LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E djathta duhet të rithemelohet”/ Topi: Riformatimi bëhet mbi një bazament të fortë

26 Tetor 2021, 14:15, Politikë CNA
“E djathta duhet të rithemelohet”/ Topi: Riformatimi bëhet

Ish presidenti Bamir Topi, ka deklaruar se beteja personale do të çojë në asgjësimin e PD.

Sipas Topi duhet të shkohet sa më shpejt në rithemelimin e së djathtës.

I ftuar në emisionin Top Talk, Topi shprehet se riformatimi bëhet mbi një bazament të fortë që nuk bazohet në njerëz por në parime.

?Duhet pranuar se ata që e kanë patur dhe që e kanë të gjithë betejën e kanë personale që çon në asgjësimin e PD. Sa më shpejt të kapet sinjali aq më shpejt duhet të shkojmë në rithemelim të së djathtës. Ky do të vazhdojë zotërimin e të gjithë pushteteve që ka sot.

Riformatimi bëhet mbi një bazament të fortë, nuk bazohet në njerëz, por në parime, programe. Mjafton që e djathta të riformatohet për të bërë thjesht një çështje?, është shprehur Topi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga