Connect with Us

Dokumente-Skandal/ Noterja falsifikon firmën e qytetares në kontratën e dhurimit

Aktualitet

Dokumente-Skandal/ Noterja falsifikon firmën e qytetares në kontratën e dhurimit

Publikuar

-

Sistemi i drejtësisë në vendin tonë, nuk çalon vetëm nga gjykatat dhe prokuroritë, të cilat janë vënë gjithnjë në shënjestër, por edhe nga noteria.

Në Shqipëri, Noteri në vend që të ligjërojë një dokument e falsifikon.

Një denoncim ka mbërritur në CNA.al, ku një qytetare ka rrëfyer se si i është falsifikuar firma për të dhuruar një pronë.

Qytetarja, e cila për shkak të hetimeve kërkon të mos identifikohet me emër dhe mbiemër por vetëm me iniciale R.I, rrëfen se noterja Diana Kamberi ka falsifikuar firmën e saj duke nënshkruar një kontratë dhurimi.

Gjithçka ka ndodhur në vitin 2012 dhe denoncuesja e ka kuptuar në vitin 2021.

“Unë në vitin 2012, nuk kam qenë në Shqipëri, kam qenë në Itali, ku po merrja kujdes shëndetësor. Këtë e vërtetoj edhe me epikrizën por edhe me të dhënat e sistemit TIMS. Vonë kam kuptuar se më është falsifikuar firma nga noterja Diana Kamberi dhe për këtë kam bërë denoncim në sektorin e krimeve ekonomike në Polici dhe tashmë çështja ka kaluar në Prokurorinë e Tiranës, tek prokurorja Anisa Qilimi”, ka rrëfyer ajo për CNA.al.

Duke iu  referuar denoncimit të qytetares, por edhe dokumentave të vëna në dispozicion prej saj, të cilat do t’i sjellim më poshtë, ne kontaktuam me shkrim, noteren Diana Kamberi për të kërkuar versionin e saj.

LEXO EDHE:  Kush i shkaktoi dëmët e pallateve në Durrës/ Dosja e plotë me emra dhe fakte

Kamberi nuk ka kthyer përgjigje, por gjithsesi e mirëpresim ende edhe versionin e saj në lidhje me këtë denoncim-skandal.

Pasi, sipas dokumentave është falsifikuar firma e qytetares, ndërkohë që ajo nuk ka qenë fare në Shqipëri.

Kontrata e dhurimit mban datën  13 Korrik 2012, ndërkohë që e njëjta datë rezulton edhe tek epikriza e denoncueses, lëshuar nga një institucion shëndetësor në Lombardi.

 

Edhe në të dhënat e sistemit TIMS, lëshuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, rezulton se denoncuesja ka dalë nga Porti i Durrësit me datë 03.05.2012 ora 13.19 dhe ka hyrë në territorin shqiptar me datë 27.08.2012, ora 8.02 minuta po nga Porti i Durrësit.

Këmbanat në këtë rast nuk bien vetëm për Prokurorinë që t’i japë vëmendjen e duhur kësaj çështjeje por edhe për Ministrinë e Drejtësisë, që të çlirojë sistemin e noterëve nga korrupsioni./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

A ka ndryshuar qëndrimi i Vuçiç ndaj Kosovës?/ Rama refuzon ta komentojë: Do ishte spekulim

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Report Tv nga Beogradi, ka folur për nismën ‘Ballkani i Hapur’, ndërsa u pyet edhe nëse ka ndryshuar qëndrimi i Vuçiç për Kosovën.

Ky i fundit në vitin 2015 do të deklaronte se Kosova është shtet i pavarur, por kryeministri shqiptar ka refuzuar ta komentojë, pasi umund te merej si spekulim.

Ai tha se rruga e dialogut, është e vetmja rrugë për të gjetur zgjidhje.



“S’është e lehtë, por është e vetmja rrugë, është në interes të popullit shqiptar, në Kosovë dhe Shqipëri, t’i hyjnë kësaj rruge me gatishmëri dhe vullnet për t’ia dalë dhe për të marrë atë që i takon.”-tha Rama.

Sa i përket qëndrimit të SHBA që mbështet ‘Open Balkan’ duke kërkuar praninë e 6 shteteve, Rama e komentoi duke thënë se këto 6 shtete është mirë të bashkohen.

“Kjo s’do të thotë që ne të mbyllim derë edhe të presim që të tjerët të vijnë, dhe të hapim derën bashkarisht, dera është e hapur, por askush s’është i detyruar.”-tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nishani: Problematikat e PD, përtej raportit Berisha-Basha

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se tashmë janë mbledhur rreth 70 % e firmave në rang kombëtar për Mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

I ftuar në emisionin Opinion me Blendi Fevziun, Nishani është shprehur se problematikat në Pd, janë shumë më thella se raporti Berisha-Basha.

Mbi 70 % në rang kombëtar dhe varion minimumi nga 60-90% në disa degë të tjera.



Ata të cilët e shohin këtë problematikë në raportet e Berishës dhe Bashës, është një tipar në mënyrë sipërfaqe, madje është ikje nga thelbi i të vërtetë. Është shqetësimi për forcën politike ku ndodhet sot Partia Demokratike.

Nuk flas për përgjegjësinë e askujt ma do mendja se të gjithë ne kemi një keqardhje të madhe njerëzore që sot 70 % e të rinjve duan të ikin nga vendi. Ne kemi qenë 30 vite me demokraci hibride dhe sot jemi në monokraci që e ka dehumanizuar këtë shoqëri”, ka thënë Nishani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Sondazhi/ Mbi 27% e shqiptarëve kanë paguar ryshfet gjatë vitit të fundit

Publikuar

-

Nga

Thuajse 30% të familjeve shqiptare u është kërkuar ryshfet nga punonjësit të administratës publike gjatë 12 muajve të fundit.

Më shumë se një në katër familje (27,7%) kanë paguar ryshfet gjatë kësaj periudhe.

Në total, thuajse të gjithë atyre që u është kërkuar ryshfet, kanë paguar nën dorë (95,1%).

Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi për periudhën 20-29 tetor 2021.



Studimi është përqendruar në përfshirjen e qytetarëve në pagesa informale për marrjen e shërbimeve publike, si në shëndetësi, arsim, shërbimet policore, drejtësi, hipotekave, etj.

LEXO EDHE:  “Kërcënimet” e Artan Lames/ Top Story tërhiqet nga emisioni

LEXO EDHE:  “Kërcënimet” e Artan Lames/ Top Story tërhiqet nga emisioni

Vrojtimi ka zbuluar se pavarësisht se qytetarët ndeshen shpesh me kërkesa për ryshfet nga punonjës publikë, thuajse askush nuk e denoncon në polici këtë formë korrupsioni.

Kjo konfirmohet edhe nga të dhënat e drejtësisë. Prokuroria e Përgjithshme ka raportuar se gjatë vitit 2020 ka marrë një numër të papërfillshëm denoncimesh për ryshfet nga qytetarët. Gjatë gjithë 2020-ës janë hetuar rreth 25 çështje për ryshfet nga të cilat vetëm tre kanë përfunduar me dënim nga gjykatat./Euronews

LEXO TE PLOTE