LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U dhunua barbarisht nga ‘maskat’/ Përkeqësohet gjendja e biznesmenit Çangu

25 Tetor 2021, 09:47, Kronika CNA
U dhunua barbarisht nga ‘maskat’/ Përkeqësohet gjendja e

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e biznesmenit Namik Çangu, i cili mbrëmjen e të shtunës ra pre e grabijes me armë dhe u torturua në banesën e tij në Nikël të Krujës.

Bëhet me dije se për shkak të goditjeve në kokë, Namik Çangu ka paraqitur probleme shëndetësore dhe konkretisht gjatë natës ka pasur hemorragji.

Nga ana tjetër, mëngjesin e sotëm policia ka shkuar për ta rimarrë në pyetje, por bzinesmeni nuk ka mundur.

Ndërkohë janë shoqëruar në komisariat personat me precedent në fushën e vjedhjeve në zonë dhe po punon me kamerat e sigurisë, për të zbuluar autorët, ku nga hetimet paraprake dyshohet për 4 të implikuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga