LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kriza energjitike/ Balluku debate me deputetët e PD: Roja t’i thotë shifrat për nivelin e kaskadës

25 Tetor 2021, 12:19, Politikë CNA
Kriza energjitike/ Balluku debate me deputetët e PD: Roja t’i

Administratori i OSHEE, Adrian Çela dhe Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë prezantuar sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, situatën që ndodhen kaskadën e Drinit, ku është në nivele kritike,

Por kjo ka sjellë debate me deputetët e PD, pasi ata nuk besojnë se niveli është aq kritik dhe se e gjithë kjo krizë energjetike vjen si pasojë e keqmenaxhimit.

Deputeti demokrat Helidon Bushati vuri në dyshim nivelin e ujit në kaskadë të  deklaruar nga Balluku, duke deklaruar se do të marrë në telefon persona përgjegjës që monitorojnë këtë kaskadë.

Por, pas fjalës së Bushatit ka reaguar Balluku, e cila ironizoi deputetin demokrat, ndërsa tha se nuk mund të marrësh rojën në telefon këtë gjë dhe se të dhënat ajo i ka para vetës dhe po i raporton në komision.

?Ti tani mos merr rojën te dera se është turp. Unë i kam të dhënat këtu. O zotëri i nderuar, unë i referohem shifrave. Nuk ka nivel normal, ka nivel teknik dhe për sa kohë optimizohet kaskada. Nuk e di kush t?i thotë këto histori, roja atje apo se di. Nëse Komani ka 100 metër kub në sekondë ne nuk prodhojmë. The që keni shitur në korrik. I dashur. Vazhdoj unë me shifrat e mia. Prandaj qeshim ne se ne i njohim shifrat. Pas muajit korrik niveli i Fierzës ra dhe për të siguruar furnizim për periudhën e shtatorit dhe tetorit u programua import për muajt në vazhdim. U programua vetëm për humbjet?, tha Balluku.  

Edhe deputeti demokrat, Lefter Gështenja tha se nuk ka investime në terren pasi fshatrat e Librazhdit janë ende ato të vendosura gjatë procesit të elektrifikimit në komunizëm. Por Balluku ka ndërhyrë menjëherë duke shpjeguar se ndodh për shkak të borës.

Mos e thuaj më se ka shtylla druri, janë për shkak të borës. Kam shumë respekt. Hajde flasim seriozisht.“-tha Balluku.

Ndërkohë, në debat është futur edhe deputetja socialiste Luljeta Bozo, e cila tha se nuk ka keqmenaxhim të kaskadës, por thatësi për 3 vite rresht që ka ndikuar në nivelin e kuotës së  ujit në Fierzë.

Ndërsa pas debateve, Komisioni ka miratuar projektligjin që i hap rrugën marrjes së eurobondit 500-700 milionë euro në fillim të muajit nëntor./CNA.al

Lajmet e fundit nga