Connect with Us

Humbja turpëruese ndaj Liverpool, Manchester United vendos për Solskjaer

Premier Liga

Humbja turpëruese ndaj Liverpool, Manchester United vendos për Solskjaer

Publikuar

-

/

Manchester United regjistroi një humbje turpëruese në fundjavë ndaj Liverpool në shtëpi me shifrat 5-0. Pas kësaj humbje, zërat për një shkarkim të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer ishin të shumtë.

Megjithatë norvegjezi do të vazhdojë të jetë në stolin e United, të paktën deri në fundjavë. Drejtuesit e “Djajve”, kanë vendosur që Solskajer të jetë në drejtimin e skuadrës edhe për ndeshjen me Tottenham.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë pas kësaj ndeshje, por në rast të një tjetër humbje atëherë shkarkimi i Solskjaer do të ishte i pashmangshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Ibra rrëfen prapaskena te United: Nuk më besohej, më morën 1 paund për një lëng frutash

Publikuar

-

Nga

Zlatan Ibrahimovic edhe pse tashmë në moshën 40-vjeçare mbetet një figurë e rëndësishme në botën e futbollit, ndërsa historitë e suedezit janë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Disa nga to, sulmuesi ka vendosur t’i rrëfejë në autobiografinë e publikuar së fundmi me titullin “Adrenalinë”. Zlatan ka vendosur të tregojë pak nga koha e tij te Manchester United, ku u transferua në vitin 2016 nga ekipi i PSG.

Edhe pse ishte lojtari kryesor i Djajve të Kuq duke realizuar 29 gola në 53 ndeshje dhe duke fituar trofe si Europa League, League Cup apo edhe Comunnity Shield, lojtari nuk kishte privilegje të cilat në fakt i merrte si të mirëqena. Kështu, Ibra tregon se si klubi i mbajti nga rroga 1 paund vetëm se kishte konsumuar një lëng frutash nga mini-bari, ndërsa thekson se çdo ditë që shkonte në qendrën stërvitore duhej të ndalonte para rojes së sigurisë për identifikim.

“Njëherë isha në hotel me skuadrën para një ndeshje dhe kisha etje, kështu shkoj te mini-bari dhe marr një lëng frutash. Ditën tjetër luajtëm dhe u kthyem në shtëpi, kaloi disa kohë dhe më erdhi koha për të marrë rrogën. Unë zakonisht nuk e shoh atë, e bëj vetëm në fund të vitit për të parë bilancin. Mirëpo, në këtë rast isha kurioz dhe vura re se nga rroga më mungonte 1 paund. Telefonova menaxherin e skuadrës dhe i kërkova shpjegime.



Ai më tha se 1 paund ishte zbritur për shkak të lëngut të frutave që kisha marrë në hotel. Mendova se po bënte shaka, por më tha se te United çdo gjë paguhej. U irritova sepse unë nuk shkova në hotel për pushime, por përfaqësoja United dhe isha në punë. Nëse luaj, duhet të pi që të qëndroj i dehidratuar. Nuk më besohej, diçka e tillë nuk do të kishte ndodhur kurrë në Itali, këto janë detaje që bëjnë diferencën dhe fitojnë repektin e futbollistëve.

Por, kisha edhe një problem tjetër. Çdo ditë kur shkoja në qendrën stërvitore të klubit duhej të tregoja letrat identifikuese në mënyrë që të hyja. Por, një ditë ula xhamin e makinës dhe i thashë atij personit te dera se unë isha lojtari kryesor i skuadrës dhe nëse nuk më njihte atëherë ishte duke bërë punën e gabuar”, rrëfen Zllatan.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Lëvizje si Krojf, në Angli mahniten nga Armando Broja

Publikuar

-

Nga

Sauthemptoni ka humbur 71 pikë nga pozicionet fituese në Premier Ligë që prej ndeshjes së parë të Ralf Hazenhytelit në stol, 15 më shumë se çdo skuadër tjetër e Premier Ligës. Është një statistikë që zbeh rëndësinë e golit të Brojës ndaj Brajtonit, por aspak bukurinë e tij.

Ky ishte më i bukuri që sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar me fanellën e “Shenjtorëve”, aq sa ka marrë edhe elozhet e shtypit britanik. “Daily Mail” e krahasoi lëvizjen e tij në minutën e 29- të, me atë klasiken e Johan Krojfit.



“Sulmuesi i kombëtares shqiptare, 20 vjeç, i huazuar nga Çelsi, bëri një kthesë “alla” Krojf për të mashtruar Shejn Dafin, përpara se të kalonte edhe portierin Sançez”, raportonte në komentin e ndeshjes gazetari i “Daily Mail”, Ljuis Still. Ndërsa edhe komentatorët televizivë bënë një koment të ngjashëm, duke e quajtur “Krojfi i vogël”.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Ralf Rangnick debuton me fitore tek United, “tris” i Tottenham

Publikuar

-

Nga

Fitojnë Manchester United dhe Tottenham, ndërsa Leeds United mjaftohet me një pikë në shtëpi. Ralf Rangnick debutoi me fitore si trajner i “Djajve të Kuq”, që mposhtën 1-0 Crystal Palace në “Old Trafford”.

Miqtë rezistuan mirë deri në minutën e 77-të, moment kur braziliani Fred realizoi një gol shumë të bukur dhe në shkallët e stadiumit nisi festa. Vendasit menaxhuan minutat e mbetura dhe arritën një fitore shumë të rëndësishme.

Vendi i gjashtë dhe 24 pikë për Manchester United, që ndodhet tre pikë larg zonës Champions. Tottenham nuk hasi probleme në shtëpi ndaj Norëich, kundërshtar të cilin e mposhti 3-0.

Ndeshja u zhbllokua nga një “predhë” e Lucas Moura në minutën e dhjetë. Davinson Sanchez dyfishoi për ekipin e Antonio Contes në mesin e pjesës së dytë, teksa pati festë edhe për Son-Heung Min.

Ylli aziatik finalizoi një aksion shumë të bukur të vendasve në minutën e 77-të dhe Tottenham e sheh veten në pozicionin numër pesë në Premier League me 25 pikë, një mbi United dhe dy pikë larg vendit të katërt.



Barazim 2-2 në përballjen Leeds United-Brentford. Ekipi i Marcelo Bielsa mbylli fraksionin e parë të ndeshjes në avantazh falë golit të uellsianit Tyler Roberts në minutën e 27-të.

Miqve u bëri mirë pushimi dhe përmbysën përkohësisht rezultatin falë dy golave të Shandon Baptiste dhe Sergi Canos, të realizuar brenda shtatë minutave.

Gjithsesi, Leeds tentoi deri në fund barazimin dhe e gjeti atë në minutën e pestë shtesë. Patrick Bamford shfrytëzoi një asist të Ayling dhe evitoi disfatën e skuadrës së tij.

LEXO TE PLOTE