Connect with Us

Sudan/ Ushtria merr kontrollin e vendit, shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bota

Sudan/ Ushtria merr kontrollin e vendit, shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Publikuar

-

cna, lajme, bote, sudan

Në Sudan, Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe shpërndau këshillin e përbashkët civilo-ushtarak që kishte drejtuar vendin për dy vitet e fundit.

Forcat e ushtrisë arrestuan kryeministrin Abdalla Hamdok dhe zyrtarë të tjerë të Këshillit Sovran në pushtet.

Ministria e informacionit e Sudanit, e cila vazhdoi të publikonte deklarata në internet, njoftoi se zoti Hamdok u arrestua pasi refuzoi të mbështeste grushtin e shtetit.

Në kryeqytetin Kartum shpërthyen protesta të hënën pas njoftimeve për arrestimin e zotit Hamdok. Gazetari Michael Atit, i cili ndodhet në Kartum, i tha Zërit të Amerikës se mijëra njerëz, shumica të rinj, kishin dalë në rrugë dhe po marshonin drejt qendrës së qytetit. Ai raportoi se kishte dëgjuar të shtëna armësh dhe kishte parë goma të djegura në rrugë.

Zoti Atit tha se shumica e telekomunikacioneve në Kartum janë ndërprerë, përfshirë internetin dhe stacionet e radios. Vetëm një stacion televiziv shtetëror ishte në transmetim, që luante muzikë patriotike.

“Ata që mbështesin marrjen nën kontroll të vendit nga ushtria do të argumentojnë se ky është një ‘korrigjim’ i rrugës së revolucionit, por mendoj se shumë prej atyre që donin një pushtet plotësisht civil do ta shohin këtë pa dyshim si një hap prapa”, thotë Isma’il Kushkush, një gazetar i pavarur dhe ish-korrespondent për Afrikën Lindore në New York Times. “Unë e shoh këtë si një pengesë për tranzicionin drejt një demokracie,” i tha zoti Kushkush Zërit të Amerikës.

Zoti Hamdok, një ekonomist dhe diplomat që ka punuar për OKB-në, u emërua kryeministër i përkohshëm i vendit në gusht 2019. Ai drejton një qeveri të përkohshme që mori pushtetin pas rrëzimit të diktatorit Omar al-Bashir, i cili u arrestua gjatë protestave masive. Vendi po përgatitet për zgjedhje në fund të vitit të ardhshëm dhe sipas kushtetutës, Hamdokut i ndalohet të kandidojë.

LEXO EDHE:  Pse e fituan Aleatët Luftën e Dytë Botërore?

Por ai është përballur me rezistencë të ashpër nga elementë të ushtrisë së vendit. Më 21 shtator, forcat besnike të al-Bashirit përdorën tanke për të bllokuar një urë kryesore dhe u përpoqën të merrnin pushtetin. Grushti i shtetit u vu nën kontroll dhe dhjetëra ushtarë u arrestuan.

Ambasada amerikane në Kartum tha të hënën se “është shumë e shqetësuar nga njoftimet se forcat e armatosura kanë ndërmarrë veprime kundër qeverisë civile të Sudanit dhe dënon veprimet që po minojnë tranzicionin demokratik të Sudanit.”

Ambasada u bëri thirrje “të gjithë aktorëve që po pengojnë tranzicionin e Sudanit të tërhiqen dhe të lejojnë qeverinë e përkohëshme të udhëhequr nga civilët të vazhdojë punën e saj të rëndësishme për të arritur objektivat e revolucionit të vitit 2019./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

SHBA do të rrisë prodhimin e vaksinave Covid-19 me 1 miliard doza deri në vitin 2022

Publikuar

-

Nga

Administrata Biden njoftoi këtë javë se Shtetet e Bashkuara synojnë të rrisin prodhimin e vaksinës COVID-19 me më shumë se një miliard doza në vitin 2022. Kjo vjen ndërsa ligjvënësit amerikanë po shprehin sjqetësim rreth pabarazive në shpërndarjen globale të vaksinave dhe normat e vaksinimit midis vendeve më të pasura dhe atyre më të varfra. Korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, njofton

Përpjekja e Shteteve të Bashkuara për vaksinime në mbarë botën – duke dhuruar më shumë se 235 milionë doza vaksinash për mbi 100 vende deri më sot – do të shkojë edhe më tej me njoftimin që u bë të mërkurën.

“Ne kemi dhuruar më shumë doza se të gjitha vendet e tjera të marra së bashku. Ne do të vazhdojmë dhe duhet të vazhdojmë të dhurojmë gjithnjë e më shumë doza. Aktualisht, ne po i dhurojmë botës 1.2 miliardë doza. Kjo përfshin marrëveshjen e qeverisë amerikane për të ofruar 1 miliard doza të vaksinës Pfizer për vendet në nevojë përmes programit COVAX“, tha David Kessler me grupin e punës për përgjigjen ndaj Covid-19.

Por njoftimi i kësaj jave vjen pas një presioni në rritje mbi administratën Biden për të shtuar përpjekjet. Edhe ligjvënësit demokratë po kërkojnë të dine përse Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë më shumë për të mbyllur hendekun e vaksinave mes vendeve të pasura dhe të varfra.

“Edhe pse shumë prej nesh në Shtetet e Bashkuara po marrin vaksina përforcuese, më pak se 5% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë një dozë të vetme. Sipas disa vlerësimeve, shumë njerëz në vendet me të ardhura të ulëta nuk do të kenë qasje tek vaksinat deri në vitin 2023 pa rritje të konsiderueshme në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave në mbarë botën”, tha ligjvënësja demokrate Rosa DeLauro.

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Qytetet gjermane kërkojnë ndihmën e ushtrisë

LEXO EDHE:  U shemb nga pasha e kamionit/ Nis rindërtimi i urës së Darëzezës nga ushtria

Ekspertët amerikanë të shëndetit thonë se ndërsa normat e vaksinimit në Amerikën e Veriut dhe Evropë janë rreth 50%, në Afrikë ato janë deri në 10%.

“Cili është problemi? Cila është pengesa? A po i ndihmojmë sa duhet vendet e Afrikës, sepse edhe një herë, ne shohim pabarazi mes tyre dhe pjesës tjetër të botës”, tha ligjvënësja demokrate Barbara Lee.



Edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë 50 milionë vaksina në Amerikën Latine dhe Karaibe, ligjvënësit thonë se përpjekjet e administratës Biden kanë mbetur shumë prapa.

“Rusia shpërndau vaksinat e saj të para në shkurt të vititi 2021. Kina bëri shpërndarjen e saj të parë në mars të vitit 2021. Administrata e Presidentit Biden nuk bëri asnjë shpërndarje vaksinash deri në qershor”, tha senatori republikan Marco Rubio.

Ekspertët e shëndetësisë u thonë ligjvënësve se Shtetet e Bashkuara sapo po e arrijnë objektivin për shkak të një sërë faktorësh.

“Kërkesat e brendshme kishin përparësi. Së dyti, ne kemi kaluar nëpër procedura rigoroze për t’u siguruar, që çdo gjë që kemi dhuruar, është e sigurt dhe e besueshme”, thotë Kevin O’Reilly me Departamentin e Shtetit.

Një pikë kthese e mundshme për të luftuar COVID-19 në nivel global? Kompania Pfizer njoftoi të enjten se do të lejojë kompani të tjera të prodhojnë ilaçin e saj antivirale për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

“Unë mendoj se do të kemi sasi të konsiderueshme të ilaçit anti-viral. Kemi vaksinat plus ilaçin. Është hera e parë që po filloj të shoh një mënyrë sesi mund ta marrim situatën nën kontroll, jo ta eliminojmë, apo të shpëtojmë plotësisht nga virusi”, thotë Dr. David Kessler.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave filloi shqyrtimin e kërkesës së kompanisë Pfizer për autorizimin urgjent të ilaçit anti-viral këtë javë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Parlamenti i heq imunitetin ish-kancelarit Kurz

Publikuar

-

Nga

Tani mund të hetohet kundër politikanit konservator autstriak Sebastian Kurz për korrupsion dhe dëshmi të reme. 35-vjeçari Kurz votoi edhe vet për heqjen e imunitetit parlamentar.

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz ka humbur imunitetin parlamentar dhe mund të hetohet lidhur me akuzat për korrupsion. Këshilli kombëtar, Parlamenti në Vjenë, votoi për heqjen e imunitetit politikanit konservator 35-vjeçar. Kurz dhe partia e tij ÖVP e mbështetën këtë hap, për të mundësuar zbardhjen e shpejtë të akuzave.

Para taksash për modifikimin e sondazheve

Prokuroria e krimit ekonomik dhe korrupsionit po heton ndaj Kurz dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë politik për shkak të dyshimeve për abuzim. Përmes sondazheve të modifikuara me para taksash mendohet të jetë ndihmuar ngjitja e tij në karrierë si kryetar i ÖVP-së dhe kancelar. Përveç kësaj ndaj Kurz janë bërë denoncime për dëshmi të reme në komisionin hetimor parlamentar, që hulumtonte çështjen e korrupsionit në qarqet e ÖVP-së dhe partisë së djathtë FPÖ. Kurz i ka  hedhur poshtë të gjitha këto akuza.

LEXO EDHE:  SHBA sjell autoblinda në Shqipëri/Çfarë po ndodh?!

LEXO EDHE:  Pse e fituan Aleatët Luftën e Dytë Botërore?



Më 6 tetor pati kontrolle ndër të tjera në kancelari, në selinë e ÖVP-së dhe në Ministrinë e Financave. Kurz fillimisht ngurroi të japë dorëheqjen. Por kërcënimi për mocion votëbesimi nga partia ekologjiste dhe opozita në parlament e nxitën atë pak ditë më pas të deklarojë dorëheqjen si kancelar. Ai qendroi kryetar i ÖVP-së duke kaluar në pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar.

Mandati i parë i humbur për shkak të skandalit Ibica

Kurz ka pasur një karrierë të rrufeshme: Në moshën 27 vjeçare ai u bë ministër i Jashtëm, me 31 vjeç kancelar. Mandatin e parë si kancelar ai e humbi duke iu dashur të japë dorëheqjen më 2019, kur u ngritën akuza për korrupsion ndaj partisë në koalicionin qeverisës FPÖ. Në valën e zbardhjes së të ashtuquajturit skandali Ibica hetuesit verifikuan edhe chats nga qarqet e ÖVP-së, gjë që çoi në rrëzimin e kancelarit Kurz./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Tërmeti “shkund” Turqinë/ Ja sa ballë ishte

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Një tërmet i fortë, me magnitudë 5.1 ballë, i shkallës Rihter ka goditur Turqinë Lindore mesditën e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 14:40  të mesditës të së premtes.



Sipas të dhënave, lëkundja ishte relativisht e cekët, pasi thellësia fokale është regjistruar 5 km.

Epiqendra u raportua 56 kilometra në lindje të Erzurumit dhe 28 kilometra në juglindje të Pasinler.

LEXO TE PLOTE