Connect with Us

Si u vodh Kaskada e Drinit në kulmin e krizës

Aktualitet

Si u vodh Kaskada e Drinit në kulmin e krizës

Publikuar

-

/

CNA.al prej disa ditësh, nëpërmjet dokumenteve zyrtare dhe ekskluzive ka denoncuar një skandal, në lidhje me një kontratë abuzive që KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) ka lidhur me një kompani private, NOA Energy, për shkëmbim e energjisë elektrike.

Bëhet fjalë për një kontratë abuzive, për faktin se nuk janë përcaktuar oraret e shkëmbimit të energjisë.

Sipas kësaj kontrate, KESH i jep energji kompanisë private NOA Energy në oraret e pikut, kur çmimi i energjisë është shumë herë më i lartë, ndërsa kjo kompani private ia kthen korporatës shtetërore, pas mesnate, kur kërkesa për energji është e ulët dhe çmimi është shumë herë më i ulët.
Ndërkohë që sot, MCN sjell disa shifra sa i takon kontratës abuzive që KESH ka lidhur me NOA.

Në 3 tetor kryeministri Edi Rama paralajmëroi shqiptarët se mbi supet e tyre të drobitura do të binte një tjetër barrë e rëndë, ajo e krizës energjetike. Përmes një fjalimi të gjatë Rama tha se kjo ishte një krizë globale, që nuk kishte lidhje me qeverinë apo faktorë të brendshëm.

Por, një ditë pas kësaj deklarate në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare zhvillohej një operacion mirëfilltazi korruptiv, i kamufluar si shkëmbim energjie. MCN publikon ekskluzivisht oraret sekrete të shkëmbimit, që tregojnë se si u vodh energjia elektrike dhe KESH përmes një kontrate shkëmbimi. Bëhet fjalë për një kontratë mes KESH dhe kompanisë private NOA Energy, e cila de facto përbën një nga skemat më të mëdha të korrupsionit në sistemin energjetik të vendi.

Në 4 tetor, pra të nesërmen e deklaratës së kryeministrit, nga ora 17 deri në orën 23 të mbrëmjes KESH i ka dhënë kompanisë NOA, saktësisht 1807 megavat energji. Siç tregohet nga tabela në foto, energjia është dorëzuar e gjitha në periudhën pik, ku çmimi në bursën hungareze për ato orë në atë datë ka variuar nga 206 deri në 271 euro për megavat. Në të njëjtën ditë, NOA i ka kthyer KESH-it mbrapsht 817 mega vat energji, por kthimi i energjisë është bërë nga ora 1 e natës deri në 6 të mëngjesit. Në orët që NOA i ka kthyer energjinë KESH-it, cmimi në bursë në atë datë ka variuar nga 50 deri në 150 euro për mega.

E njëjta skemë identike është aplikuar çdo ditë nga qershori deri në tetor. KESH i ka dhënë energji NOA-s në periudhën pik, kur cmimet janë në stratosferë. NOA këtë energji e shet me çmim të lartë dhe më pas e blen gjatë natës me çmim të lirë për t’ja kthyer KESH-it.

LEXO EDHE:  Video-skandali/ Zbardhet dëshmia e vajzës në prokurori

Për periudhën nga 1 tetori deri në 13 tetor KESH i ka dhënë NOA-s në total 10 mijë e 417 mega vat energji, të cilat në orët e dorëzuar sipas çmimeve në bursë kanë patur një vlerë totale prej 2 milionë 620 mijë eurosh. Për të njëjtën periudhë NOA i ka kthyer KESH-it mbapsht 12 mijë e 200 mega vat energji, të cilat në profilet kur janë dorëzuar kanë patur një vlerë totale prej 1 milionë 557 mijë euro. Pra në vetëm 10 ditë shkëmbime, Kaskadës së Drinit i janë vjedhur gati 1 milionë e 100 mijë euro.

Shkëmbimi i energjisë mes KESH dhe NOA ka vazhduar nga qershori deri në gjysmën e tetorit. Madje dy javë pasi kryeministri përbetohej se qeveria do ta menaxhonte krizën në mënyrën më të mire dhe një javë pasi qeveria kishte shpallur gjendjen e emergjencës energjetike KESH dhe NOA shkëmbenin energji. Me të njëjtën skemë identike. KESH i ka dhënë NOA-s energji në periudhën pik, dhe e ka marrë atë mbrapsht në orët e natës dhe në fundjave, ku cmimet janë minimale. Me pak fjalë, kjo kontratë ka vënë në funksion të një kompanie private asetin më të rëndësishëm strategjik të vendit, kaskadën e Drinit.

Kontrata e shkëmbimit të energjisë është iniciuar nga ish drejtori i KESH, Benet Beci që sot mban postin e deputetit për Partinë Socialiste, që në mars të këtij viti. Por firmën finale në të e ka hedhur Besian Kadiu, i cili u komandua në krye të KESH për një periudhë të shkurtër, pasi Benet Beci kandidoi për deputet. Por kjo kontratë, implikon disa zyrtarë dhe institucione njëherësh, përfshirë Autoritetin e Konkurrencës.

Të gjithë këta mundësuan një nga skemat më të mëdha të vjedhjes që është bërë ndonjëherë në sektorin energjetik të vendit. Një gjakderdhje e mirëfilltë financiare, e cila i ka marrë qytetarëve shqiptarë në kulmin e krizës energjetike minimalisht 5 milionë euro. Megjithatë dëmi real që ajo ka bërë është shumë më i madh se kaq. Tashmë Spak gjendet përballë provave flagrante, mjafton të sekuestrojë në OST profilet e shkëmbimit të energjisë, nga qershori deri në 17 tetor./ MCN

Pas Autoritetit të Konkurencës, ERE paralajmëron skandalin e kontratës KESH-NOA energy

SKANDALI KESH – NOA/Zbulohet kontrata korruptive që fundos zyrtarët

Afera KESH-NOA dhe heshtja e të gjithëve

Afera KESH-NOA/ SPAK nis verifikimet, a do t’i shkojë deri në fund skandalit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Akuzat për shpifje/ Bujar Dugolli fiton gjyqin ndaj Baton Haxhiut

Publikuar

-

Nga

Bujar Dugolli, priofesor dhe ish ministër në qeverinë e Kosovës, ka fituar gjyqin ndaj dy shkrimeve të publikuara në gazetën Express në vitin 2009, kur në atë kohë drejtor i saj ishte Baton Haxhiu.

Kjo gazetë para 15 viteve kishte botuar dy shkrim ndaj Dugollit, njërin me titull ‘Bujar Trump’ me autor Baton Haxhiun dhe një shkrim tjetër me titull ‘Ku i more Bujar 3 milion t’buta’, me autor Jeton Musliun.

‘Shkrimet e tilla shpifëse dhe denigruese kishin ndodhur në prag të fushatës zgjedhore parlamentare të vitit 2007, ku qëllimi kryesor ishte dëmtimi shumëdimensional i imazhit, duke përhapur më qëllim lajme të rrejshme e shpifje të ulëta, të cilat ndikuan negativisht në karrierën politike duke krijuar edhe perceptimin të rrejshëm ndaj personalitetit tim’, ka shkruar Dugolli në llogarinë e vet në ‘Facebook’, ku ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka nxjerrë një aktgjykim, përmes së cilit pranohet pjesërisht si e bazuar kërkesëpadia, ndaj Baton Haxhiut dhe Jeton Musliu, për kompensim të dëmit material dhe jomaterial.

LEXO EDHE:  Video-skandali/ Zbardhet dëshmia e vajzës në prokurori

LEXO EDHE:  Protestat/ Taulant Muka paralajmëron një skandal tjetër



‘Objekt i theksuar i kësaj padie janë shkrimet shpifëse të datë: 22.09.2007, në gazetën Express me drejtor e autor Baton Haxhiu, shkrimi me titull ‘Bujar Trump’ dhe shkrimi tjetër, në po të njëjtën gazetë, me titull ‘Ku i more Bujar 3 milion t’buta’, me autor Jeton Musliun’, ka treguar Dugolli.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video- Lulzim Basha, mashtruesi komik që ble audiencën

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha nuk di të ndalet. Edhe pse demokratët e kanë braktisur dhe e kanë lënë të vetëm, sërish ai nuk shqetësohet. Mbështetjen e gjen nga audienca e blerë.

Ditën e sotme, kryetari i shkarkuar i PD zhvilloi një takim në Kurbin, ku u prit me protesta nga demokratët e zonës.

Por kjo nuk e shqetësoi Bashën. Madje ai ishte shumë i qetë edhe kur u lidh live në faqen e tij zyrtare ku po e ndiqnin vetëm 865 persona dhe në pak sekonda, kjo shifër shkoi në 2200 persona, ose 1400 më shumë.

Më pas, nuk kaloi as 1 minutë, dhe kjo shifër shkoi në 2700 persona, pra 500 më shumë dhe duke u rritur në çdo sekondë e duke shkuar deri në 3800 persona.

LEXO EDHE:  Përmbytjet në Shkodër/ KESH jep lajmin e mirë

LEXO EDHE:  Ish konkurentja e “Përputhen” i vihet kundër produksionit për skandalin Alvisa-Hysen: Degjeneroni njerëzit për klikime



Kjo shifër ishte gjatë kohës që Basha sa po hynte në sallën ku do mbahej takimi,  çka do të thotë se nuk ka asnjë shqiptar aq të gatshëm sa të rrijë live për të parë vetëm Bashën i cili duket sikur bën pasarelë mode e duke u munduar të shfaqet i gëzuar, falë mbështetjes së madhe që po merr nga një audiencë e rreme.

Veprimet e kryetarit të shkarkuar të PD janë njësoj si të një mashtruesi komik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E vërteta e deklaratave të ambasadores Yuri Kim mbi investimet amerikane

Publikuar

-

Nga

Nga Ola Xama 

Një ditë më parë Ambasadorja e SHBA në Tiranë iu përgjigj pyetjeve mbi rezultatet dyvjeçare të punës së saj në Shqipëri, ku një nga prioritetet e vendosura nga vetë ajo ishte tërheqja e investimeve amerikane. Ajo e konsideroi këtë angazhim të saj një arritje, ndërsa thumboi lehtë qeverinë se nuk ka bërë sa duhet për përmirësimin e klimës së biznesit

Por cila është e vërteta e investimeve amerikane në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit?

Ambasadorja përmendi dy projekte të cilat do të realizohen nga 3 firma amerikane: ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës nga Bechtel dhe kthimi në punë i Termocentralit të Vlorës bashkë me ndërtimin e terminalit të gazit nga shoqëritë Exxon Mobil dhe Excelerate Energy.

T’i marrim me radhë,

Kompania Bechtel operon prej vitesh në tregun e Ballkanit dhe në Shqipëri ka qënë prezente gjatë ndërtimit të rrugës Durrës- Kukës, pra nuk është një investitor i ri.

Mënyra se si kjo kompani do të investojë në Shqipëri kufizohet në projektimin dhe ndërtimin e Skavicës, ndërsa angazhohet që të ndihmojë në gjetjen e shumës borxh për ndërtimin e veprës në bankat amerikane, vlerë e cila arrin afërsisht 500 milion euro.



Investim i huaj konsiderohet kur kompanitë e huaja sjellin kapital dhe para të tyre në një vend, dhe jo kur i marrin.

Në rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë Bechtel për ndërtimin e Skavicës, janë anashkaluar procedurat normale të prokurimit, çka në një vepër të tillë, e përmasës financiare astronomike zbatimi i këtyre procedurave duhet të ishte kusht. Shteti shqiptar dhe ligji detyron kompanitë që mbi kufirin monetar 800 mijë lekë të zhvillojë tendera, ndërsa për vlera shumë më të konsiderueshme bëhen ligje për përzgjedhen e një firme me procedurë të veçantë. Përse nuk zhvillohet garë për të parë nëse vijnë edhe kompani më të mëdha se Bechtel të cilat mund të japin oferta më të leverdisshme?
Po per sa i takon Termocetralit të Vlorës?

LEXO EDHE:  Zbulohen detajet/ Banorët marrin ndihma nga shteti dhe i shesin

LEXO EDHE:  Fiks-Fare paralajmëron skandalin/ Me sa para zhduken provat në Prokurorinë e Fierit

Në këtë projekt të ri të furnizimit me gaz të lëngëshëm nga kompania amerikane Exxon Mobil ka një dilemë të madhe ekonomike: përse duhet që gazi të vijë me kontenier nga Amerika kur gazsjellësi TAP kalon afër Vlorës dhe madje ka dhe një pikë dalëse në Fier? A është më e lirë kosto e furnizimit nga një vend i largët si SHBA apo nga një tubacion që kalon në Shqipëri?
Sërish pala e shtetit shqiptar do të blejë energjinë që do të prodhohet nga termocentrali përmes një çmimi të fiksuar duke rënduar buxhetin e OSHEE, ndërsa kompanitë nuk marrin risk për tregtimin vetë të energjisë në treg të lirë.
Kostot në këtë variant shtohen edhe më shumë pasi kompanitë do të ndërtojnë dhe terminalin e gazit, i cili nevojitet për të bërë furnizimin nga kontenierët, ndërsa në rast se do të zgjidhej gazi nga TAP, nuk do të kishte nevojë për një terminal të ri, por vetëm për ndërtimin e tubacionit lidhës. Vënia në punë e TEC-it plus ndërtimi i tubacionit është vlerësuar nga eksperti që kontaktoi qeveria shqiptare “Roland Berger” në 56 milion euro, ndërsa varianti për rregullimin e TEC-it me terminal i amerikanëve kushton 120 milion euro.

Edhe në këtë rast qeveria nuk ndoqi procedurën ligjore të tenderimit të punimeve apo dhënies në përdorim/koncesion të TEC-it të Vlorës duke eleminuar garën pavarësisht madhësisë dhe emrit të mirë që ka Exxon Mobil.

Në të dy rastet negociatat e qeverisë më kompanitë nuk kanë qënë të hapura për publikun.

Për projekte të ngjashme ku janë përzgjedhur procedura ekstraligjore në fushën e biznesit ambasadat kanë qënë të parat që kanë drejtuar gishtin se si qeveria po dëmton klimën e biznesit dhe konkurrencën, ndërsa në këtë rast më kujtohet ajo shprehja e priftit: Bëni siç them unë, por mos bëni siç bëj unë!

LEXO TE PLOTE