LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimi i dyfishtë në Vlorë/ Flasin fqinjët: Nuk kishin debate, djali i kishte të gjitha cilësitë

25 Tetor 2021, 18:13, Kronika CNA
Krimi i dyfishtë në Vlorë/ Flasin fqinjët: Nuk kishin

Të tjera detaje janë zbuluar nga krimi i dyfishtë brenda familjes në Vlorë, ku nipi 39-vjeçar Genci Koreta ka vrarë xhaxhanë e tij, Jorgji Koreta, 64-vjeç.

Dëshmitë e para të fqinjëve të viktimave thonë se ata e kishin mësuar ngjarjen e rëndë nga televizori. Ata kanë tregiuar se nuk kishin djeni të ndonjë debat mes tyre.

?Nuk di gjë fare çfarë ka ndodhur, në televizor po e dëgjojmë. I njohim të dy, më vjen keq për djalin, i pamartuar, është gati 40 vjeç?, u shpreh fqinja e viktimave.

Një fqinje tjetër ka treguar mes lotëve:

?Nuk e di fare për çfarë kanë debatuar. Djali ishte me të gjitha cilësitë, por ishte i pamartuar. Xhaxhai i tij rri me gruan në shtëpi. Jemi një fis me ta. Nuk kemi pasur asnjë ide për debate. Ai nuk fliste me gojë, jo të kishte debate. Xhaxhai jetonte në Vlorë, por nuk e dimë pse ka ardhur sot, mbase për të parë?.

Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një tokë arë, për të cilën ata kanë pasur fillimisht debate të forta dhe më pas ka ndodhur tragjedia.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pak më parë në fshatin Mekat të Vlorës, ku nipi shkoi i armatosur me armë gjahu në banesën e xhaxhait të tij, dhe pas një konflikti verbal me të, e qëlloi dy herë, duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas vrasjes së tij, ai ka dalë nga banesa dhe në gjendje të rënduar ka qëlluar për vdekje edhe veten./CNA.al

Lajmet e fundit nga