Connect with Us

Ka ushtrinë dhe monedhën e saj, por nuk njihet si shtet/ Historia e pazakontë e Transnistrias

Blog

Ka ushtrinë dhe monedhën e saj, por nuk njihet si shtet/ Historia e pazakontë e Transnistrias

Publikuar

-

/
cna lajme blog

Prej mijëra vjetësh, njerëzimi ka njohur ekzistencën e kulturave, fiseve dhe bashkësive të ndryshme. Ato u bënë gradualisht qytetet e mëdha aktuale që përfaqësojnë shoqëritë tona. Gjatë shekullit të kaluar, bota ka bërë një punë të madhe në vendosjes në hartë të çdo fisi të vogël që ekziston në këtë tokë.

Por gjithsesi ekziston edhe një vend që konsiderohet joekzistent, edhe pse aty jetojnë njerëz. Transnistria ose e njohur gjithashtu si Republika Prindestrovskaia Moldavskaia, është një vend i vogël i pozicionuar midis shteteve të Moldavisë dhe Ukrainës.

Gjatë epokës së Bashkimit Sovjetik, Transnistria ishte vetëm një pjesë tjetër e terrorit të madh të vendit komunist.

Ajo cilësohej shpesh si pjesë e Moldavisë, por vetë kjo e funditka qenë një shtet historikisht i nëpërkëmbur,pasi gjatë epokës së Bashkimit Sovjetik pronësia e saj kaloi në vende të ndryshme si Hungaria, Rumania, Gjermania dhe padyshim Bashkimi Sovjetik.

Në vitin 1989 kur Bashkimi Sovjetik filloi të shembet, dhe bashkë me të edhe komunizmi brenda Evropës Lindore, kjo hapësirë mbeti pa një pushtet në krye, dhe Ukraina po zhvillonte një betejë politike kundër Moldavisë mbi pronësinë e Transistrias.

Njerëzit atje nuk donin të ishin pjesë as të Ukrainës dhe as të Moldavisë. Ata donin të ishin pjesë e vendit të tyre, prandaj në vitin 1990 krijuan Transnistrian. Hapi i parë që u ndërmor ishte themelimi i një force të fortë ushtarake, për t’u siguruar se nuk do të detyroheshin as nga Ukraina dhe as nga Moldavia që të bëheshin pjesë e vendeve të tyre.

Gjatë viteve të para, u krijua një sistem politik gjysmë-presidencial, që arriti të nënshkruajë disa marrëveshje me Ukrainën dhe Moldavinë. Si pjesë e këtyre të fundit, Ukraina importon mallra nga Transnistria me dokumente të përpunuara nga zyrat doganore moldave dhe anasjelltas.

Gjatë 5 viteve të para, Ukraina mendonte se Transistria ishte një bazë ushtarake ruse. Për këtë arsye, Kievi u përpoq që ta pengonin vendin në çfarëdolloj mënyre që mundi, derisa të zbulonte se çfarë synimi kishte Transnistria. Është interesant fakti që shumica e udhëheqësve politikë që e kanë formuar Tranistria nuk janë vendas.

Ata janë ose moldavë ose ukrainas. Transnistria nuk është tamam demokratike, as kapitaliste dhe as komuniste. Mënyra më e mirë për ta përshkruar këtë territor është në fakt një përzierje e të trejave, çka e bën sistemin e saj politik të funksionojë mjaft mirë, bazuar në evolucionin ekonomik të 5 viteve të fundit.

Mënyra se si funksionon qeveria është përmes një parlamenti me një dhomë. Një nga gjërat që u bën përshtypje vizitorëve në këtë vend, është numri i madh i ushtarëve që patrullojnë, një panoramë shumë e ngjashme me atë që ndodhte dikur në Bashkimin Sovjetik.

LEXO EDHE:  Fjalimi profetik i Ronald Reganit në vitin 1982/ Marksizëm-leninizmi do përfundojë në koshin e historisë

Sot, ky vend njihet vetëm nga Moldavia, Rumania, Bjellorusia dhe Ukraina, dhe jo nga pjesa tjetër e botës. Rusia ka qëndruar neutrale ndaj saj. Asaj nuk i intereson, apo nuk dëshiron të përfshihet në këtë çështje.

Transnistria është quajtur gjithashtu nga disa historianë si Bashkimi Sovjetik modern, për shkak të autenticitetit të njerëzve, dhe mënyrës së tyre të jetesës. Shumë njerëz nga Evropa Lindore kanë filluar vitet e fundit ta vizitojnë Trasnistria, sidomos ata nga Rusia që janë në kërkim të një udhëtimi nostalgjik në Bashkimin Sovjetik.

Shumica e shërbimeve publike, restorantet, shkollat ​​dhe vendet e tjera janë lënë saktësisht siç ishin 30 vjet më parë në epokën sovjetike. Edhe pse të rinjtë kanë një pikëpamje të ndryshme mbi situatën, shumica e të rriturve dhe të moshuarve që kanë jetuar gjatë epokës sovjetike, thonë se ata e donin stilin e jetës komuniste, dhe se në atë kohë bënin një jetë të mirë.

Njerëzit këtu do të donin të ishin më të pavarur, aq më tepër kur bota nuk i njeh ata si një shtet vend. Rusia e ka ndihmuar financiarisht Transnistrian që të zhvillohet, edhe pse disa mund të thonë se kjo është bërë vetëm për propagandë.

Ukraina është e shqetësuar pas marrëveshjes së fundit të nënshkruar nga Transnistria dhe Rusia, pasi aty lejohet që Rusia të çojë trupat e saj në territorin e Transnistrias, çka mund ta bëjë këtë të fundit Krimenë e re.

Sipas ligjit ndërkombëtar, nuk ka asnjë arsye pse ky territor të mos konsiderohet një shtet. Që një vend të bëhet i tillë, duhet të përmbushë 4 kritere specifike të përcaktuara nga Konventa e Montevideos mbi të Drejtat dhe Detyrat e Shteteve, një traktat i nënshkruar në kryeqytetin Uruguaj, më 26 Dhjetor 1933:një popullsisë të përhershme, një territor të përcaktuar qartë, një qeveri, dhe aftësinë për të hyrë në marrëdhënie me shtetet e tjera.

Shumëkush mund të thotë se ky territor nuk plotëson kriterin e kartave. Por kjo nuk po ndodh, sepse shumica e shteteve e trajtojnë Transinstrian sikur të mos ekzistojë në këtë botë. Disa shtete e shohin atësi një shaka, sidomos kur bëhet fjalë për monedhën e saj që është cilësuar si një “xheton lojërash”.

Monedha e saj, rubla trasnistiriane është prodhuar prej plastike. Por kjo e ka një arsye. Monedhat plastike e bëjnë më të lehtë përdorimin e tyre nga e gjithë popullsia, që paguan kryesisht me para në dorë. Një elemente tjetër interesante në lidhje me monedhat, është se ato janë bërë në forma të ndryshme, në mënyrë që edhe të verbrit ta dinë se sa vlen monedha që kanë në dorë./Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.a

https://historyofyesterday.com/the-country-that-doesnt-exist-6bbc2625f33c

l

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Një luftë SHBA-Rusi për Ukrainën do të ishte katastrofike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Rebekah Koffler “Fox News”

Si një ish-zyrtare e Agjencisë së Inteligjencës në fushën e Mbrojtjes (DIA) dhe specialiste mbi doktrinën dhe strategjinë ruse, që ka marrë pjesë në dhjetëra stërvitje luftarake që simuluan një konflikt SHBA-Rusi, jam shumë e shqetësuar për rrezikun e lartë që paraqet përfshirja e Uashingtoni në luftë për të mbrojtur Ukrainën.

Nëse mendoni se 2 trilion dollarë dhe 6.000 jetë amerikane të humbura, ishin një çmim i lartë i paguar për një rezultat pa asnjë fitore në angazhimin 20-vjeçar në Afganistan, akoma nuk keni parë asgjë. Kostot dhe humbjet e SHBA-së në një luftë me Rusinë bërthamore do të ishin katastrofike.

Një luftë e tillë nuk mund të fitohet,ndaj nuk ia vlen të paguhet duke sakrifikuar jetët e ushtarëve amerikanë. Gatishmëria e forcave ruse përgjatë kufirit ukrainas – duke përfshirë 114.000 ushtarë, forca speciale, zyrtarë të shërbimeve sekrete dhe armatimet e rënda, përfshirë tanket- të kujton pushtimin e Ukrainës Lindore nga Putin në vitin 2014.

Ky grumbullim së bashku me përballjet e fundit të rrezikshme midis anijeve luftarake amerikane dhe marinës ruse në Detin e Zi, si dhe me paralajmërimin që Putin i bëri SHBA-së më 13 nëntor, përbëjnë ato që në zhargonin e shërbimeve sekrete quhen“indikacione dhe paralajmërime” të një krize të afërt.

Të shqetësuar për probabilitetin e lartë të pushtimit të drejtpërdrejtë të Ukrainës nga ana e Rusisë, shërbimet sekrete amerikane i kanë paralajmëruar aleatët evropianë, se ekziston vetëm një dritare e ngushtë opsionesh për ta frenuar Vladimir Putin.

Në mënyrë të parashikueshme, “ekspertët”në Uashington japin këshilla që nuk janë të bazuara tek realiteti. Në këtë rast,është fakt që ndërsa Ukraina është pjesë e interesave jetike të Rusisë, ajo nuk është pjesë e interesave të Amerikës.

Disa ekspertë mbrojnë pranimin e përshpejtuar të Ukrainës në NATO, e cila sipas këndvështrimit të tyre prej “eksperti”, do të garantonte sigurinë e Ukrainës, duke e detyruar SHBA-në dhe NATO-n të hyjnë në një konflikt ruso-ukrainas në krah të Kievit.

Të tjerë bëjnë thirrje për grumbullime trupash në rajon, për të frenuar mjeshtrin e spiunazhit që nga koha e KGB-së, Putinin. E rrethuar dhe e ngacmuar, Ukraina duhet të jetë e lirë të ndjekë rrugën e saj të zhvillimit.

Por fatkeqësisht, vendndodhja e saj gjeostrategjike, e kufizuar nga të tre anët me një Rusi shumë më të madhe dhe më të fortë ushtarakisht, dikton edhe fatin e saj në botën e ashpër të realpolitikës. Sigurisht, të paktën në botën e Putinit.

Udhëheqësi rus ka deklaruar disa herë se pranimi i Ukrainës në NATO – një aleancë ushtarake të cilën Rusia e sheh si kërcënimin e saj kryesor – do të kalonte një “vijë të kuqe”. Për shekuj me radhë, Rusia e ka parë Ukrainën si zonën e saj të sigurisë tampon, kundër pushtimeve të huaja.



Jo se kjo është e justifikuar apo diçka e mirë. Por kështu është, dhe kështu ka qenë. Ivan Il’in, një mendimtar ortodoks rus, idetë e të cilit i ka përdorur Putin në zhvillimin e ideologjisë së tij, thotë në shkrimet e tij se një Ukrainë e pavarur do të ishte një “çmenduri” e paimagjinueshme.

LEXO EDHE:  Ligjërimi i kanabisit/ A do të bëhet Shkupi “Amsterdami” i Ballkanit?

LEXO EDHE:  E detyrojnë të heqë tatuazhin e nënës/Blushi tregon historinë: Bëhuni pak njerëzorë

Ashtu si Putin beson se është thelbësore që të sundohen së bashku të gjitha tokat e Rusisë Perandorake për të siguruar vetë mbrojtjen e saj. Ndërsa ruajtja e një perandorie mund të jetë diçka e huaj por dhe anakronike, për mendimtarët amerikanë ajo e dominon mendësinë e rusëve.

“Ekspertët” e Uashingtonit, të cilët janë tejet të dobët në të kuptuarit se çfarë i motivon kundërshtarët e huaj të Amerikës, nuk kanë asnjë ide për ndjenjën e brendshme shekullore të posesivitetit që ka Rusia ndaj Ukrainës.

Ri-integrimi i Ukrainës dhe i shteteve të tjera post-sovjetike në një bashkim të udhëhequr nga Rusia, është diçka që shihet nga Moska si një çështje e mbijetesës kombëtare. Është ky mentalitet që qëndron në themelin e veprimeve dhe politikave të Putinit, siç është aneksimi i Krimesë.

Vendosja e trupave amerikane në terren, në “oborrin e shtëpisë” së Rusisë, do të interpretohej nga Kremlini si një pararendëse e një veprimit të mundshëm kinetik të SHBA-së kundër Rusisë. Vetë prania e forcave të dislokuara të SHBA-së aq afër një konflikti, do të shtonte presionin ndaj Uashingtonit, që sapo u dëbua nga Afganistani, për të ndërhyrë në krah të Ukrainës.

Një veprim i tillë do ta nxiste Moskën që të aktivizonte reagimin e saj parandalues të “vetëmbrojtjes”, duke synuar atdheun e SHBA-së me sulme shkatërruese kibernetike dhe të luftës hapësinore. Me testin e fundit të sulmit raketor anti-satelitor të Rusisë, Putini ka treguar aftësinë e Rusisë për të gjymtuar satelitët amerikanë, tek të cilët ne mbështetemi jo vetëm për aftësitë tona luftarake, por edhe për shumë synime civile.

Putini, që ka frikë të bëhet një objektiv i doktrinës së Uashingtonit të “ndryshimit të regjimit”, dhe që ka goditur njerëz si Sadam Husein dhe Muamar Gadafi, është gati për një reagim të tepruar. Sapo të fillojnë të shtënat, lufta mund të degradojë në një luftë bërthamore, dhe të përfshijë sulme kibernetike dobësuese në rrjetin energjitik të Amerikës.

Askush nuk ka mundur që të fitojë një luftë me Rusinë në tokën ruse. Për këtë mjafton që të “pyesni” Napoleonin Bonapartin e Francës, Adolf Hitlerin e Gjermanisë apo edhe suedezët, ushtria e të cilëve u shkatërrua në vitin 1709 nga ushtarët e Pjetrit të Madh.

A është Ukraina ndër interesat më jetike të sigurisë për SHBA-në? A varet siguria, integriteti territorial dhe mbijetesa afatgjatë e Amerikës nga Ukraina e largët? Përgjigja për të dyja pyetjet është një “jo” e fuqishme./ Përshtatur nga CNA.al

Shënim: Rebekah Koffler, ish-zyrtare e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, dhe autore e librit “Manuali i Putin:Plani sekret i Rusisë për të mposhtur Amerikën”.

LEXO TE PLOTE

Blog

Historia e zymtë e “shpëlarjes së trurit”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Joel E Dimsdale “Psyche”

Në vitin 1937, udhëheqësi i vjetër bolshevik Georgi Pjatakov u gjykua në Moskë për tradhti, sabotim dhe krime të tjera të supozuara kundër Bashkimit Sovjetik. Ai dha një rrëfim të rremë, duke deklaruar:“Ja ku jam para jush i ndyrë, i dërrmuar nga krimet që kam kryer, i zhveshur nga gjithçka për fajin tim, jam një njeri që e ka humbur partinë e tij, që nuk ka miq, që ka humbur familjen, një njeri që e ka humbur vetveten”.

Ai u ekzekutua menjëherë pas gjyqit për shkeljet e tij të supozuara. Dhe ai ishte një nga shumë të tillë. Po si kishin arritur sovjetikët të bindnin kaq shumë të pandehur që të dëshmonin gënjeshtra të tilla për veten e tyre dhe të tjerët? Disa vëzhgues ishin të bindur se ata kishin zhvilluar një mjet sekret për t’i shtrënguar që ta bënin këtë.

Nuk ishte vetëm fakti që ata dukej se ishin në gjendje që t’i detyronin njerëzit të thoshin gjërat që donin, por që viktimat e tyre të dukeshin sikur i besonin vërtet gënjeshtrat që thonin. Sovjetikët përdorën një sërë teknikash për të marrë nga të pandehurit rrëfimet që donin.

Ata nuk nguronin që të përdornin dhunën. Disa nga rrëfimet e nënshkruara, të gjetura nëpër arkiva, bartin ende njolla gjaku. Të akuzuarit merreshin në pyetje në mënyrë të përsëritur, derisa ndjeheshin jo si njerëz por si “robotë”. Ata u mbajtën të izoluar, larg të burgosurve të tjerë që u rrahën.

Fillimisht nuk kishte një term të përdorur gjerësisht për të shpjeguar përpjekje të tilla. Por kjo gjë ndryshoi pas fitores së Mao Ce Dunit në Kinë, dhe Luftës së Koresë disa vite më vonë. Eduard Hanter, një propagandist i kohës së luftës në Zyrën e Shërbimeve Strategjike të SHBA-së, vlerësohet për shpikjen e termit “shpëlarje truri” në vitin 1950, për të përshkruar rrëfimet misterioze të nxjerra nga të burgosurit perëndimorë të luftës nga qeveria kineze.

Pas trajtimit brutal, disa nga viktimat e dhunës pranuan jo vetëm akuzat më absurde, por ata dukej se ishin gjithashtu dashamirës ndaj rrëmbyesve të tyre. Më vonë ky koncept bëri bujë në filmin “Kandidati Mançurian” (1962), në të cilin i ligu D.Jen Lo i shpjegon një bashkë-konspiratori komunist se i burgosuri i tij amerikan është “trajnuar për të vrarë, dhe më pas për të mos kujtuar se e ka bërë këtë… Truri i tij jo vetëm që është shpëlarë… ai ka pësuar një pastrim kimik”.

Me një origjinë të tillë, nuk është çudi që koncepti i shpëlarjes së trurit të kritikohet sot.

Gjithçka duket kaq e mykur, bie erë Lufte të Ftohtë dhe eksperimente shkencore të dyshimta. Disa thonë se ky koncept është përdorur si një armë retorike për të sulmuar ndjekësit e lëvizjeve të reja.

Të tjerë nuk e pëlqejnë këtë term, pasi ai duket sikur i fajëson viktimat si mendjelehtë dhe të dobët, edhe pse disa viktima të “shpëlarjes së trurit” kanë përfshirë individë shumë të talentuar. Njerëzit e harrojnë faktin se kjo formë e bindjes së errët ndodh në kushte ekstreme, kur njerëzit janë në pragun e ezaurimit nervor.



Disa ekspertë preferojnë termin “bindje e imponuar” për të shpjeguar sjelljet e pazakonta që u vunë re midis të burgosurve të luftës, viktimave të kultit dhe pengjeve që në mënyrë paradoksale kanë mbajtur anën e sulmuesve të tyre ose kanë bërë rrëfime dukshëm të rreme dhe vetë-shkatërruese.

Pavarësisht kërkimeve të ekspertëve mbi këtë temë, shumë prej tyre e cilësojnë ende shpëlarjen e trurit si një histori fantazmë nga e kaluara. Në fakt është e qartë se sot ky term është shumë më i vështirë për t’u argumentuar. Njerëzit mund të detyrohen të bëjnë disa gjëra, por duket se ata mund të detyrohen të besojnë disa gjëra vetëm në kushte të caktuara.

LEXO EDHE:  E detyrojnë të heqë tatuazhin e nënës/Blushi tregon historinë: Bëhuni pak njerëzorë

LEXO EDHE:  Si u bë zemra simbol i dashurisë, epshit dhe shpirtit

Ne e vëmë re këtë shumë shpesh në rastet e rrëfimeve të rreme, Sindroma e Stokholmit (në të cilën një peng nis të zhvillojë besnikëri ndaj rrëmbyesit),apo sekteve që nxisin ide të ndryshme fetare dhe politike. Madje sot ekziston shqetësimi se mediat sociale janë bërë shumë imponuese, duke i indoktrinuar njerëzit të besojnë gjëra absurde (si p.sh që ‘vaksinat shkaktojnë autizëm’, se ‘Covid-19 nuk është një sëmundje serioze’ etj).

Por a mund të kontribuojnë mediat sociale në bindjen imponuese?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të përcaktohen më qartë llojet e situatave që e prodhojnë atë. Mjeku rus, fitues i Çmimit Nobel, Ivan Pavllov mund të quhet babai i shkencës në këtë fushë.

Kur lumi Neva përmbyti Shën Petersburgun në vitin 1924, Pavllov fitoi disa njohuri unike mbi efektet e traumës në sjellje. Lumi e përmbyti laboratorin e tij me qen, dhe gati i mbyti qentë e tij të mbyllur në kafaz. Pavllov vuri re se qentë nuk ishin më të njëjtët pas asaj traume.

Ata harruan sjelljet e tyre të mësuara, dhe trauma ndryshoi prirjen e tyre. Pavllov e ri-ekspozoi një nga qentë e tij të traumatizuar me një rrjedhje uji në dhomën e tij eksperimentale, e cila ndikoi sërish në ndërprerjen e reagimeve për të cilat qeni ishte trajnuar.

Me durimin që e karakterizonte por edhe aftësinë e tij të madhe, Pavllov ia doli të kushtëzonte një qen, që t’i përgjigjej një note specifike muzikore. Fakti që trauma mund të prishë një stërvitje kaq të saktë duket se e magjepsi atë. Edhe udhëheqësi sovjetik Lenini, u magjeps nga potenciali që mund të sillte qasja e Pavllovit për të ndikuar mbi popullin rus.

Qeveria sovjetike i dha atij mbështetje financiare për ngritjen e një instituti kërkimor,që kishte një staf me qindra vetë. Pavllov vuri re se stresi, privimi nga gjumi, izolimi dhe durimi metodik kontribuan në ndryshimin e sjelljes së qenve. Efektet e shpëlarjes së trurit u shfaqën gjatë gjyqeve farsë të inskenuara nga Stalini në vitet 1930.

Por edhe gjatë viteve 1940, kur qeveritë e kohës së luftës nisën të përdorin drogën për të shpejtuar marrjen në pyetje. Ndërkohë në vitet e para të Luftës së Ftohtë, ata përdornin substancat narkotike për të bindur armiqtë që të dezertonin. Gjatë gjithë shekullit XX-të, qeveritë investuan shumë tek kërkimet shkencore mbi bindjen e imponuar.

Agjencitë qeveritare, fondacionet dhe universitetet bashkëpunuan në studime të gjera të përdorimit të drogës për të ndryshuar sjelljen ose për të nxjerrë informacione. Ata arritën të vërtetojnë se privimi ndijor dhe kufizimi i gjumit e rritën sugjestionabilitetin. Në përgjithësi studime të tilla përdorën vullnetarë, por disa eksperimente që përfshinin drogën u kryen me forcë mbi viktimat./ Psyche.co/ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kriza ruse e viteve 1990/ Kur qeveria vendosi t’i paguajë mësuesit me shishe vodka

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kriza ekonomike që goditi botën gjatë viteve 1990, pati një ndikim të ndryshëm në çdo vend anembanë globit. Ajo krizë ekonomike nuk u shkaktua nga diçka specifike. Në fakt, bota po kalonte një ndryshim të madh nga pikëpamja ekonomike, pasi fuqitë botërore filluan që të balanconin ekuilibrat pas Luftës së Ftohtë.

Kriza ekonomike

Ajo filloi në Shtetet e Bashkuara, dhe shumë vende të tjera të Evropës Qendrore, që u goditën shumë rëndë, me recesionin më të madh të parë në histori, për shkak të krizës së Gjirit Persik, që e çoi besimin e konsumatorëve në nivelin më të ulët historik. Vetë recesioni kishte shumë faktorë të tjerë, por gjithçka po ndodhte në një kohë realisht të vështirë për Amerikën.

Më pas pasoi kriza bankare brenda vendeve skandinave si Finlanda dhe Suedia, të cilat në atë kohë njiheshin se kishin disa nga bankat më të forta në mbarë botën, për shkak të fuqisë së tyre financiare të mbështetur nga llogaritë në parajsat fiskale. Të mos harrojmë të Mërkurën e Zezë, e cila dëmtoi rëndë fuqinë financiare të Britanisë së Madhe gjatë vitit 1992, duke u detyruar atë të tërhiqte paundin e saj nga ERM (Mekanizmi Evropian i Kursit të Këmbimit).

