LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merret vendimi, ja ku do të luhet Superkupa e Italisë

26 Tetor 2021, 16:57, Sport CNA
Merret vendimi, ja ku do të luhet Superkupa e Italisë

Edhe për këtë edicion Superkupa Italisë do të luhet në gadishullin Apenin dhe jo në Arabinë Saudite siç ka ndodhur shpesh në vitet e fundit. Ashtu siç ndodhi me Juventus-Napoli edicionin e shkuar që u luajt në Mapei Stadium, këtë herë liga italiane e futbollit ka zgjedhur San Siro për supersfidën Inter-Juventus, sfidën mes kampionëve të Italisë dhe fituesve të Kupës.

Superkuoa do të zhvillohet mes dative 5 dhe 12 janar të vitit të ardhshëm pikërisht në Milano në shtëpinë e Interit.

Më shumë gjasa ka që të zhvillohet në datën 12 janar kur të gjithë tifozët të jenë kthyer nga pushimet e Krishtlindjes pasi liga e futbollit kërkon që stadiumi San Siro të jetë i mbushur në kapacitet të plotë ndërkohë që edhe dy skuadrat nuk kanë impenjime të tjera në këtë datë.

Liga italiane e futbollit në fakt ka arritur një marrëveshje me arabo-sauditët që Superkupa e Italisë të luhet në Riyad por këtë edicion kontrata nuk është firmosur ende dhe me siguri në Lindjen e Mesme do të zhvillohet gjatë viteve në vazhdim.

 

Lajmet e fundit nga