LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e biznesmenit në Fier/ Klodiana Lala tregon arsyen e ekzekutimit të Demir Backës

25 Tetor 2021, 19:06, Aktualitet CNA
Vrasja e biznesmenit në Fier/ Klodiana Lala tregon arsyen e ekzekutimit

Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar ekzekutimin e biznesmenit Demir Backa në Fier, një personazhi të njohur të këtij qyteti.

Lala tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se kjo vrasje, dyshohet se ka lidhje me një konflikt të tij, me një person problematik në Fier dhe zanafilla është ngacmimi i mbesës së Backës nga djali i këtij personazhi.

?Konsiderohej si një ndër njerëzit me pushtet në zonë. Ka disa pista dhe dyshime për ngjarjen.

Është qëlluar në automjetin e tij kur priste të dilte nga një qendër tregtare, e kanë qëlluar me 16 plumba.

Vëllai i tij është vrarë më herët dhe është konsideruar si anëtar i një bande. Ka patur aludime edhe për konflikte pronësie.

Por ka qenë edhe konflikti me një personazh problematik në qytet, që ka patur konflikt me mbesën e tij. Është ngacmuar mbesa e Demir Backës nga djali i personazhit problematik. Kanë patur konflikte, ka ndodhur edhe një konflikt mes palëve.

Dyshimet e forta janë që kjo ngjarje do të pasohet me ngjarje të tjera të rënda, sepse ka prishur ekuilibrat?, tha ndër të tjera Lala./CNA.al

Lajmet e fundit nga