Më pas ishte kriza ekonomike në Meksikë, e cila ishte një ngjarje e pashmangshme që pritej të ndodhte pas recesionit të madh në SHBA, dhe që e detyroi qeverinë amerikane të zhvlerësonte pezosin përkundrejt dollarit.

Duke qenë se eksportuesja dhe importuesja kryesore e Meksikës ishte SHBA-ja, ajo u gjend në një pozitë shumë të vështirë,pasi shumica e dollarëve të pranishëm në Meksikë u zhdukën brenda natës duke shkaktuar një arratisje të kapitalit.

Një tjetër goditje e madhe ndaj gjithë kësaj krize, ishte Kriza Financiare Aziatike e vitit 1997, që dëmtoi ekonomitë e ndërtuara me sukses për shekuj me radhë si Japonia, Koreja e Jugut dhe Kina. Por zhvillimi më dramatik ishte kriza financiare ruse e vitit 1998, që ndodhi për shkak të zhvlerësimit të rublës ruse nga Banka Qendrore Ruse dhe të mospagimit të borxhit të saj.Ky ishte një veprim i domosdoshëm, pasi Rusia e kishte të vështirë të mësohej me një sistem demokratik që nga rënia e komunizmit në këtë vend në vitin 1991.

LEXO EDHE:  Pse Covid -19 duket se po i “kursen” fëmijët? Studimi i ri ofron një përgjigje

LEXO EDHE:  “Sofagate”, pse e poshtëroi Erdogan presidenten e Komisionit Evropian?

15 shishe vodka në muaj



Për shkak të kësaj krize, Rusisë iu desh të bënte shumë ndryshime, që ta shmangte zhytjen e vendit në një recesion të madh, në të cilin ajo ra gjithsesi pavarësisht përpjekjeve që bëri. Një nga ndryshimet kryesore që ndodhi,kishte të bënte me pagesën e mësuesve brenda Rusisë, duke përdorur pijen e famshme kombëtare vodkën në vend të parave.

Shumica e mësuesve kishin një pagë mesatare prej 15.000 rublash, ose rreth 200 dollarë me kursin e atëhershëm, ose 430 dollarë me kursin e sotëm. Kështu në vend të 15.000 rublave, mësuesit do të merrnin si pagë15 shishe Russkaya Vodka.

Një artikull i botuar në “Moscow Pullman Daily News” më 22 shtator 1998, raportonte se të gjithë mësuesit në Rusisë Qendrore do t’i merrnin rrogat e tyre mujore në shishe vodka, për shkak se arkat e qeverisë ishin praktikisht bosh.

Në artikulli përmendej fakti se 8.000 mësues në Republikën e Altait (Siberi), do të merrnin 15 shishe vodka si pagën e tyre mujore, ndërsa drejtuesit lokalë po i bënin presion qeverisë federale që të shlyente borxhet e saj ndaj arsimtarëve.

Qeveria u premtoi mësuesve se kjo formë e pazakontë e pagesës,do të ishte diçka e përkohshme që do të zgjaste disa muaj, dhe pasi të mbaronte periudha e krizës, mësuesit  prekur do të dëmshpërbleheshin. Kështu, ajo premtoi të paguante 2.5 milionë dollarë për të gjithë mësuesit në gushtin e vitit 1998.

Por në fakt asnjë nga mësuesit nuk i mori ato para. Po pse u zgjodh vodka? Pagesa në ushqime apo sende të tjera shtëpiake, do të ishte gjëja më e mirë, por në atë kohë Rusia kishte probleme për t’i blerë ato. Vodkën ku vend e kishte me bollëk, dhe kjo është arsyeja pse autoritetet u jepnin shishe me vodka mësuesve.

Nga ana tjetër, vodka konsumohej në sasi të mëdha nga shumica e familjeve. Në atë kohë nuk ishin vetëm mësuesit, por edhe disa punonjës në profesione të tjera,që morën pagën e tyre në formën e shisheve të vodkës. Vetëm në fillim të vitit 1999, qeveria arriti të mblidhte disa fonde për të paguar mësuesit me para në vend të vodkës./ Historyofyesterday-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE