LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thellimi i borxhit publik/ Shehi “shuplakë” Qeverisë: PPP-të do i bien t’i lajë im bir

26 Tetor 2021, 09:59, Aktualitet CNA
Thellimi i borxhit publik/ Shehi “shuplakë” Qeverisë:

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu ka folur rreth borxhit publik të shtetit shqiptar, të cilin e ka quajtur një detyrim afatgjatë që do t?u kalojë edhe brezave në vijim.

?Thellim i borxhit të brendshëm, detyrim afatgjatë që do i shkojë brezit të ardhshëm. PPP-të do i bien t?i lajë im bir e të tjerët?,  deklaroi Shehi në studion e ABC News.

Nga ana tjetër ai tha se nismat e mazhorancës, nuk janë asgjë veçse propagandë e partisë komuniste, e cila po i bën dëme të pakthyeshme vendit.

?Po jetojmë një periudhë të rrezikshme nga ana financiare, qeveria është e papërgjegjshme. Jo vetëm që merr para, por as nuk tregon se ku do i çojë. Ne e kemi për detyrë të bëjmë zhurmën tonë.  Nuk jemi dakord me veprimtarinë e kësaj qeverie që po i bën dëme të pakthyeshme në shtetformim dhe raport me Evropën?, theksoi Shehi./CNA.al 

Lajmet e fundit nga