LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja e Kuvendit të PD/ Bylykbashi: Do kthehet demokratizimi në PD

25 Tetor 2021, 19:57, Politikë CNA
Mbledhja e Kuvendit të PD/ Bylykbashi: Do kthehet demokratizimi në PD

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi u shpreh se mbledhja e Kuvendit ka për qëllimin që të kthehet demokratizimi në parti, ndërsa thekson se çdo përpjekje e kryetarit është me vlerën zero dhe se nuk mund ta pengojë dot.

Bylykbashi tha në emisionin “Të Paekspozuarit”  se Basha e ka djegur urën dhe nuk ka ku shkon, nuk kthehet dot më pas.

?Një nga gjërat që kam kërkuar dhe shpresuar është të hymë në një proces demokratik. Ajo që dëgjoj dhe kërkoj është që vetëm Basha se prodhon këtë se thotë nuk lejoj të ndodhë, është që të kemi një kuvend që do ti hapë rrugën demokratizimit të partisë. Mund të kemi organe që ndajnë pushtet me njeri-tjetrit, kufizojnë pushtetin e kryetarit.

Të gjitha këto nëse ndodhin një herë të vetme është shumë gjë e mirë dhe nëse ndodhin dy e më shumë kthehet në praktikë dhe është e jashtëzakonshme. Berisha në momente të tilla kapërcen veten e vet. Datën e kuvendit nuk mund ta them unë ajo është datë simbolike, por e rëndësishme është se ai nuk është event politik dhe çdo përpjekje e kryetarit është me vlerën zero, ai nuk e pengon dot. Basha ka djegur urën nuk ka ku shkon, nuk kthehet dot pas?, tha Bylykbashi./CNA.al

Lajmet e fundit nga