LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eksperti: Pandemia përfundon në pranverë, por ka dy kushte

25 Tetor 2021, 08:46, Lifestyle CNA
Eksperti: Pandemia përfundon në pranverë, por ka dy kushte

Presidenti i Konferencës Kantonale të Drejtorëve të Shëndetësisë në Zvicër, Lukas Engelberger ka dhënë një lajm të mirë në lidhje me situatën pandemike.

Sipas tij, pandemia mund të përfundojë në pranverën e vitit 2022.

?Jam optimist se mund ta lëmë pas krizën e koronaës nga pranvera e ardhshme?, ka thënë ai për ?SoontagsZeitung?.

Por si mund të arrihet një gjë e tillë.

Eksperti i shendetësisë Lukas Engelberger ka thënë se paraprakisht duhet të plotësohen dy kushte.

?Kushti i parë: Duhet të vazhdojë përparimi i imunizimit të popullatës përmes fushatës së vaksinimit. Kushti i dytë: Të mos shfaqen mutacione të reja virusesh që janë të rrezikshme?, është shprehur ai.

Por, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) është më pak optimiste. Ajo pret të shpenzojë 1.5 miliardë CHF vetëm për testet e koronës vitin e ardhshëm.

Duke pasur parasysh dimrin që po afrohet, Engelberger ka thënë gjithashtu se përqindja e të vaksinuarve duhet të rritet sa më shpejt që të jetë e mundur. ?Ndryshe na presin muaj të vështirë?.

Lajmet e fundit nga