LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I përhapur në 27 vende/ 5 fakte që duhet të dini mbi variantin e ri 'Delta'

26 Tetor 2021, 13:51, Lifestyle CNA
I përhapur në 27 vende/ 5 fakte që duhet të dini mbi

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe

Varianti i ri Delta- s, duket më i transmetueshem, por jo më i rrezikshem, në një kontekst të rasteve në rritje të COVID-19.

I identifikuar në korrik në Mbretërinë e Bashkuar, tani është i pranishëm në 27 vende. Ky nënvariant i Delta-s shumë ngjitës, i cili fillimisht u shfaq në Indi dhe që kishte shkaktuar një rifillim të epidemisë në fund të pranverës dhe fillim të verës, quhet “AY4.2”.

Varianti AY4.2 përbënte 6% të rasteve totale në MB javën e kaluar, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar në buletinin e saj javor, e klasifikoi atë si një variant nën hetim.

Ai nuk paraqet nje variant shqetesues per momentin.

Ky variant nuk duket se shkakton një version më të rëndë të sëmundjes ose nuk i bën vaksinat e shpërndara aktualisht më pak efektive.

Vala aktuale i atribuohet nga disa shkencëtarë, mungesës së kufizimeve, rënies së imunitetit të personave fragil të vaksinuar shumë herët në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe vaksinimit të dobët të adoleshentëve.

 

Lajmet e fundit nga