Connect with Us

Alfred Rushaj, nxit hakmarrje/ “Lufta” e Bashës në kurriz të qytetarëve

Politikë

Alfred Rushaj, nxit hakmarrje/ “Lufta” e Bashës në kurriz të qytetarëve

Publikuar

-

cna lajme politike

Nënkryetari i PD dhe njëherësh kreu i grupit parlamentar,  Alfred Rushaj është takuar sot me banorët, në rrugën “5 Maji” në Tiranë, të cilëve do t’iu prishen shtëpitë, ndërkohë që nuk janë kompesuar nga shteti.

Rushaj u garantoi se ditën e nesërme ai do të bënte kërkesë në KLSH për të marrë informacion në lidhje me shkeljet që kanë gjetur.

Që nesër do i bëj kërkesë kryerarit të KLSH se çfarë ka gjetur shkelje. Unë mendoj se ka edhe pak  hakmarrje sepse kjo  zonë përgjithësisht ka votuar PD dhe për këtë ata mundohen që me sa kanë mundësi ti bijnë. Ça kuptimi ka që e shemb këtu ikën prej këtu atje ku shkon u prish shtëpitë të tjerëve. Përveç familjes më të shrenjtë njeriu ka shtëpinë apo jo. Kam ardhur do të vij, e kam ngritur zërin në parlament. Por duhet me u mbledh të gjithë”, ka thënë Rushaj, duke nxitur kështu banorët për hakmarrje politike.

LEXO EDHE:  Basha mashtron/ “Shet” militantin si qytetar të thjeshtë

Kjo duket se është “lufta” e Lulzim Bashës në kurriz të qytetarëve/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Në Kuvend do kaloj statut i ri”/ Harxhi: PD e ka humbur demokracinë, ja pse

Publikuar

-

Nga

Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi e konsideron Kuvendin Kombëtar si të jashtëzakonshëm.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Klan Tv, Harxhi deklaroi se PD ka humbur demokracinë, për aq kohë sa nuk lejon debat të lirë në parti. Sipas saj, institucioni i votës së lirë në PD është shkatërruar.

Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, do jetë Kuvend statutor nuk do jetë Kuvend zgjedhor. E ka thënë edhe zoti Berisha. Do të kaloj një statut i ri i PD.



LEXO EDHE:  30 ditë! Dekreti i Metës nuk shqyrtohet dot më në Gjykatën Kushtetuese!

LEXO EDHE:  Basha mashtron/ “Shet” militantin si qytetar të thjeshtë

Ky Kuvend mblidhet me konsensus, sepse janë mbledhur 2/3 dhe do të dorëzohen në datën 9 ose 10. Në bazë të statutit duhen 30 ditë për mbledhjen e Kuvendit.

Institucioni i votës është shkatërruar në PD. Unë kam bërë disa beteja. PD i ka humbur demokracia për shumë vite. Përveç votës është edhe debati i lirë”, tha Harxhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto- Nikoll Lesi i bën make up Salianjit/ I buzëqesh kamerës me furçë në dorë

Publikuar

-

Nga

Situata politike në vend ka qenë në fokus të diskutimeve në studiot televizive, ku personazhe politik dhe analistë apo gazetarë kanë qenë të ftuar në çdo panel.

Mbrëmjen e sotme në emisionin Open po diskutohet tema “Basha dhe Kuvendi i Berishës”, ku mes të ftuarve ka qenë botuesi i Koha Jonë Nikoll Lesi dhe deputeti Ervin Salianji.

Lesi është kapur mat duke ushtruar një profesion të ri; atë të Make-up Artist!

LEXO EDHE:  “Lëvizja për Ndryshim do sjellë shpresë”/ Topalli: Basha ka tradhtuar anëtarët e partisë, PD i ka ngelur vetëm sigla

LEXO EDHE:  Basha mashtron/ “Shet” militantin si qytetar të thjeshtë



Në foto, shihet momenti kur Lesi ka marrë në dorë furçat e grimit dhe po ia bën vetë makiazhin demokratit, i cili duket se i beson pasi e ka lënë veten të lirë në duart e “MUA-s”.

Fotot tregojnë Lesin që i buzëqesh kameras, ndërsa nga ana tjetër Salianji nuk e prish terezinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

85,5% e shqiptarëve mendojnë se politikanët mbrojnë interesat e të pasurve dhe të fuqishmëve

Publikuar

-

Nga

Thuajse 9 në 10 qytetarë besojnë se politikanët nuk mbrojnë interesat e tyre, por mbështesin personat e pasur dhe të fuqishëm.

Ky mendim mbisundon pavarësisht preferencës së votuesve. Dallimet midis votuesve të Partisë Socialiste, asaj Demokratike dhe personave që nuk kanë votuar është i vogël.

Shqiptarët besojnë në mënyrë dërrmuese, (8 në 10 qytetarë) besojnë se të gjithë politikanët korruptohen kur janë në pushtet. Edhe ky opinion sundon pavarësisht preferencave partiake të votuesve.

LEXO EDHE:  30 ditë! Dekreti i Metës nuk shqyrtohet dot më në Gjykatën Kushtetuese!

LEXO EDHE:  "Program Ripërtypës"/ Kadilli: Asgjë e re, veçse një faturë e madhe pagesash



Në Shqipëri duken se qytetarët kanë më shumë besim tek ndershmëria e tyre, sesa e politikanëve. Kur pyeten nëse ata vetë do të korruptoheshin po të kishin pushtet, 7 në 10 shqiptarë thonë se nuk do të korruptoheshin.

Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi në periudhën 20-29 tetor 2021./euronews

LEXO TE PLOTE