Connect with Us

Transporti urban la qytetarët në mëshirë të fatit/ Qeveria u akordon miliona euro

Sociale

Transporti urban la qytetarët në mëshirë të fatit/ Qeveria u akordon miliona euro

Publikuar

-

/

Javën e kaluar Unioni i Transportit Publik, njoftoi  se ka marrë masa drastike, duke përgjysmuar numrin e urbanëve që lëvizin në Tiranë.

Pretendimi  ishte s enuk janë ndihmuar nga Qeveria gjatë kohës që pandemisë.

Sot kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka  njoftuar se do të rimbursohet TVSH-ja dhe akciza e naftës për sektorin e transportit publik, por me kushtin që ata të bien dakord për vendosjen e GPS.

 “Kam diskutuar me kryeministrin dhe do marrim vendime për kërkesat, Po konsiderojmë heqjen e TVSH për të gjithë sektorin tuaj. Po përgatitemi për buxhetin për heqjen TVSH, por do të rimbursojmë TVSH jo heqje, do bëjmë rimbursim akcize, jo heqje, pasi lë vend për abuzime. Kjo nuk mund të bëhet nëse nuk bashkëpunojmë për GPS, nëse ka operatorë që thonë nuk e vendos, si ta dimë ne sa km ka bërë. vetëm me këtë e bëjmë, nëse pranoni transparencë ne do të vazhdojmë me TVSH dhe akcizën. Dua dakordësi për këtë që të avancoj me heqjen TVSH dhe akcizës”, është shprehur Veliaj gjatë një takimi përfaqësuesit e transportit publik.

LEXO EDHE:  Shkëlzen Berisha: Erion Veliaj burimi kryesor i akuzave ndaj meje

Më tej Veliaj ka folur me shifra, duke zbuluar se është akorduar një fond prej 1 milion  euro dhe nëse nuk mjafton kjo shumë do të rishikohet buxheti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Tërhiqet” acari polar/ “Zbutet” moti, rriten lehtë temperaturat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vijon tërheqja e masave ajrore me origjinë nga Poli i Veriut duke larguar gradualisht temperaturat shumë të ulëta nga vendi ynë.

Përsa i përket motit në pjesën e parë të ditës mbetemi në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.

Por në pjesën e dytë të ditë vranësirat kalimtare do të përfshijnë gjithë vendin tonë.

LEXO EDHE:  “Një prezantuese televizive e përfshirë në shitblerje votash”/ PD sulmon ashpër Veliajn

LEXO EDHE:  Erjon Veliaj, si qeni i Kasharit



Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -10°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Temperaturat rriten me 3 gradë/ Largohet i ftohti polar

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Masa ajrore me origjinë nga Poli i Veriut do të filloj të largohet gradualisht duke bërë që temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të dy ekstremet ditore.

Moti i qëndrueshme në Shqipëri do të sjelli dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave, ku më të theksuara do të jenë në pjesën e dytë të ditës, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

LEXO EDHE:  Tabaku nxjerr bllof Veliajn/ Për shkollën “Sami Frashëri” nuk po bëhet asnjë gram punë

LEXO EDHE:  Veliaj flet për komplote/ “PD po bën plane për pastrimin e Shqupit pas humbjes”



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë me të paktën 3 gradë duke u luhatur nga -12°C deri në 10°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Temperatura deri në minus 20 gradë/ ARRSh, apel drejtuesve të automjeteve

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0°C  në të gjithë vendin, ndërsa  në zonat malore temperaturat kanë arritur deri në -20°C  pa krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kontraktorët me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren ku kanë bërë shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat .

LEXO EDHE:  Erjon Veliaj, si qeni i Kasharit

LEXO EDHE:  Rindërtimi i banesave të prekura nga tërmeti/ Veliaj: Vila e 5-të e Lulit pret, ai ka ku fle



Në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, po punohet për pastrimin nga dëbora.

“Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE