve.

Por, pas këtij postimi, ndjekësit e tij në rrjetet sociale e kanë “kryqëzuar” me komente.

Edhe ty do të largojmë së bashku me Ramën”-shkruan një komentues.



Më tej një tjetër shkruan “Basha ju jeni një zhgënjim i madh dhe i rëndë për PD që nga 1991! Sot duhet të ishte rrezuar qeveria dhe ti mban leksione shterp interesi! Një këshillë për ta dëgjuar sepse e di që nga një vesh të hyn e nga tjetri të del! Mjaft e shkatërrove PD! Më mirë largohu pa tëlarguar!”.

LEXO EDHE:  Vrasja nga policia e 25 vjeçarit/ Nesër protestë kombëtare para Kryeinistrisë

LEXO EDHE:  Where is the right?

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Ke shumë të drejtë por çfarë do që thua nuk kanë vlerë. Nuk përfaqëson opoziten shqiptare. Ty po të shembet shtëpia jote dhe merresh me shtëpinë e komshiut. Jep dorheqjen se le nam”./CNA.al

Basha shkruan i përgjumuar/ Gafa e radhës e kreut të PD, në detyrë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përzgjidhen studentët ekselentë/ Kontrata 1-vjeçare në institucionet shtetërore

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

“Gati për Shqipërinë” është nisma e marrë nga qeveria, e cila ka bërë përzgjedhjen e studentëve ekselentë brenda e jashtë vendit, të cilët do të mund të kontribuojnë me projektet dhe idetë e tyre përgjatë këtij mandati qeverisës.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njoftoi se pas mbledhjes së Qeverisë se ata do të mund të përfshihen nëpërmjet një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet shtetërore.

Muzhaqi theksoi gjithashtu se kjo nismë do të vijojë edhe më tej dhe nuk do të jetë e përkohshme.



“Nisma ‘Gati për Shqipërinë’ ka qenë proces disa mujor, kemi zhvilluar një sërë intervistash me të rinjtë që kanë aplikuar. Sot kemi miratuar dy vendime që do na ndihmojnë t’i përfshijmë ata si pjesë të administratës.

Pjesa e parë për studentët ekslentë, jo vetëm ata në Shqipëri, por dhe jashtë do mund të përfshihen nëpërmjet një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet, duke përfshirë dhe ministritë.

Kjo nuk është nismë e përkohshme, do e vijojmë në të ardhmen më tej, do ngrihen qendrat ekselencës ku do të përfshijmë të gjithë ata që kanë shprehur idetë e tyre për projekte të ndryshme. Ne do vijojmë procedurat me të gjithë aplikuesit që janë përzgjedhur nga nisma ‘Gati për Shqipërinë”, shprehu Muzhaqi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga ujësjellësit tek Bypass i Vlorës/ Balluku: Hapet rruga për ndërtimin e projekteve të reja

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në fjalën e mbajtur deklaroi se Qeveria ka miratuar 3 vendime për shpronësimet e banorëve që preken nga ndërtimi i infrastrukturës, në Vlorë, Patos dhe Roskovec.

“Kaloi 3 akte që janë të lidhur me shpronësimet në Bypass e Vlorës për të përfunduar punën e nisur në fillim sezonit veror 2022, shpronësimet në Patos për të vazhduar me projektin e shëtitores në kuadër të rilindjes së qytetit dhe në Roskovec që lidhet me punimet për ujësjellësin”, shprehu Balluku.

Më tej ajo nuk la pa përmendur as reformën e thellë që do të prekë ujësjellësit, për të ofruar shërbime sa më cilësore.

LEXO EDHE:  Basha flet për Majlinda Bregun/Është dhënë një mendim kundër nga një anëtare

LEXO EDHE:  “Reforma në Drejtësi e dështuar”/ Berisha: Ndërkombëtarët duhet ta pranojnë!



 “Në Roskovec është pjesë e strategjisë për të investuar në të gjithë ujësjellësit në Shqipëri. Ne kemi nisur një reforme të thellë të sektorit që do të përfundojë brenda 12 muajsh dhe do të nis një mënyrë të re menaxhimi. 

Fondet e investuara në sektorin e ujit kanë rritur kushtet teknike të ujësjellësve, por nuk janë indikatorët që ne prisnim pas punës dhe shumës së madhe të investuar.

Pa cenuar pushtetin vendor, por duke pasur parasysh që shërbimet cilësore janë prioritet dhe do të nisim reformë për sektorin e ujit për të rritur menaxhimin në secilën Bashki’, shtoi Balluku./CNA.al

LEXO TE PLOTE