Connect with Us

Tragjedi në ishullin grek/ Përmbytet anija me 27 emigrantë, 4 të vdekur e një i zhdukur

Aktualitet

Tragjedi në ishullin grek/ Përmbytet anija me 27 emigrantë, 4 të vdekur e një i zhdukur

Publikuar

-

cna lajme

Katër persona kanë humbur jetën pas përmbytjes së anijes me emigrantë në ishullin Kios në Greqi, ku mes 4 viktimave, dy prej tyre ishin fëmijë të moshës 4 dhe 10-vjeç.

Mësohet se anija është përmbytur ndërsa emigrantët po përpiqeshin të kalonin ngushticën e Kios-Cesme dhe të kalonin në brigjet e Ishullit. Pasagjerët nga ana tjetër raportojnë se në anije ndodheshin 27 persona, 22 prej të cilëve janë shpëtuar dhe një tjetër rezulton i humbur. Një anije misioni e NATO-s, dy helikopterë dhe shumë forca të tjerë morën pjesë në operacionin për shpëtimin e tyre.

LEXO EDHE:  Sherr në lokal/ Një i vdekur, katër të plagosur

Ministri grek  i Emigracionit, Notis Mitarakis nëpërmjet një postimi në Twitter, i ka bërë thirrje autoriteteve turke që të marrin masa, në mënyrë që të tilla tragjedi të mos vijojnë të përsëriten.

“Autoritetet turke duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar shfrytëzimin dhe bandat kriminale. Këto lëvizje nuk duhet të ndodhin më kurrë”, ka shkruar ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Studimi amerikan zbulon ndikimin e memeve në shëndetin tonë mendor

Publikuar

-

Nga

Lajme të mira! Gjithë ato orë të çuara ‘dëm’ duke lundruar shpenguar e qeshur me meme gazmore gjatë 20 muajve të fundit, mund të kenë patur një ndikim pozitiv në shëndetin dhe mirëqënien tuaj.

Një studim i fundit i publikuar nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë ka zbuluar se memet i kanë ndihmuar amerikanët të përballojnë më mirë stresin gjatë pandemisë, duke vënë në dukje se ato i kanë bërë njerëzit të ndjehen më të “qetë” dhe të “vetë-mjaftuar”.

Madje në veçanti, ata që kanë konsumuar meme rreth pandemisë, janë ndjerë më të sigurt në aftësinë e tyre për të përballuar një krizë globale shëndetësore.

Por çfarë janë memet?

Një meme vjen zakonisht në formën e një fotoje apo video-je, edhe pse shpesh mund të qëndrojë thjesht si tekst. Kur një meme rezonon me shumë njerëz, pra i thotë atyre diçka, atëherë ata e ndajnë atë me njëri tjetrin duke e shpërndarë në masë, me anë të rrjeteve sociale si Twitter, Facebook, Instagram, WhatsApp etj.

Në të njëjtën kohë, memet janë një grup idesh, besimesh apo sjelljesh të riprodhuara nga bota e internetit dhe medias. Memet janë ‘ngjitëse’ por nuk është se kanë ndonjë qëllim praktik. Shumë njerëz i shohin ato si një mjet mbrojtës ndaj presionit të shoqërisë.



Autorja, Jessica Myrick i tha Washington Post se njerëzit i kanë përdorur memet si një urë lidhëse dhe mënyrë komunikimi me njerëzit që ata nuk mund t’i takonin personalisht gjatë pandemisë.

LEXO EDHE:  Sherr në lokal/ Një i vdekur, katër të plagosur

LEXO EDHE:  Zgjedhjet ne Greqi/ Exit poll nga Mega TV

“Për arsye se jemi të izoluar dhe kur shohim një meme rreth COVID-19, e cila reflekton eksperiencën tonë të përbashkët, kjo ka një ndikim vërtëtë të fuqishëm pasi në këtë periudhë pa ndërveprim real inter-personal, gjendet diçka që të ndihmon të kuptosh se nuk je vetëm dhe se të tjerët po kalojnë të njejtën gjë, bashkë me ty.” – thotë Myrick.

Dhe kjo karakteristikë në fakt nuk është prezente vetëm gjatë pandemisë por ajo mund të evidentohet lehtësisht në shumë situata ku me anë të memeve, njerëzit kuptohen me njëritjetrin duke interpretuar situata të ndryshme që shihen në të njejtën dritë nga ndërgjegjia jonë kolektive.

Edhe pse kjo është një temë më e gjerë se sa një studim i vetëm, sipas Washington Post, ky është një lajm vërtetë i mirë për përdoruesit e platformave online, pasi nëse efekti i automatizuar i rrjeteve sociale si Facebook apo Instagram, është provuar të ketë efekte negative në trurin tonë si dhe ndikim shkatërrues në vetëbesimin e moshave të reja, të paktën mund të gëzohemi disi teksa mësojmë se memet po na ndihmojë të qëndrojmë të pozitiv dhe të paqtë./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH: Ja pse vala e katërt e pandemisë po godet Europën

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rritja e rasteve me COVID në Europë, mund të bëjë që vala e 4-të e pandemisë  të çojë në gjysmë milioni më shumë viktima deri në shkurt. Sipas ekspertëve të OBSH-së, janë një sërë shkaqesh po çojnë në një rritje të re të rasteve të koronavirusit në të gjithë Europën. Mes tyre skepticizmi për vaksinat, i ftohti që i sjell njerëzit në ambiente të mbyllura, indiferenca ndonjëherë për përdorimin e maskave dhe reduktimi i mbrojtjes kundër vaksinimit, të cilat zakonisht dobësohet pesë muaj pas dozës së parë. Mutacioni më i përhapur Delta konsiderohet gjithashtu shkaktar i rritjes së rasteve.

Kreu i OBSH-së për Europën e konsideron situatën e re “jashtëzakonisht shqetësuese”, ndërsa e sheh Europën si fokusin e një krize të re pandemike. Epidemiologët kanë frikë se vala e katërt mund të arrijë në Europën Perëndimore nga Europa Lindore, pasi numri i personave të vaksinuar në këto vende është ende i ulët dhe shkalla e infeksioneve të reja është e lartë.

Holanda: Shembulli pozitiv që u shemb

Ndonëse një muaj më parë qeveria holandeze hoqi të gjitha masat për koronavirusin, të premten mbrëma kryeministri i vendit Mark Rutte iu kthye situatës së mëparshme, për shkak të rritjes alarmante të rasteve dhe të shtrimeve në spital. Kështu, që nga e shtuna përdorimi i maskës u bë sërish i detyrueshëm, ndërsa hyrja në muze, restorante dhe ambiente pune bëhet me demostrim të detyrueshëm të certifikatës së vaksinimit, kurimit apo testit negativ. Qeveria holandeze u bën sërish thirrje qytetarëve që të punojnë nga shtëpia dhe të shmangin transportin publik.

Një fakt shqetësues është se numri i infeksioneve është në rritje, megjithëse shkalla e të vaksinuarve plotësisht është 84% e popullsisë. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur thirrje për një dozë të tretë të vaksinimit. Aktualisht rekomandohet për njerëzit me imunitet të dobët.

Republika Çeke, Rumania, Bullgaria



Megjithatë, Rumania dhe Bullgaria janë në pozitën më të keqe në luftën kundër koronavirusit. Në Rumani, shkalla e vaksinimit është 37%, pothuajse gjysma e mesatares europiane. Në fakt, Instituti Kombëtar i Vaksinimit kohët e fundit vlerësoi se një rumun vdes nga koronavirusi çdo pesë minuta. Rumania mban kështu kryesimin negativ midis vendeve të BE-së që janë goditur më rëndë. Ekspertët tani po krahasojnë situatën në Bukuresht me Lombardinë italiane në fillim të pandemisë.

LEXO EDHE:  Italia drejt stabilizimit/ Ulet ndjeshëm numri i viktimave në 24 orët e fundit

LEXO EDHE:  Festat e fundvitit kthejnë emigrantët/ Ja sa shtetas kanë hyrë nga Kapshtica në 24 orë

Në të njëjtën kohë, megjithatë, vendi me shkallën më të ulët të vaksinimit në BE është Bullgaria. Sipas statistikave, vetëm një e katërta e qytetarëve janë plotësisht të vaksinuar, me një përzierje të fortë mosbesimi, skepticizmi dhe bestytnie tek ata që refuzojnë të vaksinohen.

Franca dhe Gjermania

Shqetësuese është edhe situata në Francë , ndërsa presidenti Macron pritet të mbajë një fjalim për pandeminë të martën. Demonstrimi i “pasaportës” kundër koronavirusit në të gjitha ambientet publike pritet të zgjatet deri në vitin e ardhshëm. Madje, Franca kishte marrë masa drastike, duke përfshirë vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë dhe policinë, që nga vjeshta, duke e rritur shkallën e vaksinimit në 88% të popullsisë së rritur. Mjekët rekomandojnë përshpejtimin e dozës së tretë të vaksinimit, e cila aktualisht është e vlefshme vetëm për personat 65 vjeç e lart.

Ekspertët e përshkruajnë rrezikun e infektimit te personat e pavaksinuar si “shumë të lartë”. Thembra e Akilit e Gjermanisë është shkalla disproporcionale e ulët e vaksinimit: vetëm 67% e gjermanëve të rritur janë plotësisht të vaksinuar, shumë më pak se në vende të tilla si Italia, Franca apo Spanja. Skepticizmi i vaksinimit si dhe rezistenca ndaj veprimit të qeverisë qendrore vazhdojnë të jenë pengesë./bota.al

LEXO TE PLOTE

Bota

“Zbatim i plotë i Marrëveshjes së Prespës”/ Athina mesazh për Shkupin

Publikuar

-

Nga

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias deklaroi  se Greqia do të vazhdojë të mbrojë interesat e saj, duke pasur si busull respektin e plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe veçanërisht të ligjit të detit.

Teksa komentoi zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, Dendias u shpreh se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor është në BE.

“Perspektiva evropiane dhe vetë procesi i anëtarësimit është ajo që do të sigurojë stabilitetin e vendeve dhe popujve të rajonit, zhvillimin ekonomik, prosperitetin, reformat demokratike. Kjo është e vetmja mënyrë që rajoni të ecë përpara”, tha ministri.

Nga ana tjetër,  ai rithekson se ka edhe forca të tjera aktive në rajon, përveç atyre evropiane, të cilat synojnë të largojnë Ballkanin Perëndimor nga Evropa, duke ofruar gjoja ndihma zhvillimore, bashkëpunim ushtarak, madje edhe bashkëpunim në fushën e arsimit, përmes organizatave që kanë më shumë lidhje me Vëllazërinë Myslimane dhe pak ose aspak lidhje me një korniza moderne arsimore evropiane.

Ai i bën thirrje të gjithë Ballkanit Perëndimor të qëndrojë i përkushtuar ndaj kursit të tij evropian dhe t’u kthejë shpinën forcave të izolimit dhe destabilizimit dhe nga ana tjetër BE-së që të fokusohet te procesi i zgjerimit.

LEXO EDHE:  Kapet me 205 kg drogë/ Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Greqi, në kërkim dy të tjerë

LEXO EDHE:  Sherr në lokal/ Një i vdekur, katër të plagosur



Mediat greke raportojnë se Dendias ka ritheksuar nevojën e zbatimit të plotë, të qëndrueshëm dhe me mirëbesim të Marrëveshjes së Prespës. Duke iu referuar kontakteve të tij me zyrtarë të Maqedonisë së Veriut gjatë dy muajve të fundit, ai tregon se dy çështjet kryesore që janë diskutuar,  janë perspektiva e saj evropiane dhe mënyra se si Greqia mund të ndihmojë në këtë drejtim, si dhe forcimi i lidhjeve dypalëshe në të gjithë sektorët, si ekonomia, investimet, energjia, transporti dhe mbrojtja.

“Monitorimi i hapësirës ajrore të vendit tonë fqinj nga Forca jonë Ajrore është tashmë një dëshmi e prekshme e përfitimit të ndërsjellë që mund të ekzistojë”, thotë ai.

Dendias po ashtu ritheksoi se Greqia në kushte të caktuara mund të bëhet miku më i mirë i Maqedonisë së Veriut në të ardhmen dhe se pret vazhdimin e bashkëpunimit në të gjithë sektorët me çdo qeveri që del nga proceset e brendshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE