Connect with Us

Hoxha-Blushi në dosjet e SPAK?!/ Hetimet për aferat me inceneratorët duhet të shtrihen edhe në media

Aktualitet

Hoxha-Blushi në dosjet e SPAK?!/ Hetimet për aferat me inceneratorët duhet të shtrihen edhe në media

Publikuar

-

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

CNA.al me dokumente ekskluzive dhe zyrtare ka mundur të zbërtheje skemën e plotë të koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri, që fillon me 22 milion euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier, dhe 128 milionë euro në Tiranë.

Një dosje e tërë me dokumenta dhe kompani dyshohet se pronarët e këtyre koncesioneve janë të përfshirë në ortakëri me pronarë e drejtues mediash, dokumente zyrtare janë publikuar nga CNA.al, ditë pas dite.

Njerëzit që fshihen pas inceneratorëve nëpërmjet një skeme, e denoncuar nga pak media, por edhe nga opozita pjesërisht, kanë lidhje të forta mediatike.

Ata janë shtetasit Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e këtij të fundit Stela Gugallja, të cilët rrugës kanë depërtuar edhe në ortakëri me media, si në rastin e Top Channel, apo duke sponsorizuar shumë televizione dhe portale nga më kryesoret në vend.

CNA.al ka zbardhur lidhjet e treshes së inceneratorëve me një pronaren e Top Channel Vjollca Hoxha dhe ish politikanin, aktualisht drejtues i këtij televizioni, Ben Blushin.

Janë dy kompani të cilat tregojnë qartazi, se aksionerja e Top Channel, Vjollca Hoxha është ortake me pronarët e kompanive që kanë marrë me koncesion, inceneratorët në Shqipëri.

Së pari, është Em Capital Group.

Një kompani e themeluar në Bullgari, ku ortakë janë Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Eva Blushi, bashkëshortja e drejtorit të Top Channel, Ben Blushi.(Lexo këtu)

Më pas kjo kompani vjen në Shqipëri dhe blen 51% të aksioneve të Lori Kafe, e cila mban emrin tregtar Valtelina Kafe, dhe që “rastësisht” ka të njëjtët pronarë me Top Channel.(Lexo këtu)

Kompania e dytë është KudoPay.

Në këtë kompani aksionerë janë Vjollca Hoxha, Ben Blushi, dhe Stela Gugallja. Kjo e fundit personazhi që siguroi kontratën 22 milionë euro të koncesionit të Inceneratorit të Elbasanit. (Lexo këtu)

Pronarja e Top Channel është ortake, me pronarët e inceneratorëve, këta marrin para nga taksapaguesit shqiptarë dhe me këto para sponsorizojnë media, për t’u “mbrojtur” publikisht.

Tashmë e gjithë kjo skemë është publike dhe SPAK e ka mjafdt të lehtë ta hetojë mjafton vullneti i organeve përkatëse.

Kreu i SPAK, Arben Kraja, në një përgjigje zyrtare për CNA.al, saktëson se çfarë po ndodh me aferën e inceneratorëve dhe cili është objekti i hetimeve.

Struktuara e Posaçme Antikorrupsion ka vënë nën hetime aferat me inceneratorët, pronarët e të cilëve janë në ortakëri në kompani të tjera me pronaren e Top Channel, Vjollca Hoxha dhe ish politikanin, aktualisht drejtues i Top Channel, Ben Blushi.

LEXO EDHE:  Ish-hetuesi i diktaturës dështon në SPAK/ Arben Kraja “peng” i politikës?

Hetimet kanë nisur për inceneratorin e Fierit dhe për inceneratorin e Tiranës.

Ju konfirmojmë se SPAK, po kryen hetime në kuadër të procedimit penal nr.187 të vitit 2020, në lidhje me kontratën koncensionare me objekt “ Dhënia me koncension e ndërtimit dhe Administrimit të Impiantit  të Trajtimit të Mbetjeve Urbane, Fier”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ‘Shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal.

Po ashtu SPAK, po kryen hetime në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, në lidhje me kontratën koncensionare me objekt “Dhënia me koncension e ndërtimit të landfillit, inceneratorit dhe reahabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese në Tiranë”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ‘Shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, të firmosur nga Arben Kraja.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Sipas të njëjtit për këto dy procedime penale hetimet vazhdojnë ende, dhe në ruajtje të sekretit hetimor, nuk mund të bëhen publike më shumë detaje.

Në fakt, dokumentat kompromentuese, ekzistojnë dhe janë të shumtë, dhe SPAK e Arben Kraja, kanë si kurrë më parë prova për të bërë drejtësi nëse duan, në rastin e inceneratorëve, pavarësisht se kush janë të përfshirë cilët janë mbrojtësit e tyre publikë apo ortakët mediatikë si Vjollca Hoxha, Ben Blushi, treshja e ortakëve Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja apo edhe të tjerë të ndonjë rangu më të lartë./CNA.al

Skema korruptive e inceneratorëve në Shqipëri/ Kompania koncesionare pranon skandalin

Faktet/ Vjollca Hoxha, si ortake e pronarëve të inceneratorëve

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Je akuzuar për korrupsion dhe imoralitet”/ Drejtori i RTSH: Portale terroriste që të bëjnë me 700 dashnore

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktulitet

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së i komanduar, Martin Leka është hakërryer ndaj portaleve në Komisionin e Medias, ndërsa iu përgjigjur deputetëve mbi akuzat për korrupsion dhe imoralitet.

Leka është pyetur nga deputetja e PD, Erlada Bano, se nëse ndiente për akuzat e ngritura ndaj tij.



“Për akuzat…. nëse i referoheni një portali që mund ta quaj terrorist, për korrupsionin ka organe kompetente, unë dërgoj në shpi vetëm rrogën time, jam i hapur ndaj kujtdo të bëjë çdo denoncim për personin Martin Leka për korrupsion. Këtu të bëjnë me 700 të dashura etj etj., por këto janë portale terroriste që terrorizojnë edhe kalamajtë në shpi, duke iu çuar atyre dashnoret në krevatin e gruas”, është përgjigjur ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi ndaj Hipertensionit Pulmonar

Publikuar

-

Nga

#NxitNdërgjegjësimin#HP

Si të njohim simptomat & shkaqet që çojnë në Hipertension Pulmonar

Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit të popullatës rreth Hipertensionit Pulmonar/ HP që është një sëmundje progresive e mushkërive që prek si të rriturit ashtu edhe fëmijët e të gjitha moshave. Kjo patologji konsiderohet një gjendje shumë serioze për shëndetin duke qenë se mund të çojë në dobësim të anës së djathtë të zemrës apo dështim të saj, duke rezultuar deri në fatale për jetën e pacientit.  Prandaj, si çdo vit, edhe këtë vit, nën sloganin #SparkAwareness ~ #NxitNdërgjegjësimin, Organizata Botërore e Shëndetësisë inkurajon informimin rreth Hipertensionit Pulmonar.

Hipertensioni pulmonar është një rritje e presionit në enët (arteriet) e gjakut që bartin gjak në mushkëri. Pra, ndodh që këto arterie mund të ngushtohen, bllokohen ose të dëmtohen dhe për këtë arsye ato nuk arrijnë të bartin sasinë e duhur të gjakut në mushkëri.

Në fazat e hershme të tij HP mund të mos japë simptoma të dukshme, por gulçimi apo të errësuarit të syve gjatë aktivitetit fizik konsiderohen si simptoma të para. Ndonjëherë kjo sëmundje trashëgohet, pra kalon nga prindi te fëmijë me anë të gjeneve ndërsa herë të tjera, shkaku nuk dihet dhe në të tilla raste ky quhet Hipertension Pulmonar idiopatik.

Ndërsa stadet e avancuara të saj simptomat e HP-së mund të përfshijnë:

  • Vështirësi (ndërprerje) të frymëmarrjes edhe në gjendje qetësie
  • Lodhje dhe dobësi trupore
  • Dhimbje ose presion në pjesën e kraharorit
  • Rrahje të përshpejtuara të zemrës
  • Marramendje sidomos gjatë ngjitjes së shkallëve
  • Enjtje e gjymtyrëve të poshtme dhe kyçeve

Në rastet e pranisë së patologjive kardiake, simptomat rëndohen më tej madje vihet re prania e cianozës (ngjyrimi blu i buzëve dhe thonjve).

  • Diagnostikimi

LEXO EDHE:  Gjashtë propozimet e Ben Blushit për qeverinë

LEXO EDHE:  Ambasadorja Yuri Kim: SPAK të hetojë inceneratorët

Duke qenë se simptomat e Hipertensionit Pulmonar mund të ngjasojnë me shenjat (simptomat) e sëmundjeve të tjera sidomos atyre kardiovaskulare vështirëson në një farë mënyre edhe diagnozën sidomos nëse marrim parasysh edhe faktin që kjo patologji në fazat e hershme të saj nuk shoqërohet me simptoma të dukshme.



Për këtë arsye diagnostikimi i një pacienti me HP është mjaft kompleks për të cilin nevojiten një sërë ekzaminimesh përjashtuese

  • Elektrokardiograma
  • Grafi e kraharorit
  • Ekzaminime për matjen e funksionit të mushkërive
  • Ekokardiografia
  • Skaneri i mushkërive
  • Ekzaminime laboratorike
  • Kateterizimi i anës së djathtë të zemrës
  • Trajtimi

Në varësi të stadit të diagnostikimit të sëmundjes përcaktohet edhe trajtimi që i rekomandohet pacientit. Megjithëse HP nuk mund të shërohet, mjekët mund t’ju ndihmojnë në menaxhimin e kësaj patologjie duke qenë se trajtimi i duhut ndihmon në lehtësimin e simptomave, në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe njëkohësisht ndikon në ngadalësimin e përparimit të kësaj patologjie.

Trajtimet janë komplekse dhe kërkojnë kujdes të vazhdueshëm. Shpesh merr pak kohë për të gjetur trajtimin më të përshtatshëm për hipertension pulmonar. Kur hipertensioni pulmonar është shkaktuar nga një gjendje tjetër, mjeku do të trajtojë shkakun themelor sa herë që të jetë e mundur.

Zakonisht në stadet fillestare rekomandohet trajtimi bazë:

  • a) Antikoagulantë (për hollimin e gjakut)
  • b) Diuretikë (për eleminimin e ujit të tepërt)
  • c) Trajtimi me oksigjen

Ndërkohë në stade më të avancuara trajtimi i rekomanduar mund të jetë i targetuar, pra mjaft specifik për pacientin. Ndërkohë në raste akoma më të rënduara si dhe për të lehtësuar simptomat e pacientit, rekomandohet trajtimi kirurgjikal.

Departamenti i Pneumologjisë

Spitali Hygeia

Kontaktoni:04 23 90 000

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bien çmimet e biletave/ Sa kushton udhëtimi nga Rinasi në Europë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike

Shtimi i konkurencës ka bërë që këtë vit të ulen në mënyrë të ndjeshme çmimet e biletave, për ata që duan të udhëtojnë nga Rinasi, me destinacion vendet e Europës.

Drejt qyteteve italiane mund të udhëtohet sot me 20 euro në një drejtim, në qytetet gjermane nga 15-30 euro.

Italia

Për në Milano, në datat 25-28 dhjetor, bileta vajtje-ardhje kushton 60 euro, me Ëiiz Air. Në shkurt, kur fluksi i lëvizjeve është më i ulët, çmimet ulen në 20 euro vajtje dhe 20 kthim.

Roma është pak më e shtrenjtë se Milano me Wizz Air, pasi dhe udhëtimet nuk janë të përditshme. Për në kryeqytetin italian, vajtja në 23 dhjetor kushton 28 euro, por kthimi është më i shtrenjtë në 145 euro. Në shkurt, biletat luhaten në rreth 70-120 euro vajtje-ardhje.

Me Air Albania, nga Tirana në Romë në 24 dhjetor bileta kushton 50 euro dhe kthimi në 29 dhjetor është 99 euro. Në shkurt, po me Air Albania, kryeqyteti italian është i arritshëm me 39-57 euro në një drejtim.

Nga Tirana në Verona, me Alba Ëings, biletat fillojnë nga 50 euro (një drejtim) në dhjetor, ndërsa në shkurt ulen në 40 euro.

Londra

Në vitin 2020 Londra ia kaloi qyteteve italiane si Milano e Roma, duke u bërë destinacioni kryesor i fluturimeve nga Rinasi. Në 23 dhjetor vajtja drejt Londrës kushton 65 euro, me Ëizz Air, ndërsa kthimi në 29 dhjetor është minimumi 100 euro. Në shkurt, Londra është e arritshme me 70-90 euro në një drejtim. Rreth dy vjet më parë, bileta në një drejtim kushtonte të paktën dyfish.

Stambolli

Me Air Albania, në Stamboll në fund të dhjetorit bileta kushton nga 53 euro një drejtim, nga Aeroporti i Rinasit. Po këto çmime janë dhe në muajt e tjerë.

LEXO EDHE:  Spiropali “kërcënon” Vokshin/ Nuk kursen as Bashën

LEXO EDHE:  Ish-hetuesi i diktaturës dështon në SPAK/ Arben Kraja “peng” i politikës?



Me operatorin tjetër Pegasus, në dhjetor vajtja në Stamboll në 24 dhjetor kushton 90 euro dhe kthimi në 27 dhjetor 45 euro. Në shkurt biletta ulen në 45-50 euro një drejtim.

Vjena

Në Vjenë me Wizz Air, një biletë vajtje kushton 35 euro në datën 24 dhjetor, ndërsa kthimi në 27 dhjetor është 110 euro. Në shkurt bileta vajtje ardhje drejt Vjenës kushton 90 euro.

Me Austrian Airlines, në dhjetor biletat kushtojnë nga 97 euro një drejtim dhe në këto nivele janë edhe në muajt në vazhdim.

Gjermania

Vitin e fundit janë shtuar ndjeshëm destinacionet dhe operatorët që fluturojnë drejt qyteteve gjermane. Për në Mynih, me Wizz Air, për vajtje në 24 dhjetor është 30 euro, ndërsa kthimi 110 euro. Në shkurt biletat ulen në 30 euro në një drejtim.

Për në Berlin, bileta në vajtje është 35 euro në 24 dhjetor dhe në kthim 65 euro në 27 dhjetor. Në shkurt mund të shkosh në Berlin me 29 euro dhe të kthehesh me 15 euro.

Destinacione të reja

Në Barcelonë në shkurt mund të udhëtohet nga Tirana me 15 euro një drejtim, ose 30 euro në total, me Ëizz Air. Në 25 dhjetor Barcelona është e arritshme me 30 euro, ndërsa kthimi në datën 28 kushton 100 euro.

Në Madrid në fund të dhjetorit mund të udhëtohet me 55 euro një drejtim (po aq edhe kthim), ndërsa edhe në shkurt, biletat po rreth këtyre niveleve.

Nga fundi prilli mund të udhëtohet në Malmo të Suedisë me 100 euro vajtje-ardhje, në Billund të Danimarkës me 130 euro vajtje-ardhje.

LEXO TE PLOTE