Connect with Us

DW: Energjia së shpejti e papagueshme?

Bota

DW: Energjia së shpejti e papagueshme?

Publikuar

-

cna lajme ekonomi

Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë janë çmimet e larta të benzinës dhe naftës. Çmimi i naftës së fundmi është rritur më shumë se kurrë më parë, pritet që së shpejti këtë ta pasojë çmimi i benzinës. Së shpejti ndoshta do të përmbushet një ëndërr e vjetër e Të Gjelbërve..se çmimi i benzinës duhet të kushtojë 5 marka litri, kështu e vendosën dikur Të Gjelbrit në një kongres të tyre para 23 vjetësh, për ta bërë përdorimin e automjetit tek gjermanët të papërballueshëm. Por ky hap nuk u prit mirë, me zor atëherë kjo parti ia doli të hynte në Bundestag.

Corona dhe çmimet e larta

Një episod gati i harruar, ndërkohë që tani Të Gjelbrit ndodhen para momentit të futen në qeveri për herë të dytë të historinë e tyre. Por situata këtë herë është shumë më ndryshe. Pandemia nuk ka marrë ende fund, efektet ekonomike të saj janë (duke hequr mënjanë ato shëndetësore) janë të jashtëzakonshme.

Çmimet e larta të energjisë janë një pjesë e tyre. E aspak vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën. Gjë që thjesht e në radhë të parë lidhet me atë, që ekonomia botërore, megjithë pandeminë në vazhdim, po rimëkëmbet më shpejt se pritej. Me pasojë një rritje të jashtëzakonshme të urisë për energji: E dimë një kërkesë e fortë rrit çmimet.

Por si këtë herë nuk ka ndodhur kurrë: Vetëm çmimi i shumicës tek gazi është rritur këtë vit me 44%. Edhe çmimi i naftës është rritur në nivele të larta duke u dyfishuar brenda një viti. Në thelb këto janë lajme të mira, sigurisht jo për shoferët e automjeteve, por për shndërrimin e ekonomisë në drejtim të neutralitetit ndaj klimës. Sepse kështu duhej të bëhej kthesa energjitike apo jo: lënda e djegshme fosile do bëhej aq e shtrenjtë, sa t’ia vlejë përdorimi i energjisë së rigjenerueshme. Kur energjia e erës, ajo diellore dhe e ujit të jetë alternativa më e lirë, atëherë del vetë jashtë loje energjia prej qymyrit apo gazit. Ky ishte plani. Vetëm se ai nuk funksionon, sepse ne jemi ende shumë larg kthesës energjitike.

Kthesë energjitike po, por si duhet

Kjo nuk vlen vetëm për Gjermaninë, por për shumicën e vendeve. Ende shumica e njerëzve kanë automjete me motor me lëndë djegëse, ata ngrohin me gaz apo vajguri, dhe nga priza vjen energji elektrike nga qymyri. (Kina kërkon të rivendosë në punë 150 miniera qymyri.) Vetëm se ne në Gjermani kemi pretendimin absurd, t’iu tregojmë të tjerëve, si duhet bërë. Të shpresojmë, që nuk na e imiton njeri atë që ne e quajmë kthesë energjitike. Sepse deri tani ajo ka kushtuar një sasi gjigande parash, por një trase energjitike, që sjell rrymën e prodhuar nga turbinat e erës nga veriu në jug nuk e kemi ende. Pjesa e energjisë së rigjenerueshme në përdorimin bruto të energjisë në Gjermani është vetëm 17%. (Për krahasim në Suedi është 56%.)

