LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ka ardhur dhe do ikë pa trofe”/ Topi-Bashës: Po zvogëlohesh çdo ditë

26 Tetor 2021, 14:09, Politikë CNA
“Ka ardhur dhe do ikë pa trofe”/ Topi-Bashës: Po

Ish presidenti Bamir Topi ka folur me tone të forta, pasditen e sotme në Top Talk, ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.

Duke kritikuar nismën e tij për vettingun në politikë, Topi tha se nëse ai ka diçka në ndërgjegjen e tij, duhet të dorëzohet i pari, pasi ka shumë akuza për pasurinë.

?Bashën nuk e kam vlerësu ndonjëherë. Basha ka ardhe dhe do ikë pa trofe. Më thoni ka marrë ndonjë trofe.

I kam thënë në 2013 nuk merr asnjë trofe. Vetëm zvogëlohet, zvogëlohet. Unë flas me gojën plot.

Edhe nisma momentale, vettingu në politikë, është një demostrim falsiteti dhe mungese sinqeriteti, sepse sot funksionin një institucion kushtetues në Shqiqëpri, ILDP.

Basha nëse ka diçka në ndërgjegjen e tij, le të dorëzohet i pari, se kam dëgjuar shumë akuza për pasurinë e tij.

Ky është rregulli, tek vetja pastaj tek të tjerët.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga