LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuza ndaj produksionit/ Paralajmërimi i fortë i Big Brother për një prej banorëve Vip

26 Tetor 2021, 13:55, Lifestyle CNA
Akuza ndaj produksionit/ Paralajmërimi i fortë i Big Brother për

Big Brother ka paralajmëruar një prej banorëve të shtëpisë, Ardit Çunin se nëse vijon të thyejë rregullat dhe të akuzojë padrejtësisht Big Brother dhe produksionin do të skualifikohet nga loja.

Përveç kësaj, nëse do të vazhdojë me akuza, do të ndërmarrë në mënyrë ligjore të cilat janë në dijeni në kontratën që ke nënshkruar para se të hyje.

?Ardit, më shumë se një herë brenda shtëpisë ke thyer një ngarregullat e programit duke e akuzuar padrejtësisht Big Brother dhe produksionin për manipulime, keqinterpretime dhe nxitje dhe parregullsi në lidhje me situata të ndryshme në shtëpi. Ke cënuar kështu jo vetëm imazhin dhe punën e palodhur të qindra personave por ke shënjestruar konkurrentë  të tjerë duke qenë edhe vetë në lojë me ta.

Sipas pikës 6.4 të rregullores, ky është paralajmërimi i fundit që ti merr në lidhje me akuzat ndaj punës së Big Brother. Nëse do të vazhdosh qoftë edhe një herë tjetër të thyesh këtë rregull Big Brother do të marrë masa të menjëhershme dhe do të skualifikohesh nga loja. Pas kësaj Big Brother do të ndërmarrë veprime ligjore të cilat janë në dijeni në kontratën që ke nënshkruar para se të hyje.

Gjithashtu ju rikujtojmë të gjithëve se çfarë thuhet në dhomën e rrëfimit duhet të mbetet aty. Është në mënyrë absolute e ndaluar që të komentoni në shtëpi atë që thuhet në dhomën e rrëfimit. Ky është një tjetër rregull që duhet ta keni shumë kujdes?, ishte komunikimi i Big Brother për Arditin dhe banorët e tjerë që do të thyejnë rregullat./ CNA.al

Lajmet e fundit nga