LEXO EDHE:  Strategjia kombëtare për energjinë/ Rama: Ky sektor, kërcënim për financat

E çdo ndërtim turbine duhet të kalojë njeherë nëpër procese gjyqësore. Të mos harrojmë: një kthesë energjitike bëhet vetëm kur mbështetet nga populli. Kush duhet të përdorë automjetin, në vitet e ardhshme, duhet të fusë duart thellë në xhepa, ose blen një automjet elektrik (të subvencionuar nga shteti). Kreu i Volksëagenit, Diess personalisht e ka llogaritur, se do të jetë 50% më e shtrenjtë të përdorësh një automjet me motor djegës se një elektroauto. Edhe ngrohja në dimër do të kushtojë më shumë. E këtë nuk e paguan dot gjithkush. E që të çmimi i energjisë të mos bëhet përçarës i shoqërisë, duhet që të ketë një kompensim për më të dobtit. Nuk duhet të mbesë premtim elektoral që mbrojtja e klimës të jetë sa më sociale. Kjo do të jetë pika ku do të matet puna e qeverisë së ardhshme.

Më shpejt më shumë energji të re

Ajo që duhet menduar me urgjencë në Gjermani është, nëse rruga e duhur që të ecet përpara me daljen nga energjia e qymyrit me daljen njëkohësisht nga energjia atomike vitin e ardhshëm. Mbyllja e boshllëkut të energjisë do t’i kushtonte Gjermanisë emetime shtesë prej 50-70 milionë tonë të CO2, ose Gjermania blen energji atomike nga Franca. Edhe kjo nuk është zgjidhje. Atëherë çfarë mbetet të bëhet? Qeveria e ardhshme duhet të jetësojë atë që do të fiksojë në letër në fund të bisedimeve paraprake të koalicionit, e që mund të bëhet pikë delikate në bisedimet për krijimin e qeverisë. Zgjerimi i energjive të rigjenrueshme duhet të ecë shumë herë më shpejt përpara, në mënyrë që në perspektivë të vihet nën kontroll kriza energjitike. Ndryshe energjia do të bëhet e papagueshme, me pasoja të paparashikueshme./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

“Gjendja në Bosnjë-Hercegovinë alarmuese”/ Gjermania: Ka një përshkallëzim të rrezikshëm

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Qarqe qeveritare nga Berlini i thanë DW se janë të shqetësuar për situatën në Bosnjë-Hercegovinë dhe se po përpiqen me Kuintin të gjejnë një zgjidhje për të penguar përhapjen e konfliktit në rajon.

Jemi të alarmuar pas raportit të paraqitur nga Përfaqësuesi i Lartë (HR) Christian Schmidt, thuhej nga qarqet qeveritare të mërkurën në mbrëmje në Berlin. “Qeveria Federale ndan shqetësimin e madh të Përfaqësuesit të Lartë Schmidt për situatën e brendshme politike në Bosnjë-Hercegovinë dhe sidomos për një sërë deklaratash të presidentit serb, Milorad Dodik. “Thirrjet për shkëputje dhe për hapa për dobësimin e  shtetit në tërësi janë të papërgjegjshme dhe krejtësisht të papranueshme”, thuhet ndër të tjera në një prononcim të  Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për DW.

Ministria e Jashtme gjermane gjykon më tej se Bosnja-Hercegovina po ecën prapa, dhe se ekziston rreziku i një krize të përhershme me pasoja negative për qytetarët e të gjithë vendit. “E gjithë kjo rrezikon stabilitetin jo vetëm të Bosnjë-Hercegovinës, por të të gjithë rajonit. Ne jemi duke u konsultuar intensivisht me partnerët tanë, veçanërisht në BE, në Kuint dhe në Ballkanin Perëndimor dhe në kuadër të Këshillit për Zbatimin e Paqes, për hapat që mund të ndërmarrim për të shmangur një zhvillimi të tillë”, përfundon deklarata  e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane. Kuinti përbëhet nga përfaqësues të pesë shteteve perëndimore: Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Christian Schmidt ishte Ministër i Bujqësisë në Gjermani në periudhën e parafundit legjislative dhe prej gushtit 2021 është përfaqësues i lartë i OKB-së në Bosnjë-Hercegovinë. Këtu dukem mbajtur një fjalim në parlamentin e Bosnjë-Hercegovinës, më 28.10.2021.

Schmidt: Ka një përshkallëzim të rrezikshëm në Bosnje

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Sarajevë, Christian Schmidt, kishte paralajmëruar më parë në një raport për Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në Bosnjë-Hercegovinë.

LEXO EDHE:  Pandemia e koronavirusit/ DW: Në Tiranë situata ka dalë jashtë kontrollit

LEXO EDHE:  OSHEE e siguron energjinë nga KESH në janar/ Ja sa rritet çmimi për bizneset  



“Bosnja-Hercegovina po përballet me kërcënimin e saj më serioz ekzistencial të periudhës së pasluftës”, shkruante diplomati gjerman dhe ish-ministri i Bujqësisë në raportin e tij më të fundit drejtuar Kombeve të Bashkuara, bën të ditur dpa.

Raporti fajëson Milorad Dodik , përfaqësuesin e serbëve në trion presidenciale të Bosnjë-Hercegovinës, për përshkallëzimin e situatës. Dodik po përgatit krijimin e ushtrisë së vet për Republikën Serbe, çfarë do të çonte në prishjen e ushtrisë së të gjithë vendit, thuhej në raport. Përveç kësaj, politikani serb i Bosnjës tashmë po bllokon institucionet shtetërore si presidenca dhe parlamenti përmes bojkotit të tij. Nëse bashkësia ndërkombëtare vazhdon ta pranojë këtë politikë, Republika Serbe do të “largohet nga rendi kushtetues i Bosnjës” dhe do të minojë  Marrëveshjen e Paqes të Daytonit,” shkruante Schmidt në raport.

Në vitin 1995, Marrëveshja e Daytonit i dha fund luftës së përgjakshme trevjeçare në Bosnje-Hercegovinë. Ndër të tjera, marrëveshja parashikonte krijimin e dy pjesëve gjysmë autonome të vendit, Federatës Boshnjake-Kroate dhe Republikës Serbe. Përveç kësaj, ajo krijoi zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, e cila është paraparë të monitorojë respektimin e Marrëveshjes së Paqes. Politikani gjerman kristiansocial, Christian Schmidt,  e mori këtë post në gusht të vitit 2021.

Milorad Dodik, përfaqësuesi i serbëve në trion presidenciale të Bosnjë-Hercegovinës

Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i OKB-së e zgjati unanimisht misionin e BE-së në Bosnjë edhe për dymbëdhjetë muaj të tjerë. Para kësaj, megjithatë, kishte pasur një mosmarrëveshje për rolin e Schmidtit si Përfaqësues i Lartë – Rusia argumenton se pozicioni nuk është më i nevojshëm. Nën kërcënimin e një vetoje për zgjatjen e misionit të BE-së, Moska e pengoi Schmidt-in të informonte organin më të fuqishëm të OKB-së në Nju Jork të mërkurën mbi bazën e raportit të tij mbi situatën në Bosnje-Hercegovinë, bën të ditur dpa./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

‘Arma’ e re kundër pandemisë/ Britania, vendi i parë në botë që miraton pilulën antiCovid

Publikuar

-

Nga

Britania u bë ditën e sotme vendi i parë në botë, që miratoi një pilulë antivirale, e cila mund të ndryshojë luftën ndaj COVID-19. Autoriteti britanik i barnave, më në fund ka dhënë autorizimin e parë për pilulën anti-COVID “Merck”.

Sipas Reuters, Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor ka rekomanduar që kjo pilulë të përdoret në momentin e parë që del pozitiv me COVID-19 dhe brenda pesë ditëve nga nisja e simptomave.

LEXO EDHE:  Lezhë/ Lidhi energjinë e shkëputur nga stuhia, mbahet ende në burg

LEXO EDHE:  Strategjia kombëtare për energjinë/ Rama: Ky sektor, kërcënim për financat



Ky është trajtimi i parë antiviral oral për COVID-19 që miratohet, me dritën jeshile që vjen përpara miratimit të mundshëm rregullator të SHBA. Këshilltarët amerikanë pritet të takohen këtë muaj, për të votuar nëse ky ilaç duhet të autorizohet.

Ilaçi besohet se mund të përgjysmojë shanset për të vdekur ose për t’u shtruar në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania zvogëlon eksportin e armëve

Publikuar

-

Nga

Qeveria federale ka lejuar dukshëm më pak eksporte të armëve në gjysmën e parë të vitit 2021 sesa në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu thuhet në një raport të Ministrisë së Ekonomisë, për të cilin do të debatohet edhe në kabinetin qeveritar. Nga janari deri në qershor, nga Gjermania janë eksportuar armë dhe pajisje të tjera ushtarake në vlerë prej rreth 2.3 miliardë euro – që është 17 përqind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Më së shumti rënie ka shënuar pjesa e eksporteve të diskutueshme drejt vendeve jashtë BE-së dhe NATO-s. Për këto të ashtuquajtura vende të treta, licencat e eksportit u lëshuan për armë dhe pajisje në vlerë prej 499 milionë euro – që është një e treta më pak se në gjysmën e parë të vitit 2020. Eksportet drejt vendeve të treta janë gjithmonë të diskutueshme për shkak të situatës së keqe të të drejtave të njeriut në disa vende si dhe për shkak të përfshirjes së këtyre vendeve në konflikte të ndryshme.

Armët gjermane në zonat e krizave

Por edhe Gjermania dërgon armë në vende të tilla. Gjatë mandatit të qeverisë federale ende në detyrë, Algjeria, Egjipti dhe Katari ishin ndër dhjetë blerësit më të rëndësishëm të armëve gjermane. Kështu thuhet në një përgjigje në pyetjen e partisë E Majta, drejtuar Ministrisë së Ekonomisë në verë të këtij viti. Egjipti akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut, ndërkohë që ky vend është i përfshirë edhe në konflikte në rajon.



Lejet e eksportit të armëve dhe pajisjeve ranë vazhdimisht midis vitit 2016 deri në 2018. Por më pas janë shënuar vlera rekorde të shitjeve të armëve prej më shumë se tetë miliardë euro në vitin 2019. Ndërsa në vitin 2020 shitjet kanë rënë prapë me më shumë se një të katërtën.

LEXO EDHE:  Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

LEXO EDHE:  Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Që nga viti 2014, qeveria ka raportuar dy herë në vit për lejet e saj për eksportin e armëve, me synim që të sigurohet një transparencë sa më e madhe. Shifrat më të rëndësishme të eksportit të armëve për muajt janar-qershor ishin publikuar paraprakisht nga Ministria e Ekonomisë në korrik. Ndërsa në raportin gjysmëvjetor tani futen edhe më shumë detaje mbi eksportet e industrisë së armëve.

SPD dhe të Gjelbërit duan të hartojnë një ligj për eksportin e armëve

Politika e eksporteve të ardhshme të armëve është një ndër çështjet që po debatohet edhe në negociatat për një koalicion mes SPD, të Gjelbërve dhe FDP. “Qëllimi është që eksportet në vendet e treta të bëhen vetëm në raste të veçanta – veçanërisht kur bëhet fjalë për armët e luftës”, thotë ekspertja e ekologjistëve për armatime, Katja Keul për DPA. Të Gjelbrit kërkojnë hartimin e një ligji që do t’i siguronte qeverisë federale kritere të qarta dhe detyruese për lejet e eksportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake. Edhe SPD kërkon një ligj të tillë.

Ndërsa FDP, nga ana tjetër, është më shumë për një rregullore evropiane për kontrollin e eksporteve të armëve. Brenda BE-së ka pikëpamje të ndryshme kur bëhet fjalë për trajtimin e vendeve që janë të përfshira në konflikte rajonale ose që kritikohen për shkelje të të drejtave të njeriut. Franca, për shembull, ka dukshëm më pak probleme me dërgimin e armëve në vende të tilla sesa Gjermania./DW

LEXO TE PLOTE