Connect with Us

“Ka ardhur dhe do ikë pa trofe”/ Topi-Bashës: Po zvogëlohesh çdo ditë

Politikë

“Ka ardhur dhe do ikë pa trofe”/ Topi-Bashës: Po zvogëlohesh çdo ditë

Publikuar

-

Maskat me detyrim/ Bamir Topi: Këtu ndodhin gjëra paradoksale, ka prapavijë të paramenduar

Ish presidenti Bamir Topi ka folur me tone të forta, pasditen e sotme në Top Talk, ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.

Duke kritikuar nismën e tij për vettingun në politikë, Topi tha se nëse ai ka diçka në ndërgjegjen e tij, duhet të dorëzohet i pari, pasi ka shumë akuza për pasurinë.

“Bashën nuk e kam vlerësu ndonjëherë. Basha ka ardhe dhe do ikë pa trofe. Më thoni ka marrë ndonjë trofe.

LEXO EDHE:  Përçahet PD në Devoll/ Strukturat braktisin fushatën

I kam thënë në 2013 nuk merr asnjë trofe. Vetëm zvogëlohet, zvogëlohet. Unë flas me gojën plot.

Edhe nisma momentale, vettingu në politikë, është një demostrim falsiteti dhe mungese sinqeriteti, sepse sot funksionin një institucion kushtetues në Shqiqëpri, ILDP.

Basha nëse ka diçka në ndërgjegjen e tij, le të dorëzohet i pari, se kam dëgjuar shumë akuza për pasurinë e tij.

Ky është rregulli, tek vetja pastaj tek të tjerët.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Një klloun në selinë e PD….”/ Endira Bushati nuk kursehet ndaj Bashës: Do të ikni si paketë!

Publikuar

-

Nga

Bushati "godet" sërish Bashën/ "Habitem nga njerëzit që e mendojnë kryeministër"

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku e quan Bashën si klloun në selinë e PD.

Bushati, shkruan se dëshira e tij e sëmurë, që ditën e parë, ka qenë drejtimi i PD-së, për ta kthyer atë në fasadë të pushtetit, në një marrëveshje të vazhdueshme me PS-në për interesa të tij.

Duke u kthyer bashkë në kohë, Bushati kujton kohën kur Basha erdhi në PD, nga hici, teksa mësonte si vishej, si të paguante studio televizive, ato studio ku edhe intelektualët më të shquar të vendit, nuk ftohen dot kurrë, dhe ndërkohë qesharakisht bëhej dhe faktor politik.

“Një klloun në selinë e PD….

I mbyllur në zyrën e tij….jep vetëm intervista….madje më shumë monologje…..

Të gjithë shohin sot atë që, kush më shumë e kush më pak, kush më herët e kush më vonë, e ka kuptuar se çfarë kllouni ishte Basha, që nga 2005…..

Bashën s’e ka dëgjuar njeri me vëmendje kur kishte Doktorin në krah, jo më tani që Doktori ia ka hequr tokën nën këmbë….

“Do të ketë diçka ky që e sheh Doktori që s’e shohim ne….” – ka qenë mendimi që na ka shoqëruar të gjithëve ne….

Tani, maska ka rënë!

Lulzim Basha sot është më i vërtetë se kurrë!

Për shumë nga ne, Basha s’përbën asnjë çudi!

Lulzim Basha sot po shpall atë dëshirë të fshehtë morboze, që ka pasur që ditën e parë kur u ul në karrigen e kryetarit….madje madje, siç po del, që në 2004, kur hyri në politikë….

Dëshira e tij e sëmurë, që ditën e parë, ka qenë drejtimi i PDsë, për ta kthyer atë në fasadë të pushtetit, në një marrëveshje të vazhdueshme me PSnë, me rritje progresive çmimi për bizneset e veta dhe një grup njerëzish rreth tij!



LEXO EDHE:  Sa ndikon Berisha te Basha?/Habit përgjigja e ish kryeministrit

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/Për Muç Nanon dhe “ëngjëllin” Basha

“Pse, prapë me këto fytyra do të vazhdojmë ne??” – tha djaloshi nga katundi në një mbledhje kryesie të PDsë në vitin 2015….

Për shumë nga ne, që kishim fëmijë në PD, ishte befasuese sesi një i ri, i ardhur tash 5-6 vite nga katundi, pa asnjë shkëlqim në asnjë fushë, i cilësonte “fytyra” themeluesit e PDsë.

I ashpër qe në atë debat Arben Imami, dhe Basha e detyroi djaloshin të kërkonte falje….

Por…linja ishte e qartë:

Një grup i ngushtë kishte uzurpuar Partinë Demokratike!

E pafalshme për ne, që s’reaguam ashpër që në atë kohë!

Pamë djaloshin, që teksa mësonte si vishej, mësonte dhe si të paguante studio televizive, ato studio ku edhe intelektualët më të shquar të vendit, nuk ftohen dot kurrë, dhe ndërkohë qesharakisht bëhej dhe faktor politik….

Pamë Gridën, që në të njëjtat studio televizive të paguara, ngjiste shkallët, edhe pse për çdo shkallë që ngjiste, fyheshin me dhjetra e qindra vajza e gra që ndërtojnë karrierën e tyre me punë e mund….

Etj etj….

Pamë gjithë grupin e tyre….dhe demokratët në heshtje u dhanë dhe mbështetje, iua amplifikuan qindra fish inteligjencën e kapacitetin….artificialisht…për të mirën e asaj që ishte e përbashkët….

Tani, këto ditë, teksa maska u ka rënë, le të qeshim pak me fjalitë alla grida “e mbrojta Sali Berishën”, me vakuumin e djaloshit të pambushur nga diploma, apo me “do përjashtoj Berishën” të Bashës….

Ka një të mirë kjo situatë….do të ikin si paketë!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka mbështetjen më të madhe”/ Kadilli komenton situatën në PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kriza në Partinë Demokratike po thellohet gjithnjë e më shumë, ndërkohë që vetëm pak javë më vonë pritet kuvendi i së njëjtës parti nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV, demokrati Fatbardh Kadilli tha se për një kohë të gjatë do ketë dy PD paralelisht, ndërkohë që shtoi se mbështetjen më të madhe numerike e ka Berisha.

LEXO EDHE:  Rama po u tërhoq i jep fundin PS, Basha po s’hyri i jep fundin PD-së

LEXO EDHE:  Sa ndikon Berisha te Basha?/Habit përgjigja e ish kryeministrit



Do ketë dy parti paralele. Sot mendoj se mëbshtetjen më të madhe numerike e ka Berisha por në të dy krahët ka % të lartë oportunizmi dhe kreni i anijes lëviz duke parë sa merr njëri sa merr tjetri. Demokratët duhet të kuptojnë se kanë nevojë ti rikthehen vetes së tyre”, tha Kadilli.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashisti i LSI-së ndërsehet kundër Bashës!/ Petrit Vasili zëdhënësi i Bashës në LSI

Publikuar

-

Nga

Nuk është çudi që çalamani i LSI-së, bashisti më i madh i partisë së Monikës, dora vetë Petrit Vasili është ndërsyer kundër Bashës me akuzat e diktuara nga shefi i tij.

Përmes një statusi në Facebook Petrit Vasili thotë se “LSI dëgjoi mashtrimet e tij për djegien e mandateve dhe i dogji ato sepse mashtruesi rrihte gjoksin se gjoja kishte mbështetjen e gjoja Planit Gjerman, por në fakt kishte planin e Edi Ramës duke i dhënë parlamentin në pjatë atij”.

Mirëpo, pse nuk thotë Petrit Vasili që zëdhënësi i Lul Gënjeshtarit në LSI ka qenë vetë Petrit Vasili?

Ai ishte i pari që kontaktonte Bashën, që pasi e krefte dhe e lëpinte Bashën në zyrën e tij në PD, shkonte në LSI e bëhej zëdhënësi i tij dhe gënjente LSI-në për llogari të Bashës, aq sa edhe Monika vetë kontaktet me Bashën i mbante përmes Petrit Vasilit.

LEXO EDHE:  Aleatët e Bashës kundër koalicionit me LSI-në/ Kundërpërgjigjet ish-ministri

LEXO EDHE:  Aleatët e Bashës kundër koalicionit me LSI-në/ Kundërpërgjigjet ish-ministri



Pra shkurt fare, LSI-në nuk e gënjeu Basha, por LSI-në e gënjeu “Basha” i vet, humbësi me 362 vota Petrit Vasili.

Ai ishte zëdhënësi, ai ishte avokati, ai ishtë fytyra e Bashës në LSI.

Ndaj, nëse e shihni të ndërsyer kundër Bashës, qeshni me të se Basha e kishte zëdhënësin që përdorte sa herë i duhej të gënjente LSI-në./CNA.al

LEXO TE PLOTE