LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dy fjalë për ata që u ka mbetur ora”/ Berisha u ‘mbyll gojën’ kritikëve

26 Tetor 2021, 16:20, Politikë CNA
“Dy fjalë për ata që u ka mbetur ora”/ Berisha u

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Foltoren e Kavajës, u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që kanë aluduar se kthimi i tij në PD nuk do të ishtë i mundur.

Berisha tha se kthimet janë gjithmonë fitimtare dhe se ata janë pararendës të kohës.

?Dhe një fjalë do u them atyre që thonë, kthimi Berishës?.Ju them lexojeni historinë. Kthimet kanë qenë gjithmonë fitimtare, dhe sukse të mëdha.

Janë thirrja e brendshmë shpirtërore, e burrave dhe grave që duan një Shqipëri të integruar.

Ndaj askush të mos ketë frikë sepse rikthimi, ne së bashku, jemi pararendës të kohës. Jemi në krye të kohës.

Atyre që u ka mbëetuyr ora le tu mbetet, ne jemi në krye të kohës.

Kjo foltore, ky dialog, ka qëllime të mëdha. Qëllimin madhor që askush të mos vendosë për ju. Të vendosni ju për veten tuaj. Ky është sovranitit, nuk mund të vendosin ata për ju.

Se çfarë do të bëjëm ne. Ne do rikthejmë votën në PD, do zgjidhni ju me votat tuaja deputetët për Kavajën?, tha Berisha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga