Connect with Us

Skandali/ Ministria e Drejtësisë shfajëson noteren falsifikatore të Ben Blushit

Politikë

Skandali/ Ministria e Drejtësisë shfajëson noteren falsifikatore të Ben Blushit

Publikuar

-

/
cna, lajme

Gati një vit e gjysëm më parë, CNA.al raportoi sesi noterja Violeta Sulkaj kishte falsifikuar një kontratë noteriale.

Një konttratë mes dy shtetasve, Andon Dhima dhe Vangjel Zguri, lidhur me blerësen Natali Blushi.

Një ambient shërbimi në qytetin e Korçës, ku nga ana tjetër CNA.al duke bërë një vlerësim të tregut me ekspertë, atëherë raportoi se vlera e pronës ishte rreth 400 mijë euro. Ndërkohë që ajo ishte firmosur për vetëm 30 mijë euro.(Lexo këtu)

Natali Blushi, vajza e deputetit socialist Ben Blushi, kishte marrë një ambient biznesi dhuratë nga prindërit e saj.

Kontrata ishte firmosur në muajin maj të vitit 2015. Ndërkohë që Natalia ndodhej në Angli. Kjo e vërtetuar edhe sipas sistemit TIMS. Dhe kontrata e hartuar nga noterja ishte e falsifikuar. Pra, nuk ishte firma e Natalisë.

Palët, pra noterja vetë, Ben Blushi dhe Andon Dhima janë përfshirë në një përplasje me drejtësinë. Ka një kallëzim penal, një hetim. Por, nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë, e cila duhet të bënte verifikimet duket se ka tentuar qartazi ta shfajësojë shtetasen Violeta Sulkaj, e cila është dhe noterja që ka kryer falsifikimin.

Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një proçesi të dyshimtë dhe manipulativ ka bërë që mos ketë asnjë masë disiplinore, por të shpëtohej Violeta Sulkaj nga një procedim i mundshëm që mund t’i ndodhte për shkak të faktit se kishte firmosur një kontratë dhe e kishte bërë ligjore atë, në momentin kur një nga personat nuk kishte qënë prezent në zyrën noteriale.

Kontrata noteriale thotë qartazi se “para meje noteres Violeta Sulkaj kanë firmosur shtetasit Andon Dhima, Natali Blushi…”.

Në fakt një nga palët, Natali Blushi nuk ndodhej fare në Shqipëri. TIMS e thotë qartë. Ajo ndodhej jashtë vendit. (Lexo këtu) 

Në lidhje me këtë denoncim të bërë nga CNA.al, Ministria e Drejtësisë në vitin 2020 tha se nuk kishte mundur të bënte një kontroll për shtetasen notere Violeta Sulkaj. Kjo për shkak edhe të situatës së pandemisë së Covid-it.

Në shkresën zyrtare, Ministria e Drejtësisë deklaronte se ka urdhëruar që inspektimi të bëhej brenda 2020, por e bënë në 2021 pikërisht gjatë e pas fushatës zgjedhore.

Kuptohet, koha e fushatës gjithmonë. “Ujku mjergull do”, dhe ministri i Drejtësisë, me urdhërin numër tre, në fillim të janarit 2021 ka udhëzuar që të bëhet inspektimi i përgjithshëm pranë zyrës së Violeta Sulkajt.

Dhe raporti final është firmosur pikërisht në qershor të vitit 2021, gjashtë muaj pas zgjedhjeve. Është mbyllur inspektimi dhe nuk ka pasur asnjë masë ndaj zonjës notere e cila ka firmosur një kontratë të falsifikuar. E përsërisim zonjusha Natali Blushi nuk ndodhej në Shqipëri në momentin e firmosjes së kontratës, kurse sipas kontratës noteriale ka qënë në zyrën e saj.

Nga ana tjetër Ministria e Drejtësisë dhe inspektorët e saj justifikohen se noterja, bashkëlidhur kopjes së aktit të shitjes, ka mundur të sigurojë dhe një deklaratë nga pala tjetër shitëse e përfshirë në këtë kontratë, shtetasi Vangjel Zguri, i cili ka thënë se “kontrata është kërkuar nga Natali Blushi, kur kjo e fundit ndodhej në Shqipëri, për shkak të udhëtimit jashtë Shqipërie dhe në momentin e nënshkrimit ka qënë vetë pranë noteres”.

Prona në Korçë

Në fakt denoncimi i CNA.al nuk ka të bëjë fare me ka qënë apo nuk ka qënë shtetasi Vangjel Zguri prezent në aktin e shitjes së një ambienti të një biznesi privat në Korçë.

Denoncimi i CNA.al ka qënë se noterja ka firmosur një kontratë dhe e ka legalizuar atë pa praninë e palëve. Ku njëra nga palët ndodhej jashtë vendit.

Ka qënë apo jo Vangjel Zguri apo Andon Dhima në zyrë, kjo nuk ka rëndësi.

