LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi mafioz në Fier/ Dyshohet për vrasës me pagesë

25 Tetor 2021, 09:36, Kronika CNA
Ekzekutimi mafioz në Fier/ Dyshohet për vrasës me pagesë

Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i takon ekzekutimit mafioz të  biznesmenit Demir Backa në Fier.

Aktualisht burime bëjnë me dije se janë lërë të lirë 23 persona të cilët u shoqëruan për të dhënë deklaratën e tyre në polici. Hetimet paraprake flasin për 3 të implikuar në ngjarje, të cilët kanë ndjekur itinerarin e Backës, nga mëngjesi e deri në momentin e ekzekutimit të tij.

Në kërkim vijojnë të jenë 2 persona, si të dyshuar për ngjarjen, por nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre, ato nuk janë gjetur. Nga analizat paraprake dhe dëshmitë, dyshohet se këta dy persona mund të jenë paguar për vrasjen e biznesmenit.

Në ngjarjen kriminale  dyshohet se kanë marrë pjesë qitës profesionistë nga qyteti i Vlorës, pasi është faktuar se autorët kanë ardhur në Fier nga Vlora dhe janë kthyer sërish në Vlorë.

Në media u aludua se vrajsa e Backës lidhej me një ngjarje konfliktuale të tij, me një emër të njohur për drejtësinë shqiptare, i cili më parë ka qenë edhe subjekt i OFL-së.

Pas breshërisë së plumbave Backa fillimisht u dërgua i plagosur në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Automjeti i përdorur nga autorët më pas u gjet i djegur nga policia dhe brenda tij u sekuestruan armët e krimit, një kallashnikov dhe një pistoletë. Vijojnë ende hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Fierit dhe zbulimin e përsonave që janë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale./CNA.al

Lajmet e fundit nga