LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në modë dhe praktike/ 3 modele të xhinseve që do ju duhen patjetër gjatë këtij sezoni

26 Tetor 2021, 07:23, Lifestyle CNA
Në modë dhe praktike/ 3 modele të xhinseve që do ju duhen

Xhinset nuk dalin kurrë nga moda, por disa modele xhinsesh, po.

Kujtojmë se edhe pse për një kohë shumë të gjatë kemi xhinset e ngushta (skinny) tanimë janë ata janë jashtë mode.

Njerëzit kanë filluar të dashurojnë modelet e gjera dhe të lirshme të xhinseve, që mbi të gjitha ato lloje modelesh  të bëjnë të ndihesh rehat. Nëse do të shkoni të bëni shopping për xhinse dhe ende nuk i keni idetë të qarta në kokë, po ju orientojmë me 3 modele, që sipas Who, what wear, janë trendi i 20121 dhe më shumë mundësi do vazhdojnë të jenë për një kohë të gjatë.

Mbi të gjitjha këto modele do ju duhen për të kombinuar veshje gjatë sezonit të dimrit që pritet të trokasë së shpejti.

1.Prerje drejt (straight fit)

Ky trend i viteve ?90 do të na shoqërojë gjithë vitin dhe më shumë mundësi do vazhojë edhe gjatë vitit 2022.

2.Xhinsi blu

Një palë xhinse klasike (must have) për t?i pasur gjithmonë në gardërobë janë pa dyshim xhinset blu. Dhe kur themi blu, e kemi fjalën për blu xhins që është paksa e hapur, jo blu e thellë. Pra, nëse jeni duke kërkuar një ngjyrë që të mos dalë kurrë nga moda, e dini se cilën duhet të zgjidhni.

3.Prerje e gjerë

Xhinse e gjera, me një siluetë të stilit të viteve ?70, janë gjithashtu një nga zgjedhjet më të preferuara tani. Ekspertët e modës thonë se fiksimi i xhinseve të lirshme sa vjen dhe rritet, dhe beson se kjo prirje do të vazhdojë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga