Connect with Us

Sali Berisha, si një zgjidhje për PD

Politikë

Sali Berisha, si një zgjidhje për PD

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Partia Demokratike duket se ka hyrë në një krizë të thellë. Përplasjet e fundit dhe përçarjet në dy grupe e kanë sjellë këtë parti ndoshta në ditët e saj më të këqija.

Lulzim Basha, pas një sërë disfatash, është vënë nën sulme dhe akuza nga demokratët, pas vendimit që mori edhe për përjashtimin e ishkryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Të zhgënjyer e të pashpresë, demokratët kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i PD-së. Pas përjshtimit nga grupi parlamentar, Sali Berisha ka zbritur në terren dhe ka nisur takimet e një pas njëshme me demokratët.

Nga 12 Foltore që ka zhvilluar deri tani, mbështetja ndaj Berishës ka qenë maksimale, ku salla të tejmbushura kanë kërkuar rikthimin e tij në krye të partisë.

Por pse Sali Berisha po shihet si një zgjidhje?

Partia Socialiste  nga zgjedhjet e 25 prillit arriti të merrte mandatin e tretë qeverisës. Për herë të parë në demokracinë e vendit, një parti politike arrin të marr mandatin e tretë rradhazi, duke lënë në hije partinë opozitare.

Sido të ketë qenë qeverisja nën drejtimin e Edi Ramës, qëndrimi për tetë vjet në pushtet arrin të krijojë tek qytetarët edhe atë që mund të quhet “pakënaqësi” dhe nevoja për ndryshim dhe frymë të re.

LEXO EDHE:  A do ta bojkotojë PS zgjedhjen e Metës President?!/Rama jep përgjigjen

Por fitorja e mandatit të tretë nga ana e PS, ka treguar nga njëra anë dobësinë e Lulzim Bashës për të ardhur në pushte, dhe nga ana tjetër është lexuar nga demokratët si ortak me Ramën për përfitime personale.

Por mbajtja e 12 Foltoreve ka treguar se Sali Berisha është një zgjidhje për demokratët. Qoftë për mirë apo për keq, Berisha ka shkruar historinë e tij në vend, dhe gjatë drejtimit të PD-së ka arritur që ta sjellë në pushtet partinë, duke u dhënë një mbështetje demokratëve dhe militantëve të vet.

Prej tetë vitesh, demokratët janë lënë në hije dhe nuk janë përfaqësuar në pushtetin qëndror. Sikur të mos mjaftonte kjo, Basha arriti tu hiqte të drejtën e përfaqësimit edhe në pushtetin vendor, duke dorëzuar 61 bashki të vendit në duart e PS-së.

Në çdo Foltore, demokratët njëzëri nuk kanë kërkuar vetëm largimin e Edi Ramës nga qeveria, por edhe të Lulzim Bashës nga PD.

Shpresa e tyre dhe zgjidhja për të ardhmen e tyre politike është parë Sali Berisha, i cili ka konfirmuar se javën e parë të dhjetorit do mbahet Kuvendi Kombëtar për të larguar një herë e mirë Lulzim Bashën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Zbulohet çfarë do të bëjë Basha përballë Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

CNA.al mbrëmë raportoi kush do të ishte strategjia e Lulzim Bashës pas aktit që ai bëri me shkarkimin e Belind Këlliçit dhe shpalljen e garës në FRPD.

Sot është edhe më e qartë, një tjetër veprim, ashtu si ne dhe e paralajmëruam, Lulzim Basha bëri më LDG-në, pra do të ketë dy forumet partnere të cilat në fakt nuk i ka në kompetencë stututore, të cilat tashmë i shkarkojnë kryetarët në proces zgjedhor, dhe do të shkojë vetë në bazë për të takuar njerëzit.

Duke qenë se Lulzim Basha nuk mundet dot të zbresë në bazën e Partisë Demokratike, sepse militantët dhe trupa elektorale është mjaft e acaruar më të dhe kërkon dorëheqjen e tij, ai ka zgjedhur një mënyrë tjetër. Ka zgjedhur FRPD dhe LDG, mënyrë për të komunikuar dhe dalë nga selia e Partisë Demokratike ku është mbyllur prej gati 2 muajsh në zyrë.

Lulzim Basha mësohet se do të tentojë të shkojë në mbledhje në grupe të vogla të rinjsh apo zonjash në qytete të ndryshme, Vlorë, Korçë, Elbasan, Shkodër e gjetkë.

LEXO EDHE:  A do ta bojkotojë PS zgjedhjen e Metës President?!/Rama jep përgjigjen

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Rikthehet diskutimi në tryezën politike



Grupet e tij të organizimit po marrin porositë për të mbledhur të rinjë besnikë të cilët mund të mbështesin Lulzim Bashën 50-100 nuk ka rëndësi, kështu dhe me LDG dhe me gratë me zonjat deputete, të cilat janë në strukturat e organizmit dhe të rinjtë që ai përfshiu në një listë, për ti çuar ata poshte në bazë, për të mbledhur njerëz që më pas Lulzim Basha të shkojë në takime, duke porositur edhe ndonjë pyetje për Sali Berishën për tu sqaruar dhe për të treguar se nuk është i izoluar, por janë rinia, janë gratë që e duan Lulin, si forcë kryesorë e PD dhe të vjetërit, e shkuara është ajo që nuk e lë PD të ecë përpara.

Pra strategjia e Bashës tashmë është e qartë, forumet rinore, Lidhja Demokratike e Gruas, struktura partnere të PD të hyjnë në process zgjedhorë që Basha  të dalë nga zyra dhe të thotë se e ka partinë në kontroll./CNA.al

Pas Këlliçit, Basha shkarkon Albana Vokshin/ Zgjedhje edhe në LDGSH

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Soros donte t’u gjente strehë ish-bllokmenëve”/ Berisha u përplas me të që para 30 vitesh

Publikuar

-

Nga

Ambasadori Richard Grenell, i njohur edhe si ministri në hije i republikanëve për DASH, ka publikuar një shkrim të fortë në faqen e Qendrës Amerikane për Ligj dhe Drejtësi.

Në analizën e tij, Grenell thekson se vendimi i Departamentit të Shtetit për Sali Berishën u mor për llogari të miliarderit George Soros.

“Aktualisht e vetmja provë që dimë ne është kundërshtimi i vendosur i Berishës ndaj ndërhyrjes politike të Soros, të cilin Berisha e ka denoncuar për anashkalim të sundimit të ligjit dhe për ndikim informal në të gjithë rajonin e Ballkanit. Vetë zoti Berisha në vitin 2017 u bëri thirrje qeverive të mëdha të hetonin rolin e Soros në politikën rajonale dhe shkoi aq larg sa të inkurajonte të tjerët që ta shpallnin Sorosin ‘non grata’.

LEXO EDHE:  Basha braktis turin/ Fluturon në Hollandë

LEXO EDHE:  A duhet të largohet Basha nga drejtimi i PD nëse humbet zgjedhjet?/ Nishani: Askush nuk është i pazëvëndësueshëm



Berisha ka përvojë personale me Sorosin që në ditët më të hershme që datojnë 30 vjet më parë. Të dy kishin kërkuar të punonin së bashku për të zhvilluar një shoqëri civile të pavarur; megjithatë në sytë e Berishës, Soros thjesht po krijonte një strehë të sigurt burokratike për mbështetësit e ish-diktaturës komuniste. Vitet themelore të tensionuara të demokracisë shqiptare kanë galvanizuar këndvështrimin e Berishës, i cili ka shkuar aq larg sa të pohojë se ‘George Soros është një armik i ashpër i maskuar i vlerave që ne besojmë dhe ndajmë’,” shkruan Grenell.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas Këlliçit, Basha shkarkon Albana Vokshin/ Zgjedhje edhe në LDGSH

Publikuar

-

Nga

“Shkollat janë kthyer në vatër të përhapjes së Covid”/ Vokshi: Qeveria nuk po merr asnjë masë

Pas FRPD shkarkimit të Belind Këlliçit dhe futjes të FRPD në zgjedhje, Lulzim Basha ka shkarkuar edhe Albana Vokshin dhe ka urdhëruar futjen e LDG ne zgjedhje.

Pas FRPD, hapet gara edhe në Forumin e Gruas, njoftoi zyrtarisht PD, sërish pa asnjë mbledhje të forumeve drejtues me të njëjtën mënyrë Basha shkarkon Vokshin, për të uzurpuar LDG. Albana Vokshi së fundi ka qenë një kritike e foretë e Bashës dhe po merrej me organizimin e Foltores së Berishës javën e ardhshme ku në qendër do ishin gratë.

Pas vendimit për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor, edhe Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë do të hyjë në një proces zgjedhor.

Zyra e shtypit në PD njofton se Kryetari i PD Lulzim Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas. Zgjedhja e kryetares së LDGSH-së do të bëhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Kjo është hera e parë që anëtareve të Forumit të Gruas u njihet e drejta për të zgjedhur drejtuesen e tyre me votë direkte. Për të garantuar standardet e procesit, Kryetari Basha ngriti një grup të posaçëm për zgjedhjet në LDGSH, i cili përbëhet nga:

LEXO EDHE:  Teatri i Bashës me Klodian Mërtirin/ Pse ka frikë ta çojë në SPAK dosjen e inceneratorëve

LEXO EDHE:  Gent Strazimiri: Në Shqipëri nuk po mbillet më kanabis, por...

1. Grida Duma

2. Arta Sakja

3. Dhurata Çupi

4. Orjola Pampuri



5. Greta Bardeli

6. Alfrida Marku

7. Ina Zhupa

8. Eralda Tase Bano

9. Zheni Gjergji

10. Ledina Aliolli

Grupi i punës do të mbikqyrë mbarëvajtjen e procesit për zgjedhjen e Kryetares dhe zgjedhjet dhe riorgarnizimin e të gjitha forumeve të tjera të LDGSH në qendër dhe në degë. Në LDGSH mungojnë prej vitesh forume të tilla drejtuese si kryesia apo Këshilli Kombëtar i LDGSH-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE