LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e Alizotit/ Kokalari: Njeri i dobët, nuk mban qëndrime për parime

25 Tetor 2021, 19:44, Politikë CNA
Deklarata e Alizotit/ Kokalari: Njeri i dobët, nuk mban qëndrime

Deputeti i PD Tomor Alizoti ka qenë mjaft i ashpër ditën e sotme në drejtim të Lulzim Bashës, duke u shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar se baza është revoltuar dhe kërkohet mbështetje për Foltoren e Sali Berishës.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur edhe reagimi i aktivistes Evi Kokalari, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se Alizoti është mjaft i dobët në karakter dhe sipas saj ai nuk bën pjesë në grupin e demokratëve me karakter të fortë, që mbajnë qëndrime për parime, pa j’u trembur asgjëje.

Kokalari thekson se qëndrimet për mbështetjen e Foltoreve nga ana e Alizotit nuk janë të qëndrueshme dhe ai sot tregoi sipas saj kapacitetin që ka.

?Tomor Alizoti ka treguar shumë dobësi gjatë kësaj periudhe. Shumë ma kishin lavdëruar, dhe për hir të opinioneve pozitive të miqve të mi, nuk kam komentuar. Ama, më bëri shumë përshtypje kur Alizoti, pikërisht ai që shumë e quajnë të djathtë të mirëfilltë dhe të persekutuar politik, ndenji në krahë të Bashës. Disa thanë se ndenji për pragmatizëm. Unë them se ishte i dobët.

Tashti paska dalë dhe thotë nuk është me asnjërin, as me Bashën e as me Berishën, dhe se është i shqetësuar nga fakti që keq të shkosh, e keq të mos shkosh në foltore.

Domethënë as mish, as peshk!!! Kjo tregon dobesi totale.

Shumë deputet dhe anëtar të PD-së janë pozicionuar shumë fuqishëm, shumica në krahë të Berishës. Po dhe ata që janë rrjeshtuar me Bashën, kanë treguar guxim në vendimin e tyre.

Eshtë koha për PD-ista me karakter të fortë, që mbajnë qëndrime për parime, pa j’u trembur asgjëje. E pra, Alizoti nuk bën pjesë në këtë grup.

Ata që pretendojnë se Alizoti mund të jetë kandidat i mundshëm për Pd-në, duhet të kuptojnë se liderat e tregojnë veten në ditë të vështira. Tomor Alizoti e tregoi kapacitetin e tij.

P.s. Për ata që thonë se gabohem në gjykimin tim për Alizotin, dua t’ju them se rrallë më ka lënë  intuita në baltë?, shkruan Kokalari./CNA.al

Lajmet e fundit nga