LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thellohet skandali i dhunës në Polici/ Rrëfehet 28 vjeçari: “Më morën telefonin dhe me goditën në kokë”

25 Tetor 2021, 10:12, Kronika CNA
Thellohet skandali i dhunës në Polici/ Rrëfehet 28

28-vjeçari Amarildo Hoxha ka reaguar sërish në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij nga Policia.

Ky reagim i tij vjen menjëherë pas një deklarate të policisë, në cilën thuhej se në fakt ky person vetëm ishte shoqëruar nga ana e tyre, si pasojë e mosdhënies së mjetit të identifikimit dhe fyerjeve e kanosjeve ndaj efektivëve.

28-vjeçari shprehet se kërkon drejtësi, për shkak se policia pasi i ka marrë telefonin dhe më pas ka nisur ta godasë nga koka.
Nga ana tjetër, policia më herët është shprehur se është dërguar një grup pune në Komisariatin e Policisë Lushnjë, me qëllim verifikimin e rastit dhe nisjen e hetimit disiplinor në rast se konstatohet tejkalim i kompetencave të punonjësve të Policisë në kryerjen e detyrës.

?Rreth orës 04:40 të mëngjesit të datës 24.10.2021, kanë ndaluar mjetin me targa AA 935 CR ( me drejtues të identifikuar më pas si shtetasi A. H., 28 vjeç, banues në Drenovicë, Berat), i cili ka refuzuar të japë dokumentet e identifikimit, duke fyer dhe kanosur për jetën efektivët e Policisë.
Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin forcërisht të shtetasit A. H., në Komisariatin e Policisë Lushnjë. Duke qenë se edhe shërbimet e Policisë edhe shtetasi i shoqëruar kanë patur pretendimet respektive, është njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e cila ka vënë në dispozicion një oficer të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, për të kryer veprimet.
Nga ana e oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë janë administruar kallëzimet e punonjësve të Policisë, kallëzimi i shtetasit A. H., këqyrja dhe vendimi i ekspertimit mjeko-ligjor për shtetasin A. H. Në përfundim të veprimeve procedurale, oficeri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka komunikuar me Sallën e Komandimit pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë, për të komunikuar veprimet hetimore dhe hetimin e këtij personi në gjendje të lirë.
Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për të dërguar një grup pune në Komisariatin e Policisë Lushnjë, me qëllim verifikimin e rastit dhe nisjen e hetimit disiplinor në rast se konstatohet tejkalim i kompetencave të punonjësve të Policisë në kryerjen e detyrës?, thuhej në deklaratën e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga