Connect with Us

Moment i errët për mbrojtësin e kombëtares, ja çfarë bën Mourinho me të

Sport

Moment i errët për mbrojtësin e kombëtares, ja çfarë bën Mourinho me të

Publikuar

-

Moment jo për Marash Kumbullën te Roma. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po kalon periudhën e tij më të errët që kur është bërë pjesë e verdhekuqëve para 14 muajsh. Për shkak të paraqitjes së dobët që bëri në humbjen tenistike 6-1 ndaj Bodo Glimt në Conference League të enjten, Kumbulla ishte një nga të dënuarit e trajnerit Jose Mourinho për supersfidën ndaj Napolit duke u dërguar në tribunë nga trajneri bashkë me emra të tjerë si Diaëara apo Borja Mayoral e Reynolds.

Ky sezon nuk po shkon aspak mirë për Kumbullën me Romën pasi mbrojtësi ka qëndruar në stol në të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe nuk ka debutuar ende ndërkohë që është aktivizuar vetëm në sfidat e grupeve të Conference League, por për shkak të asaj figure të keqe të Romës në Norvegji, Kumbulla ka qenë një nga 4 lojtarët që e kanë pësuar më keq nga trajneri Jose Mourinho dhe për të fituar sërish besimin e trajnerit të verdhekuqëve, mbrojtësi shqiptar do ta ketë shumë të vështirë tashmë aq sa që tani kanë nisur të qarkullojnë hipotezat e para për një largim të shqiptarit në merkaton e janarit nga kryeqytetasit. Një sezon më parë me portugezin tjetër Paulo Fonseca në stol Kumbulla ishte një titullar fiks te Roma me 21-vjeçarin që u aktivizua në 28 ndeshje me verdhekuqtë në të gjitha kompeticionet duke shënuar dhe 2 gola, një në Serie A dhe një tjetër në Europa League.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Muçin e ndjek fati i keq, futbollisti shqiptar mbyll vitin për shkak të…

Publikuar

-

Nga

Po tregonte një formë të shkëlqyer, por Ernest Muçin e ka ndjekur fati i keq. Futbollisti shqiptar pësoi një dëmtim në ndeshjen e Europa League ndaj Leicester dhe për këtë arsye do të qëndrojë për disa javë jashtë fushave të blerta.

Nëpërmjet një komunikate, Legia, ku aktivizohet Muçi, ka njoftuar se lojtar ka ndrydhur kyçin. Ky viti mund të quhet i mbyllur për 21 vjeçarin, duke ditur se pas rikuperimit për disa javë, do i duhet të rikthehet në formë për të zbritur më pas në fushë.



“I dëmtuar ka mbetur edhe Ernest Muçi. Lojtar i Legia ka ndrydhur kyçin e këmbës në fund të ndeshjes së xhiros së 5-të të fazës së grupeve të UEFA Europa League kundër Leicester City. Futbollisti do t’i rikthehet stërvitjeve pas disa javësh”, shkruan Legia.

LEXO TE PLOTE

Sport

Një shqiptar ndan shortin e Botërorit për Klube, Chelsea e nis nga gjysmëfinalja

Publikuar

-

Nga

Është hedhur sot shorti për Kupën e Botës për Klube në Zyrih, Zvicër. Kështu kampioni i Europës, Chelsea do ta nisë këtë kompeticion nga faza gjysmë finale që do të dalë nga ndeshjet e tjera të kompeticionit.

Kështu ndeshja e parë do të jetë Al Jazira kundër Auckland City, të cilët do të përballen në raundin e dytë me fituesin e ndeshjes Al Ahly-Monterrey.

Në ndeshjen tjetër të këtij raundi do të jetë Al Hilal përballë fituesit të sfidës hapëse midis Al Jazira dhe Auckland City.



Më pas do të zhvillohen gjysmëfinalet ku fituesi i ndeshjes së dytë midis Al Ahly-Monterrey do të ketë përballë fituesit e Copa Libertadores, Palmeiras. Nga ana tjetër Chelsea do të përballet me fituesin e ndeshjes midis Al Hilal dhe Al Jazira ose Auckland City.

Kampionët e botës për klube të vitit 2021 do të kurorëzohen pas finales që do të zhvillohet më 12 shkurt. Turneu do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe për herë të parë që nga viti 2018.

I ftuar për të hedhur shorteun ishte edhe Blerim Xhemaili i cili hapi goglat që përcaktuan ndeshjet e kompeticionit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Messi fiton një tjetër çmim, pak orë para cermonisë së Topit të Artë

Publikuar

-

Nga

Kur mbeten vetëm pak orë nga cermonia e Topit të Artë ku do të zbulohet fituesi për vitin 2021, Lionel Messi një nga favoritët për të fituar për herë të 7-të këtë çmim prestigjoz, ka fituar një tjetër trofe. Bëhët fjalë për çmimin Pichichi, trofe që jepet nga gazeta spanjolle Marca për shënuesin më të mirë të edicionit të kaluar në La Liga. Falë 30 golave që shënoi me Barcelonën në sezonin 2020-2021, Messi e fitoi për herë të 8-të këtë çmim një rekord ky për argjentinasin.

Akoma edhe më special fitimin e këtij çmimi e bën fakti që ky ishte Pichichi i fundit për Messin që tashmë nuk është më pjesë e La Ligas. Messi e ka thelluar avantazhin ndaj Telmo Zarras që u shpall 6-herë golashënuesi më i mirë i La Ligas, ndërsa Cristiano Ronaldo e ndjeu konkurencën e Messit dhe e fitoi vetëm 3 herë këtë çmim prestigjoz gjatë periudhës që u aktivizua me Realin e Madridit. Vetë Messi u shfaq shumë i lumtur që arriti ta fitonte këtë çmim për herë të 8-të.



’Faleminderit shumë që erdhët në Paris, nuk e di nëse do të shohim dikë që më kalon mua, por mund të them vetëm se është nder të jesh në historia e La Ligë-s spanjolle. Është çmenduri të kalosh Zarran dhe në fund arrita ta kapërcej atë. Unë jam shumë mirënjohës”, ishin fjalët e Lionel Mesit.

LEXO TE PLOTE