LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lisandër Hoxha jep alarmin/ "Nëse zgjedhjet nuk sjellin bashkim, PD-ja fundoset"

26 Tetor 2021, 12:06, Politikë CNA
Lisandër Hoxha jep alarmin/ "Nëse zgjedhjet nuk sjellin bashkim,

Nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka deklaruar, se Partia Demokratike sot ndodhet në një krizë të thellë. Teksa bëri një panoramë të thellë të situatës aktuale të brendshme brenda partisë, ai ngriti alarmin se nëse ky proces nuk sjell bashkim, do të sjellë fundosjen e PD-së.

?Kryetari i ri do të zgjidhet nga anëtarësia. Nuk përjashtohet askush, le të fitojë më i miri. Nëse nuk sjell bashkim gjithë ky proces, do të sjellë fundosje të PD-së?, deklaroi Hoxha për Report Tv.

Nga ana tjetër ai shtoi se ky proces mbase sjell fundosjen e Lulzim Bashës dhe ngre në piedestal Partinë Demokratike.

?Mbase sjell fundosjen e Lulzim Bashës dhe sjelljen në piedestal Partinë Demokratike. Edhe Berisha k atë drejtën e tij për të kandiduar dhe mund të jetë ai nesër kryetar i PD-së?, theksoi nënkryetari i FRPD./CNA.al

Lajmet e fundit nga