LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklaratat e ambasadores Kim/ Curri: Amerikanët e mbajnë fjalën për interesat e tyre

25 Tetor 2021, 20:40, Politikë CNA
Deklaratat e ambasadores Kim/ Curri: Amerikanët e mbajnë fjalën

Gjatë një takimi në selinë blu me Lulzim Bashën, ambsadorja Yuri Kim iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të distancohen nga e shkuara, duke iu drejtuar me shprehjen ?mos hani bar?.

Duke iu referuar kësaj deklarate, analisti Arjan Curri ka deklaruar se amerikanët do t?i  qëndrojnë fjalës së tyre.

Sipas Currit, ata mund të izolojnë partinë dhe do të kishin një lloj përshkallëzimi të deklarimeve. I ftuar në emisionin ?Të paekspozuarit? me Ylli Rakipin, Curri është shprehur se amerikanët e bëjnë këtë për interesat e tyre.

?Përderisa ambasadorja i tha që do hani bar nuk besoj se nuk do e mbanin fjalën e tyre. Ideja është që nuk është se do vrisnin njeri por do të kishin 0 takime, do ta izolonin si parti, do të kishin një lloj përshkallëzimi të deklarimeve. Në të kaluarën ka shpallur dhe organizata të rrezikshme. Ata nuk thonë diçka që nuk do ta bëjnë më pas. Pastaj si do ta llogariste PD brenda saj është puna saj. Ama ka bërë dhe këtë tjetrën SHBA  që ka shpallur non grata dhe i ka hequr. Ata e bëjnë këtë gjithmonë për interesat e tyre.“, u shpreh Curri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga