LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu në drejtësi nxeh debatin/ Juristja: Të shkarkuarit nuk duhet të bëhen avokatë

26 Tetor 2021, 19:37, Aktualitet CNA
Vettingu në drejtësi nxeh debatin/ Juristja: Të shkarkuarit nuk

Vettingu në sistemin e drejtësisë, ka qenë në qendër të diskutimit mbrëmjen e sotme nga ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi dhe juristes Enida Bozheku.

Nga studio e A2, në emisionin ?Debati? nga Alba Alishani, ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, tha se vettingu në sistemin e drejtësisë është i përshtatur vetëm për vendin tonë. Ai theksoi se këtë proces nuk do ta pranonin edhe vendet e botës së tretë.

Por kjo u kundërshtua nga juristja Enida Bozheku. ?Nuk është kështu. Nuk është vetëm Shqipëria subjekt i reformës në drejtësi. Rumania, Bullgaria, Hungaria, kanë kaluar reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi është e shpikur për vende të korruptuara të lindjes?.

?95% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar janë shkarkuar për nenin 63, pamjaftueshmëri të deklarimit, për gabime 500 apo 1 milion lekë dhe jo për korrupsion, të inkriminuar. Reforma në drejtësi u duhej për të mos pasur sistem drejtësie Shqipëria. Nuk funksionon asgjë?, tha ish-anëtari i Kushtetueses.

Juristja shkoi edhe më tej, duke theksuar se juristët dhe prokurorët që ngelën në veting nuk duhet të punojnë si avokatë./CNA.al

Lajmet e fundit nga