Connect with Us

Nga Ermand Mertenika / Njihuni me lazerin e estetikes

Shëndeti

Nga Ermand Mertenika / Njihuni me lazerin e estetikes

Publikuar

-

/

Një revolucion i vërtetë në mjekësinë estetike është dhe trajtimi me lazer estetik.

Lazeri është një dritë koherente, monokromatike me një gjatësi vale të vetme.

Aktualisht lazeri përdoret gjerësisht në mjekësi estetike për trajtime të ndryshme si: plakje e lëkurës, njolla pigmentuese, akne, smaliatura, depilim definitiv, couperose dhe telangictasi, hemangioma, etj.

Megjithë suksesin shumë të madh të tij, përdorimi i lazerit ka gjithashtu kufizime.

Ai është i kundërindikuar në situata dhe individë me probleme të ndryshme si: shtatzania, qimet e nishaneve, mbajtja e protezave elektronike (tip pace maker), sëmundje të lëkurës mbi zonën që trajtohet (psoriasis, herpes), diabet, medikamente foto-sensibilizues, lëkurat e nxira apo lëkurat e ekspozuara në rreze uv (diell apo solar) deri në 4 javë para trajtimit.

Përsa i përket shumëllojshmërisë së lazerave ato janë të ndara dhe kryejnë funksione të ndryshme.

Ndër to mund të përmendim lazera  që përdoren për trajtimin e rrudhave si lazeri co2, i cili provokon një dermabrazion pak a shumë të thellë. Ai aplikohet nën anestezi lokale mbi zonën që do të trajtohet (kapakët e syve, konturi i buzëve, buzë e sipërme etj). Ky lazer përdoret për të tendosur lëkurën duke vepruar në shtresat e thella të saj.

Lazeri vepron më në sipërfaqe të lëkurës. Ai realizohet po ashtu nën anestezi lokale dhe ka një efekt termik më të vogël sesa lazeri co2. Përdoret për trajtimin e lëkurave të reja apo të pigmentuara, për trajtimin e rrudhave të vogla, ose zonave që nuk mund të trajtohen me lazer.

Për trajtimin e njollave kafe përdoret lazeri ktp.

Rrezet e lazerit absorbohen nga zonat e kuqe të lëkurës, në mënyrë specifike nga venat e vogla dhe njollat e kuqe

Lazeri per depilim

Parimi i lazerit për depilim është të përdorë dritën e pulsuar me gjatësi vale 590-1200 nm e cila mbyll rrënjët e qimeve duke minimizuar mundësinë e mbirjes së tyre në vende të tjera si pasojë e energjisë kalorifike (nxehtësisë) në të cilën shndërrohet drita e pulsuar.

Për trajtim 100% të qimeve të një zone, nevojiten disa seanca. Drita e pulsuar vepron vetëm mbi qimet që janë në fazën anagjene (rritje). Ajo nuk vepron mbi qimet në fazë katagjene (që kanë mbaruar rritjen) apo në fazë telogjene (që janë duke rënë). Për këtë arsye duhet pritur një fazë tjetër rritje për të shkatërruar qimet e mbetura. Edhe në fazë anagjene drita shkatërron pak ashumë 30% të qimeve, por ato që ngelen do të dalin më të holla dhe do të jetë më e lehte të shkatërrohen në seancën e ardhshme.

LEXO EDHE:  Vogëlushja 2-vjeçare rrezikoi të humbiste këmbën nga kjo pakujdesi e nënës

Zakonisht këshillohet zhvillimi i 3 seancave me interval një muaj nga njëra tjetra dhe pastaj disa të tjera të ndara nga 2 ose më tepër muaj, në funksion të rastit që trajtohet.

Gjatë seancës mund të ndihet aroma e qimeve të djegura, ndodh që lëkura të jetë pak e skuqur dhe mund të duket pak e enjtur. Një krem post-op duhet përdorur menjëherë pas seancës dhe për disa ditë më vonë për të ndaluar këto efekte.

Lazeri kuron “moshën”

Fotorinimi i adresohet femrave dhe meshkujve që duan të ruajnë gjithmonë një pamje të re sa më gjatë të jetë e mundur. Drita e pulsuar tejkalojon epidermën pa e dëmtuar atë dhe shkon deri në dermë, duke vepruar në nivelin e mikrokapilarëve, të melaninës dhe fibroblasteve.

Cilësia apo pamja e lëkurës varet nga fibroblastet.

Sinteza e tyre në lëkurë pakësohet dhe rrallohet me moshën. Fibroblasti prodhon substanca organike : kolagjenin (substancë mbushëse, elastinën (fibra elastike), fibronektinën dhe lamininën (substanca lidhëse). Nëse sinteza e fibroblasteve është e aktivizuar, kolagjeni dhe elastina do të vendosin kohezionin e strukturës së lëkurës. Lëkura  do të jetë më shumë tonike, elastike dhe e hidratuar. Ajo “rinohet”. Numri i seancave që këshillohet është nga 4 deri në 6, në funksion të problemit. Seancat ndahen nga njëra- tjetra me një hapësire kohore prej 2-3 javësh. Për aknet këshillohet një seancë çdo 4-6 javë.

Menjëherë pas trajtimit me lazer mund të vihet re një skuqje e lehtë gjatë disa orëve, ndonjëherë dhe një enjtje e lehtë. Shumë rrallë ndodh të shfaqen njolla kafe të përkohshme apo kore të vogla të cilat shfaqen në raste si: njolla, couperose, smaliatura, etj. Këto probleme të vogla zhduken shumë shpejt. Kremi post-op është i detyrueshëm pas çdo seance për disa ditë me radhë deri sa këto efekte te evitohen krejtësisht./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Si duhet të përdoren pilulat kundër koronavirusit?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pacientët e infektuar me koronavirus kanë dy mundësi të reja për trajtim në vendet ku janë miratuar pilulat kundër tij. Mirëpo, edhe pilulat i kanë rregullat e veta. Ato duhet të merren sa më shpejt që shfaqen simptomat. Prandaj, testimi, marrja e recetës së mjekut dhe fillimi i mjekimit duhet të bëhen brenda një periudhë të shkurtër.

Rregullatorët amerikanë kanë autorizuar deri më tani pilulën e kompanisë Pfizer, Paxlovid dhe atë të Merckut, molnupiravir. Te pacientët me rrezik të sëmurjes së rëndë, të dyja pilulat kanë treguar se zvogëlojnë mundësitë e shtrimit në spital dhe vdekjes. Pilula e Pfizerit ka qenë më efektive.

Kush duhet t’i marrë këto pilula?

Pilulat nuk janë për të gjithë personat që infektohen me koronavirus. Ato janë krijuar për personat që kanë më shumë mundësi të sëmurën rëndë. Aty përfshihen personat në moshë dhe ata me sëmundje shëndetësore sikurse ato të zemrës, kanceri apo diabeti. Të dyja pilulat janë miratuar për të rriturit, ndërsa Paxlovid edhe për fëmijët mbi 12 vjeç.

Kush nuk duhet t’i marrë këto pilula?

Pilula e kompanisë Merck, molnupiravir, nuk është e autorizuar për fëmijët sepse mund të ndikojë në rritjen e eshtrave të tyre. Ajo nuk rekomandohet as për gratë shtatzëna, për shkak të defekteve potenciale te foshnjat.

Vaksina e kompanisë Pfizer nuk rekomandohet për pacientët me probleme të rënda të veshkave apo mëlçisë dhe as për pacientë me probleme të rënda shëndetësore. Pilula nuk është adekuate as për disa pacientë që në atë periudhë janë duke marrë edhe ilaçe tjera. Pilulat antivirale nuk janë të autorizuara për personat e shtrirë në spital me koronavirus.

Cilat janë fazat e trajtimit?

LEXO EDHE:  Inxhinieri i respiratorëve apel të fortë qytetarëve/ Covid-19 akoma mes nesh, mos respektimi i masave mund të sjellë valën e dytë

LEXO EDHE:  Vogëlushja 2-vjeçare rrezikoi të humbiste këmbën nga kjo pakujdesi e nënës

Pilulat duhet të merren sa më shpejt që është e mundur, brenda pesë ditëve të nisjes së simptomave të para.Kolla, dhimbja e kokës, temperatura dhe humbja e shijes apo dhimbjet në muskuj janë  disa prej shenjave.



Mjeku Cameron Wolfe, specialist i sëmundjeve infektive në Spitalin Universitar Duke, sugjeron bërjen e testit në kohën kur manifestohen simptomat e para me koronavirus. “Nëse prisni derisa të mbesni pa frymë, ju tashmë e keni kaluar kohën kur ilaçet mund të kryejnë punë”, ka thënë Wolfe.

Kur mund të blihen pilulat?

Në vendet ku ato janë të miratuara, pacientëve u duhet një recetë e mjekut apo e një punëtori të autorizuar shëndetësor. Qeveria amerikane ka blerë ilaçe nga Merck dhe Pfizer dhe është duke i ofruar ato falas, mirëpo furnizimet mund të harxhohen. Ato do të dërgohen nëpër rajone të ndryshme, në mënyrë që të jenë nëpër barnatore, qendra shëndetësore të komunitetit dhe vende tjera.

Trajtimi zgjat pesë ditë. Disa farmaci mund të kryejnë një test të shpejtë për koronavirus dhe të përgatisin recetën brenda një vizite.

A kanë efekt pilulat ndaj variantit Omicron?

Pilulat besohet se kanë efekt për luftim të variantit Omicron, sepse nuk shënjestrojnë proteinën prej kur krijohen variantet e koronavirusit. Të dyja ilaçet janë krijuar në mënyra të ndryshme për të parandaluar riprodhimin e virusit.

A ka mundësi tjera për pacientët e infektuar me koronavirus?

Po, mirëpo nuk janë të qasshme aq lehtë sa pilulat. Ato duhet të merren përmes injeksionit nëpër spitale apo klinika.

Ato trajtime kanë për bazë antitrupa për luftim të virusit, ndonëse testimet laboratorike sugjerojnë se këto trajnime nuk janë shumë efektive ndaj Omicronit./REL

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Zbulohet një varianti i ri i COVID në Qipro/ 25 persona të prekur

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Një variant i ri i COVID është zbuluar në Qipro sipas asaj që ka deklaruar në mediat qipriote profesori i Departamentit të Shkencave Biologjike të Universitetit të Qipros, Dr. Leontios Kostrikis.

Sipas tij ky është mutacioni Deltacron i cili është identifikuar te 25 individë të ndryshëm.



Ai shpjegoi se, “25 pacientët tek të cilët u zbulua mutacioni i ri, 11 u shtruan në spital dhe 14 persona janë raste kontakti. Incidenca e mutacionit të ri ishte më e lartë te pacientët e shtruar sesa te pacientët ambulatorë . Mund të themi se lidhja e Deltacron me sëmundjet që kërkojnë trajtim nuk është e rastësishme”, shkruan ABC News.

Kostrikis pohoi gjithashtu se u emërua kështu sepse ky variant ka simptoma të ngjashme me Delta dhe Omicron./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSh publikon shifrat/ Rriten sërish rastet pozitive me Covid 19, asnjë humbje jete  

Publikuar

-

Nga

cna shendet

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit të situatës epidemiologjike në vend.

Sipas MSH, në 24 orë janë kryer  8,105 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID , 1,781 qytetarë, në këto bashki: 919 në Tiranë, 93 në Durrës, 68 në Shkodër, 60 në Fier, 59 në Vlorë,  55 në Gjirokastër, 41 në Lushnje, 34 në Berat, 32 në Sarandë,  29 në Lezhë, 25 në Mat, 26 në Kamëz, 70 në Elbasan, 17 në Mallakastër, Korçë, Pogradec, 14 në Skrapar, 13 në Krujë, Kavajë, Patos, Divjakë, 11 në Peqin, 10 në Vorë, Gramsh, Librazhd, 9 në Tepelenë, 8 në Përmet, Kolonjë, Dimal, 7 në Kurbin, 6 në Tropojë,  Kuçovë, 5 në Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, 4 në Pukë, Shijak, Delvinë, Konispol, 3 në Fushë Arrëz, Devoll, Belsh, 2 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Mirditë, Klos, Rroskovec, Selenicë, Dropull, Këlcyrë, 1 në Dibër, Cërrik.

Janë 10,789 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

LEXO EDHE:  Njihuni me Inteligjencën Artificiale

LEXO EDHE:  Mjaft më!/ Rrezikoni sëmundjet nëse hiqni qimet në hundë

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 278 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,664 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (07 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1,781

Të shëruar në 24 orë       278

Të shtruar në spitale       111

Humbje jete në 24 orë    0

Testime ditore                 8,105

 

Testime totale              1,516,613

Raste pozitive                 216,686

Raste të shëruara           202,664

Raste Aktive                      10,789



Humbje jete                         3,233

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë           5,155

Fier                 1009

Durrës             914

Elbasan           757

Shkodër          690

Vlorë                688

Berat               380

Gjirokastër     392

Lezhë              308

Korçë               261

Dibër                145

Kukës               90

LEXO TE PLOTE