LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja e Kuvendit/ Klevis Balliu: Janë mbledhur më shumë firma se ç’duhen

26 Tetor 2021, 20:18, Politikë CNA
Mbledhja e Kuvendit/ Klevis Balliu: Janë mbledhur më shumë firma

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar para pak kohësh se në javën e parë të dhjetorit do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD për të bërë disa ndryshime statutore.

Për mbledhjen e Kuvendit ka nisur mbledhja e firmave të anëtarëve të PD.

Ish deputeti Klevis Balliu në një reagim për media u shpreh se deri tani janë mbledhur më shumë firma se ç?duhen, duke theksuar se nuk është çështja nëse Basha e njeh Kuvendin, por nëse Kuvendi e njeh Bashën, sepse ai është institucioni më i lartë i partisë.

?Firmat kanë kaluar ato që kërkon kuvendi kombëtar i PD-së sipas statutit e partisë. Edhe tani që flasim vazhdojë dhe numërohen fletë të tjerë. Ato janë lehtësisht të numërueshme sepse delegatët janë anëtarë të kryesisë. Shifrat janë të verifikueshme.

Nuk është çështja nëse Basha e njeh kuvendin, por nëse kuvendi e njeh Bashën, sepse ai është institucioni më i lartë i partisë. Pra, në këtë kontekst, Basha nuk ka asnjë të drejtë mbi kuvendin, sepse kuvendi mund të shkrijë edhe partinë?, tha Balliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga