LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Acarohet Migen Memelli: Dua që ky arbitër mos e gjykojë asnjëherë Skënderbeun

26 Tetor 2021, 11:36, Sport CNA
Acarohet Migen Memelli: Dua që ky arbitër mos e gjykojë

Pasi u mundën minimalisht nga Dinamo në shtëpi, trajneri i Skëndërbeut, Migen Memelli ka dhënë dhe një deklaratë për arbitrin e ndeshjes, Andi Koçi duke thënë që personalisht nuk do e donte të gjykonte më Skënderbeun.

?Të gjithë trajnerët janë nën presion si ata që janë lart dhe ne poshtë. Jam i lumtur që skuadra bëri një përformancë të mirë ndja një skuadre që ka investuar shumë. Nuk kam asnjë lloj pengu. Kemi zhvilluar një lojë shumë të mire. Kusuret e mia nga VAR-i vijnë, nuk kishte VAR dhe kundershtari e merr topin me dorë dhe bëhet gol. Edhe pas golit ne ushtruam presion, Dinamo mbrojti shumë mirë. Ajo që do të dua unë si Migen, dua që ky arbitër të mos na arbitrojë më asnjëherë:

Lajmet e fundit nga