LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk ka kontribuar për partinë që nga 2013”/ Topi “shkund” Bashën: Ka menduar për interesa personale

26 Tetor 2021, 13:53, Politikë CNA
“Nuk ka kontribuar për partinë që nga 2013”/ Topi

Ish presidenti Bamir Topi ka qenë i ashpër sa i takon drejtimit të opozitës nga Lulzim Basha dhe vendimit të tij për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Në një intervistë për Top Talk, Topi deklaron se që nga viti 2013, Lulzim Basha nuk ka punuar dhe shërbyer për të ardhmen e partisë, por thjesht për interesa personale.

Duke folur për situatën politike në vendin tonë, Topi tha se Kuvendi është vendi ku përzjehen ujërat mes partive politike.

?Ka kaluar shumë vite në opozitë dhe nuk ka pasur asnjë hapësirë për ta vendosur Berishën para drejtësisë.

Nuk është një grup I vjetër mëkatarësh, por janë shtuar jo vetëm në krahiun e djathtë por edhe në krahun e majtë. Atje ku është tempulli, përzjehen ujrat dhe e thënë në mënyrë metaforike, sepse nga pikëpamja e drejtpërdrejtë edhe dikriminalizimi vërteton këtë gjë.

Ai që është projektuar në 2013 ka qenë pararendëse që unë personalisht e kam menduar. Ai ishte një krijesë artificiale dhe pa asnjë kontribut në PD. Basha ka shërbyer jo të natyrës politike por për interesa private. Unë nuk e njoh sot Sali Berishën, në rast se do kishte një studim  do e kishim të vështirë të gjenim një koherencë të deklaratave politike në Shqipëri?, tha Topi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga