Connect with Us

As Conte dhe as Zidane, favorit për post-Solskjaer te United, është…

Premier Liga

As Conte dhe as Zidane, favorit për post-Solskjaer te United, është…

Publikuar

-

Një lajm ka ‘habitur’ sot futbollin britanik. Në skenën e hamendësimeve, se kush do të jetë trajneri i ri, që do të zëvendësojë norvegjezin, ka dalë një emër i ri.

As Antonio Conte dhe as Zinedin Zidane nuk është. Sipas “Daily Star”, favoriti i madh për të pasuar trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, në pankinën e Manchester United, është Mauricio Pochettino.

Tabloidi në fakt shkruan, se tekniku argjentinas do të ishte zgjedhja e parë e shoqërisë angleze për të rindërtuar “Djajtë e Kuq” në nivel teknik dhe taktik, pas drejtimit të Solskjaer.

Por, kujton i njëjti burim, gjithçka do të varet nga mënyra se si do të vazhdojë rrugëtimi i Pochettinos me Paris Saint-Germain, që sipas prognozave nuk pritet të jetë i qetë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

VIDEO/ Emocione dhe spektakël! Chelsea dhe Man. United ndajnë pikët në “Stamford Bridge”

Publikuar

-

Nga

Chelsea dhe Manchester United kanë ndarë pikët në ndeshjen e cila u zhvillua Stamford Bridge në kuadër të javës së 14 të Premier League.

Ndeshje me surpriza në formacionet e të dyja skuadrave, pasi Ronaldo e Lukaku e nisën ndeshjen nga stoli.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, skuadrat u kujdesën duke e bërë lojën më së shumti ne mesfushë duke krijuar raste sporadike.

Në pjesën e dytë Manchester United zhbllokon rezultatin në minutën e 50 me Jadon Sancho, i cili shfrytëzon mirë një gafë të Jorginhos.



Në minutën e 69, Ëan Bissaka bën një ndërhyrje naive ndaj Thiago Silvas brenda duke shkaktuar panallti e cila kthehet në gol nga kapiteni Jorginho.

Rezultatu 1-1 do të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes kryesore të kësaj në Premier League. Chelsea me 30 pikë vazhdon të mbetet në krye të klasifikimit, por tanimë vetëm një pikë larg City-t ndjekës, ndërsa Man United ngjitet në vendin e 8 me 18 pikë.

Shikoni   KËTU përmbledhjen e ndeshjes.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Tifozi futet në fushë për një “selfie” me Salah, si reagoi sulmuesi i Liverpool

Publikuar

-

Nga

Momo Salah nuk ia doli të shënojë në fitoren 4-0 të ditës së djeshme ndaj Southampton, por sulmuesi i Liverpool vazhdon të kryesojë renditjen e golashënuesve më të mirë të Premier League (11 gola).

Pas përfundimit të ndeshjes ndaj skuadrës së Armando Brojës, një tifoz vendas u fut në fushë dhe u drejtua për të bërë një selfie me yllin egjiptian.



Veprim të cilin 29-vjeçari nuk e priti mirë, ndoshta edhe prej mërzisë që nuk realizoi asnjë gol.

Në video dallohet Salah që nuk duket në humor të mirë dhe “lejon” që forcat e security të merrnin dhe nxirrnin jashtë fushës admiruesin e tij.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ As kundërshtarëve nuk i besohet, mesfushori shqiptar shënon eurogol në Angli

Publikuar

-

Nga

Pasditen e sotme, mesfushori shqiptar Bersant Celina është bërë protagonist duke shënuar një perlë në ligën e dytë angleze të futbollit.

25-vjeçari stopoi bukur një top në minutat shtesës të pjesës së parë, duke dërguar nja parabol të pakapshme për portierin e Krjus që nuk kishte asnjë shans ta priste.

Lojtarët miq vendosën duart në kokë duke mos e besuar golin që kishte shënuar shqiptari.



Realizimi i Celinës është bërë viral në rrjetet sociale duke u komentuar jo pak. Ky është goli i 4 për shqiptarin këtë sezon me fanellën e Ipsuiçit ndërkohë që ka dhënë dhe 3 asist.

 

LEXO TE PLOTE