Connect with Us

Klodiana Lala bën deklaratën e fortë/ “Grabitësit nuk synonin paratë e Çangut, ja çfarë donin”

Aktualitet

Klodiana Lala bën deklaratën e fortë/ “Grabitësit nuk synonin paratë e Çangut, ja çfarë donin”

Publikuar

-

/
gazetarja klodiana lala

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar të tjera detaje sa i takon grabitjes që ndodhi ditën e djeshme në Krujë.

Nga studio e Open, Lala tha se grabitësit nuk kishin si synim të merrnin paratë e biznesmenit Nazim Çangut, por disa dokumenta me rëndësi.

Sipas saj, vetë Çangu nuk po bashkëpunon me drejtësinë për zbardhjen e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Ç’përmban dosja Tahiri?/ Klodiana Lala: Në gjyqin e radhës, ndahet shapi nga sheqeri

Grabitësit nuk kishin synim paratë. Ata kanë shkuar aty për të marrë dokumente shumë të rëndësishme që kishte ruajtur Nazmi çangu. Por vetë çangu nuk po bashkëpunon me drejtësinë për ta treguar këtë gjë”, tha Lala./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ekskluzive/ Inceneratorët 1.3 milionë dollarë pagesa për kompaninë në pronësi të gruas së Ben Blushit?!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pagesat qindra milionëshe të kompanive të inceneratorëve nuk kanë të sosur.

CNA.al ka zbuluar ditë pas dite sesi qindra milionë lekë, apo ndoshta dhe miliona dollarë për një periudhë të gjatë kohe, janë paguar mediat në Shqipëri.

SPAK gjithashtu arrestoi ish-ministrin e Mjedisit, pasi zbuloi të paktën 4 milionë euro në disa kompani zinxhir, paguar nga inceneratorët. Por, vetëm nga ai i Elbasanit.

CNA.al ka sjellë të dhëna nga pagesat që kanë bërë inceneratorët për mediat në Tiranë, duke filluar nga Carlo Bollino, Irfan Hysenbelliu, vlerat e të cilëve ishin qindra mijëra euro. Për të shkuar më tej tek kompani që janë në godinën e Top Channel. (Lexo këtu)

Sot po sjellim një fakt tjetër, i cili është mjaft tronditës.

Kompanitë e inceneratorëve kanë paguar një shumë prej afërsisht 1 miliardë e 340 milion lekësh të vjetra.

Pra, me një vlerë rreth 1.3 milionë dollarë, në dy fatura.

Inceneratorët kanë kryer pagesa drejt Bullgarisë. Ky është një fakt tashmë i verifikuar dhe i provuar.

Janë dy fatura. E para është 94.8 milionë lekë të reja (94.812.599), rreth 900 e 40 mijë dollarë. Pra, rreth 900 e 40 milionë lekë. Dhe fatura e dytë është me vlerë 39 milionë lekë të reja, ose rreth 300 e 90 mijë dollarë (39.066.254).

Këto para janë çuar drejt Bullgarisë.

Ku çohen paratë në Bullgari?

Në Bullgari, CNA.al ka provuar se ekziston një kompani e themeluar nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi. Ku Blushi dhe Mërtiri kanë secili nga 33% të aksioneve dhe Klodian Zoto ka 34%. ( Lexo këtu)

Transferta në Bullgari duket se të çon tek një gjurmë. Tek Kompania në pronësi të bashkëshortes së Ben Blushit, Eva Blushi, e cila quhet EM Capital Group.

Kush është Em Capital Group?

Kjo kompani ka ardhur disa vite më parë nga Bullgaria, me një kapital minimalist. E themeluar diku në vitin 2019 dhe vjen në Shqipëri, pak muaj më pas dhe për 2.2 milion dollarë blen Valtelina Kafe, kompaninë e brandit Lori Kafe. ( Lexo këtu)



Pra, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi janë në ortakëri me Vjollca Hoxhën, e Top Channel, e cila nga krahu tjetër rezulton se merr para nga disa kompani të cilat janë në emër të personave të tretë, siç është rasti i Endrit Habilajt. Ky i fundit ka dy kompani, Vox Tv dhe Infinit Communitacion, dhe një kompani të tretë të quajtur SH.Q.I.P. në emër të bashkëshortes së tij, Uarda Habilaj, të cilat marrin dhjetëra milionë lekë, apo qindra mijëra euro në vit për kompani, dy prej të cilave ndodhen në godinën e Top Channel.( Lexo këtu)

LEXO EDHE:  Grabitja me dhunë e çiftit austriak/ Bie në pranga një nga autorët (Emri)

Pra, qartazi inceneratorët janë kompania që çojnë fatura në Em Capital Group. Kompania që erdhi nga Bullgaria për të blerë Lori Kafe.

Ndoshta ky është një transaksion që tregon qartazi se inceneratorët kanë bërë një pagesë shërbimi për Vjollca Hoxhën në një kompani që ajo kërkonte ta mbante me çdo kusht, siç është Valtelina Kafe, dhe është gjetur kjo rrugëzgjidhje.

LEXO EDHE:  Ç’përmban dosja Tahiri?/ Klodiana Lala: Në gjyqin e radhës, ndahet shapi nga sheqeri

Dhe në këtë moment kemi një Top Channel pro mbetjeve, pro inceneratorëve, pro ortakëve që paguanin miliona për të blerë aksionet e kompanisë së Vjollca Hoxhës, sillnin miliona dollarë nga Bullgaria, ku dhe tashmë çojnë miliona dollarë të tjerë, tek kompanitë ku është ortake bashkëshortja e ish-drejtorit të Top Channel, Ben Blushi, zonja Ben Blushi.

Skema tashmë është e qartë. Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Ben Blushi, Vjollca Hoxha, janë bashkëortakë në disa kompani, të cilat fillojnë në Tiranë, shkojnë në Bullgari, ku paguhen fatura me vlera miliona dollarë dhe kjo është e konfirmuar zyrtarisht dhe gjendet si pjesë e dokumenteve që SPAK ka në tavolinë, për pagesat, kompanitë dhe mënyrat sesi Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kokat e aferës së inceneratorëve, së bashku me Stela Gugallën, bashkëjetuesen e këtij të fundit, kanë mundur të kapin mediat apo të gjenerojnë një numër të madh kompanish për të korruptuar zyrtarë të lartë, siç ishte rasti i ish-ministrit Lefter Koka.

Por, gjithçka nuk fillon dhe nuk mbyllet tek Zoti Koka. Shkon përtej, shkon në media, shkon tek Ben Blushi, tek bashkëshortja e tij. Shkon në ortakëri me Top Channel. Shkon tek pagesat në media, tek Carlo Bollino, tek Irfan Hysenbelliu e të tjerë, si këta./CNA.al

Tre kompanitë e Endrit Habilajt që morën qindra-mijëra euro nga inceneratorët

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Skema korruptive e inceneratorëve/ Zyrtarët e përfshirë dhe ortakëritë me Ben Blushin dhe Vjollca Hoxhën

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kryegjyqtarja seksi që bëri namin me videot në Tik-Tok pendohet/ Dëshmia e Kapedanit “zbut” ILD

Publikuar

-

Nga

Bëri namin me videot në Tik-Tok/ KLGJ merr vendimin për gjyqtaren Enkeleda Kapedani

Në kuadër të hetimit shtesë disiplinor, ILD ka pranuar kërkesën e magjistrates Enekeleda Kapedani me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për arritjen e një marrëveshjeje, (bazuar në nenin 135, paragrafët 1- 4 të ligjit nr. 96/2016), duke pranuar shkeljen disiplinore në këmbim të një mase disiplinore më të butë.

Hetimi disiplinor ndaj magjistrates Kapedani i realizuar në përputhje me afatin 3 ditor të pezullimit të magjistratit, nisi me iniciativë në Maj 2021 nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë pas publikimit gjerësisht në media e rrjetet sociale, të disa videove, ku shfaqej magjistratja në ambientet ku ushtronte detyrën dhe brenda një automjeti, me lëvizje e sjellje provokuese, shoqëruar me muzikë të papërshtatshme për imazhin e një magjistrati.

Më 07.06.2021 KLGJ pranoi kërkesën e ILD për pezullimin e magjistrates dhe kërkoi hetime shtesë lidhur me propozimin për shkarkim nga detyra për shkelje të rëndë disiplinore.

Në kuadër të vijimit të hetimit disiplinor nga ILD, magjistratja Enkeleda Kepadani depozitoi më 30.09.2021 pranë ILD-së, “Kërkesë për arritjen e marrëveshjes”, duke pranuar shkeljen disiplinore në këmbim të një mase disiplinore më të butë.

ILD vendosi të pranojë marrëveshjen bazuar në rrethanat e reja të krijuara:

Magjistratja ndryshe nga qëndrimi mohues lidhur me shkeljen disiplinore gjatë procedimit fillestar disiplinor ka marrë përsipër peshën e përgjegjësisë morale, ka kërkuar ndjesë, si dhe ka shfaqur pendesë lidhur me aktet e kryera nga ana e saj.



Magjistratja ka depozituar me shkrim dorëheqjen e saj nga pozicioni i Zëvendëskryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si shenjë reflektimi ndaj shkeljes disiplinore të kryer nga ana e saj.

LEXO EDHE:  Shpërthen tritol në një gurore në Krujë/ Ndërron jetë një person, një tjetër me urgjencë drejt Traumës

LEXO EDHE:  Klodiana Lala nxjerr skandalin/ Pallati 6-katësh u legalizua pa përgjigje nga urbanistika

Gjyqtarja ka pohuar se në çastet e para është gjendur përballë një presioni shumë të madh psikologjik, familjar, mediatik dhe institucional, të cilat në tërësinë e tyre ndikuan edhe aftësinë e saj për të përceptuar realitetin dhe mënyrën e reagimit ndaj tij.

Magjistratja ka deklaruar se periudha e pezullimit deri më sot i ka shërbyer për të reflektuar thellë rreth situatës dhe të ndjejë një peshë përgjegjësie dhe përgjegjshmërie për atë çfarë ka ndodhur, duke e bërë më të kujdesshme në jetën e saj private.

Magjistratja ka qenë bashkëpunuese dhe nuk ka qenë pengesë lidhur me vazhdimin e hetimeve, apo vënien në dispozicion të ILD  të mjeteve apo informacionit të nevojshëm.

Më dt.05.01.2022, ILD dhe magjistratja u dakordësuan për nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët të pranimit, për caktimin nda jsaj të masës disiplinore “Pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për një periudhë kohore për 6 muaj, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “d”, neni 110 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 103, paragrafi 1, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe shkelje të Kodit të Etikës Gjyqësore të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me Vendimin nr. 171, datë 22.04.202: Seksionit “C” “Parimi i integritetit”, shkronja “a” dhe “b”, Seksioni “Ç” “Parimi i sjelljes së hijshme dhe me vetëpërmbajtje”, pika 9, shkronja “c”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mbahet partia me çadra dhe policë”/ Basha nuk del dot në bazë pa Ramën

Publikuar

-

Nga

“Demokratët janë të vendosur të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë, të çliruar përfundimisht nga e kaluara, dhuna dhe gjuha e urrejtjes”.

Kështu ka shkruar Lulzim Basha, mëngjesin e sotëm në rrjete sociale, duke iu referuar të ashtuquajturit takim dje në Fier.

Lulzim Basha, ka vendosur të bëjë xhiro turistike nëpër qytete, me pretekstin se po takohet me demokratët, me bazën.  Kur në fakt ishin demokratët, baza ato që e shkarkuan me referendumin e 18 dhjetorit.

E vetmja gjë që i ka ngelur Bashës, pas 18 Dhjetorit, është posti i deputetit, pa harruar këtu se tashmë ka nën pronësi edhe bravat, blindat dhe vulën që nuk i hyn në punë, më për asgjë.

Basha del dhe thotë se dje në Fier bëri namin, ndërkohë demokratët e Fierit dhe jo vetëm e demaskojnë në rrjetin e tij social.
Lulzim Basha e ka treguar tashmë hapur se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama dhe po mundohet ta imitojë.



Por, në një gjë ende nuk ka arritur dot të bëhet kopje e tij. Që t’u kthejë përgjigje komentuesve-demokratëve, në rrjetin e tij social, kur ata japin mendimin e tyre apo edhe kërkojnë largimin e tij.

LEXO EDHE:  “Telenovela Balili”/ Klodiana Lala zbardh detajet e zvarritjes së gjykimit

LEXO EDHE:  "Telenovela Balili"/ Klodiana Lala zbardh detajet e zvarritjes së gjykimit

Demokratët vijojnë ti, thonë se nuk e besojnë më, se është një ordiner, mashtruese. Mesazhet e demokratëve janë të qarta, kur  e këshillojnë se nuk mbahet partia me çadra dhe policë.

“Nuk të beson njeri ty o mashtrues, o ordiner.. Nuk mbahet partia me polici e me çadra….
Prit, prit se përfundon me humbje, mirë e kishte Rama, fli që të rritesh.. Dështak..po ia kalon Enverit për propagandë..Zagar mashtrues, sa policë të shoqëruan në Fier, dje? …Turp për ata që e ndjekin ende këtë mashtrues…nuk mbahet partia me një grusht njerëzish, ti në bëzë nuk del dot pa ndihmën e Edi Ramës… Demokratët e çojnë vendin përpara, veçse pa ty”.

Janë këto disa nga komentet dhe reagimet e demokratëve, përballë deklaratës së Lulzim Bashës, që flet për të ardhme.

Basha nuk ka guximin ti takojë jo e jo, por as që t’u kthejë përgjigje, dhe të përballet dhe ballafaqohet me ta./E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE