LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Je i konsumuar si letër higjenike”/ Demokratët i përvishen Xhelal Mziut

25 Tetor 2021, 08:06, Politikë CNA
“Je i konsumuar si letër higjenike”/ Demokratët i

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu është përfshirë në një debat me demokratët, në rrjetin e tij social.

Pas një postimi ku Mziu akuzonte Qeverinë për dështimin në fiskalizim, demokratët, kanë reaguar ashpër kundër tij.

Ata nuk janë marrë farë me postimin e Mziut, por i janë përveshur atij për shkak të zgjedhjes së Lulzim Bashës në vend të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Njëri nga demokratët e ka quajtur Mziun, të konsumuar si letër higjenike

?Le o Xhulal je i konsumuar si letër higjenike?, shkruan një demokrat.

Nuk ka munguar as reagimi i Mziut ndaj këtij komenti, duke thënë se ai e ka dashur dhe e do Berishën. Sipas Mziut letër higjenike bëhen frikacakët.

?Unë i konsumuar?! Po ti nuk din qëndrimin tim ndaj Berishës. Unë kam dhënë prova se sa e dua Sali Berishën dhe e dua. Ju që shkruani e doni relativisht. Berisha i din më mirë se sa ju gjërat. Letër higjenike bëhen frikacakët, unë kam dhënë prova?, është shprehur Mziu.

Ndërsa një tjetër demokrat i thotë se është i treguar i pabesë.

?Thjesht u tregove i pa besë, lëri përrallat me mbret se sa kam bërë unë për Berishën,ti ke bërë aq pak sa ke hënger gjithë ato vite qyl në krahët e doktorit dhe popullit të Kamzës, por mbaruan 4 vite shumë shpejt dhe do përfundosh duke luajt domina me moshën e tretë?.

Ky është reagimi i demokratët të radhës kundrejt Mziut.

Më poshtë po sjellim disa nga reagimet e demokratëve.

Lajmet e fundit nga