LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Mos e bëj më legen"/ Plas në Komisionin e Ekonomisë

25 Tetor 2021, 11:53, Politikë CNA
"Mos e bëj më legen"/ Plas në Komisionin e

Komisioni i Ekonomisë është përfshirë nga debati në mbledhjen e sotme, të cilat janë përshkallëzuar edhe me fyerje.

Kreu i Komisionit Eduart Shalsi me deputetin Dashamir Shehu.

Ky i fundit ka reaguar ashpër, pasi Shalsi i ka kërkuar që të mbante qetësi dhe të mos bënte avokatin e askujt.

?Unë nuk besoj se as zoti Shehi, as ndonjë deputet tjetër nuk ka nevojë për avokati në këtë komision. Për mua është e rëndësishme është që edhe kur nuk biem dakord mos të biem në mënyrë të papëlqyeshme. Konstatova dy fakte dhe shpreha dy shqetësime, sikundër që çdonjëri prej jush është i bindur t?i thotë. Unë kam përgjegjësinë të moderoj këtu por nuk kam asnjë të drejtë mbi ju.

Shpreh bindjen se Komisioni do të vijojë me profesionalizëm duke kundërshtuar njëri-tjetrin, por duke qenë të papëlqyeshëm për njëri tjetër. Nëse dikush do të ndërtojë një objeksion, do të bëjë ironi, do qeshi do të marrë një fjaë apo kundërshti nga personi tjetër, atëherë natyrisht, por mua nuk më shqetësojnë debatet konstruktive, as shpotitë dhe as të qeshurat ndonjëherë për sa kohë nuk janë dashakeqe, sikundër nuk ishte dhe rasti konkret?, ka thënë Shalsi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Shehit, i cili e ka quajtur legen Shalsin.

?Shiko po ja kursej këtyre kolegëve këtë muhabetin sepse është i kot ky moralizmi. Këtu nuk je pronari i fronit këtu. Për gjestet e pahijshme që bëjmë ne mbajmë përgjegjësi personale. Zonjën e njoh që fëmijë dhe nuk pas qëllim as të qeshë dhe as ta poshtërojë. Ky është një budallallëk i kot. Pse qeshe ti? Unë mund të qesh dhe kur thua ti ndonjë fjalë. Jam 64-vjeç, kam 30-vjet në këtë parlament, mos e bë më dhe kaq. Mos e bëj më dhe kaq, legen?, ka reaguar Shehi./CNA.al

Lajmet e fundit nga