Rëndësi ka detaji, Natali Blushi nuk ndodhej në Shqipëri në momentin e firmosjes së kontratës. Ajo mund ta ketë kërkuar firmosjen e kësaj kontrate para se të largohej nga vendi. Por duhet të kishte firmosur një akt noterial, përpara se të largohej nga Shqipëria. Duhej të kishte autorizuar dikë që të firmoste në emër të saj. Sepse kështu e kërkon ligji.

Kurse, noterja Violeta Sulkaj thotë se ka një letër të një nga palët, që thotë se s’ka pretendime dhe kështu Ministria e Drejtësisë e justifikon procedurën, pa dhënë asnjë masë për shtetasen Violeta Sulkaj.

Në fakt CNA.al ka një tjetër dokument nga shtetasi Vangjel Zguri, i cili deklaron se nuk e njeh Natali Blushin. Por, ky është një dokument që i përket hetimeve të prokurorisë dhe as Violeta Sulkaj, as Ministria e Drejtësisë, nuk do të munden ta mbyllin një falsifikim me pretendime dhe me deklarime të dyshimta, nga persona me problematika me drejtësinë.

LEXO EDHE:  U largua nga drejtimi i LIBRA/ Blushi drejt Top Channel

Më tej mund të theksojmë se Ministria e Drejtësisë, në një dokument zyrtar dërguar CNA.al thotë se mbyllja e përgjegjësisë disiplinore, apo mos dhënia e masës ka ndodhur për shkak të faktit se kanë kaluar pesë vite nga shkelja disiplinore e bërë nga noterja.

Pra, kontrata është hartuar në 2015, ndërsa Ministria është vënë në dijeni në gusht të 2020-ës.

Pra, sipas Ministrisë së Drejtësisë, noterët mund të falsifikojnë dhe në qoftë se kalojnë pesë vite nuk ka masë disiplinore për ta. Kështu mund ta thotë ligji.

Por, a mund të qëndrojë më në detyrë si noter, dikush që është kapur në falsifikim?

Mjafton një verifikim mjaft i thjeshtë. Shtetasja Natali Blushi kontrollohet a ka qënë ose jo në Shqipëri gjatë kohës që është firmosur kontrata.

Merret kontrata tek noterja Violeta Sulkaj dhe vihet përpara. Shtetasja ndodhet jashtë, sipas TIMS-it.

Tani, ose ka falsifikuar Violeta Sulkaj, ose ka falsifikuar TIMS.

Tek TIMS-i, kemi siguri të plotë.

Atëherë del që noterja ka falsfifikuar firmën. Por, sipas Ministrisë së Drejtësisë kanë kaluar pesë vite.

Po, a mund të qëndrojë më notere dikush që është kapur në flagrancë në falsifikim?

The scandal/ Etilda Gjonaj takes under her personal protection the forgery notary
 Noterja Violeta Sulkaj

Pra, justifikimet me dokumenta bashkëngjitur nga persona të tjerë, nuk kanë asnjë vlerë.

Vlera ligjore është një dhe vetëm një. Një kontratë dhe sistemi TIMS, që tregon se njëra palë nuk ndodhej në Shqipëri në momentin e firmosjes së saj. Ky është fakti, të tjerat janë veçse justifikime të bëra nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë. Ndoshta të urdhëruar nga eprorët e tyre, nga ish-ministrja Etilda Gjonaj, e cila kurrë nuk mundi të hetonte të vërtetën e këtij skandali. Për më tepër e shtyu dhe e vonoi atë për gati gjashtë muaj dhe në finale raportin e nxori pas gati një vitit, duke i shërbyer pa asnjë diskutim Natali Blushit. Vajzës së ish-deputetit socialist dhe kreut të LIBRA-s, Ben Blushi, i cili sot mban detyrën e drejtorit të Top Channel.

Kush është Ben Blushi, nuk ka nevojë për fjalë.

Fakti është se Etilda Gjonaj, Ministria e Drejtësisë dhe inspektorët e saj, ashtu si Violeta Sulkaj, janë përfshirë në mbylljen e plotë të dosjes së falsifikimit, duke u justifikuar me argumenta ligjorë apo dhe dokumenta të ofruara nga vetë noterja.

CNA.al do të sjellë të tjera dokumenta dhe fakte në lidhje me këtë rast. Me këtë skandal i cili qartazi nuk ka për t’u mbyllur edhe pse do Etilda Gjonaj, edhe pse mund të dojë Ben Blushi, apo struktura të tjera të drejtësisë, prokuroria apo gjykata të cilat për shkak të presioneve, ndoshta bëjnë një hap pas. Nga frika se dikush ka në dorë “kamzhikun” e medias.

Gjithësesi e vërteta nuk do të ndalet. Faktet janë, TIMS është, deklarimi i pasurisë së Ben Blushit është, kontrata e shitjes është, ashtu siç është dhe ky raport final i Ministrisë së Drejtëisë, e cila turpësisht konfirmon se noterja mund të ketë falsifikuar firmën.

Në prani të noteres mund të jetë falsifikuar firma e Natali Blushit, por shkelja ka kaluar pesë vite. Mjafton të falsifikosh, po shpëtove pa u kapur pesë vite mund të ecësh përpara dhe të vazhdosh detyrën e noterit. Kështu të paktën thotë ligji i pretenduar nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë dhe e firmosur në fund nga ish-ministrja Etilda Gjonaj./CNA.al

Skandali/ Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë mbyllin dosjet korruptive

Nëntë muaj pas skandalit/ Noterja falsifikatore e Ben Blushit vijon lirisht detyrën

Ekskluzive/ Ministria e Drejtësisë fillon hetimin ndaj noteres së Ben Blushit

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Skandali me noteren falsifikatore/ Kush e bleu heshtjen e Etilda Gjonajt dhe sa ka kushtuar

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Video-11 Dhjetori/ Berisha thirrje demokratëve: Të bashkohemi në Ditëlindjen e PD-së!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha i ka shprehur sot falenderimin e tij, ndaj delegatëve demokratë të qarkut të Fierit që kanë mbrojtur procesin e mbledhjes së firmave për Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha i ka bërë thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen në këtë Kuvend Kombëtar, që e cilëson si “ditëlindja e PD-së”.

“Falenderoj nga zemra delegatët firmëtarë të degëve Fier, Patos, Mallakastër dhe Roskovec, – shkroi Berisha në Fb, –  për guximin dhe dinjitetin në administrimin dhe mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, sikundër u bëj thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne në Ditëlindjen e Partisë Demokratike! Të bashkuar drejt Fitores!”-shkruan Berisha./CNA.al



LEXO EDHE:  Rikthimi i Blushit në media/ Fevziu: Në të mirë të konkurencës

LEXO EDHE:  Rikthimi i Blushit në media/ Fevziu: Në të mirë të konkurencës

Zbulohet “hileja” e Gazment Bardhit/ Si po tenton të manipulojë numrin e delegatëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali-Basha shkel statutin/ Shndërron në “nul” degët e Partisë Demokratike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka reaguar në lidhje me zëvëndësimin e kryetarëve të disa degëve të PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Lisandër Hoxha akuzon Bashën se po shkel statutin e PD duke bërë që çdo akt i këtyre degëve dhe veprimtaria e tyre të bëhen nul.

Sipas tij, zëvëndësimi i kryetarëve të degëve pa zhvilluar mbledhje të Kryesisë, është shkelje e Statutit të PD dhe për pasojë, të gjithë janë të paautorizuar nga PD për të zëvëndësuar ata që janë dorëhequr.

Miq, në Partinë Demokratike vazhdon shkelja e statutit çdo ditë.

Zëvëndësimi i kryetarëve të degëve teë PD, pa zhvilluar mbledhje të Kryesisë, është shkelje e Statutit të PD dhe për pasojë, të gjithë janë të paautorizuar nga PD për të zëvëndësuar ata që janë dorëhequr.

Kjo shkelje bën nul të gjithë veprimtarinë e tyre dhe aktet e nxjerra nga ata.



LEXO EDHE:  Hoxha-Blushi në dosjet e SPAK?!/ Hetimet për aferat me inceneratorët duhet të shtrihen edhe në media

LEXO EDHE:  Flet taksisti i dhunuar nga policia/ Me rahen se i tregova Rames, Ben Blushin

Modeli autokratik i Lulzim Bashës është zhvlerësim për demokratët dhe sakrificat e panumërta të tyre për PD.

Hallet e tua, Luli, për karrigen e Kryetarit nuk i zgjidh duke vazhduar të tallesh me Kushtetutën e demokratëve“.-shkruan Lisandër Hoxha.

Më poshtë keni Nenin 42 të Statutit, i cili tregon rrugën e ligjshme të zevendesimit të tyre.

Neni 42

E drejta e ndërhyrjes

1. Në rast se Kryetari dhe/ose Kryesia e Degës thyejnë rëndë ose në mënyrë të përsëritur Statutin, dhe aktet e tjera të nxjerra nga organet qendrore në zbatim të tij, ose kur paralizohet veprimtaria normale e Degës, Kryesia e PDSH-së me propozim të Kryetarit të PDSH-së, ka të drejtën e ndërhyrjes dhe, në raste të veçanta, të shkarkimit, pezullimit të tyre, apo të komandimit të organeve drejtuese vendore respektive deri në mbledhjen e Kuvendit të Degës.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

109-vjetori i Forcave të Armatosura, Peleshi: Mirënjohje për ushtarakët  që e krijuan dhe i dhanë jetë një force moderne

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka uruar të gjithë djemtë dhe vajzat që shërbejnë në Forcat e Armatosura me rastin e 109 vjetorit të themelimit.

Përmes një videoje që tregon historikun e Forcave të Armatosura që nga themelimi e deri më sot, si pjesë e Aleancës së NATO-s, ministri shpreh mirënjohjen për të gjithë ushtarakët që kanë kontribuuar.

LEXO EDHE:  Kur Kreshnik Spahiu ngatërron Benin me dollarin

LEXO EDHE:  Hoxha-Blushi në dosjet e SPAK?!/ Hetimet për aferat me inceneratorët duhet të shtrihen edhe në media



Sot, 109 vjetori i  Forcave të Armatosura – mirënjohje për të gjithë ushtarakët qe e krijuan dhe i dhanë jetë një force moderne. Sot përkrah NATO, aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE