Connect with Us

Bien temperaturat deri në 1 gradë/ Rikthehet i ftohti

Sociale

Bien temperaturat deri në 1 gradë/ Rikthehet i ftohti

Publikuar

-

cna lajme sociale

Orët e para të ditës do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në zonat Jugore, ndërsa Qendra dhe Veriu mbeten vetëm në ndikimin e vranësirave.

Parashikohet që moti në vijim të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave te pakta ne te gjithe territorin.

LEXO EDHE:  Vranësira dhe shi/ Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi, kryesisht Verilindor duke sjelle ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit  dallgëzim deri ne 3 ballë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Shiu dhe era “mbërthejnë” vendin/ Troket me furi stina e dimrit

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Vranësirat e dendura deri në orët e mesditës, të cilat do të sjellin rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Po_ashtu dhe në vijim vranësirat e shumta do jenë prezente, por reshjet do të jenë më të pakta gjatë pasdites.

Ndërsa mbrëmja i ri-fuqizon reshjet në zonat malore dhe të ulëta.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

LEXO EDHE:  Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, ku në intervale të shkurtra do të jetë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 – 5 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vranësira të dendura dhe reshje shiu/ Si parashikohet moti për nesër

Publikuar

-

Nga

Sipas MeteoAlb moti për nesër do të mbetet me vranësira të dendura deri në orët e mesdites, të cilat do të sjellin rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Po ashtu dhe në vijim vranësirat e shumta do jenë prezente, por reshjet do të jenë më të pakta gjatë pasdites. Ndërsa mbrëmja i rifuqizon reshjet në zonat malore dhe të ulëta.

LEXO EDHE:  Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat javën e ardhshme

LEXO EDHE:  Vranësira dhe shi/ Parashikimi i motit për sot

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C.



Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, ku në intervale të shkurtra do të jetë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 – 5 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

10 gra u vranë në një vit/ Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës, policia ngre zërin: Mos hesht, denonco

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

25 Nëntori është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Në këtë datë zhvillohet fushata 16-ditore e njohur si “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila përfundon në 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Mesazhi i Policisë

Policia ka apeluar gratë që të mos heshtin kundër dhunës.

“Kjo fushatë është jo vetem sensibilizuese, por edhe për të treguar se jemi gjithmonë në krah të viktimave, çdo ditë, së bashku me bashkëpunëtorët tanë.

Policia e Shtetit e vlerëson thelbësor, besimin ndaj viktimave të dhunës, trajtimin dinjitoz dhe mosparagjykimin e tyre.

10 gra nuk i mbijetuan dhunës, gjatë vitit 2021!

3288 të tjera e denoncuan dhunën!

506 dhunues u arrestuan për dhunë në familje!



Mos hesht! Denonco!

Ta ndalim dhunën ndaj grave, tani”, thuhet në mesazhin e Policisë, postuar në rrjetet sociale.

Apeli i Avokatit të Popullit

Edhe institucioni i Avokatit të Popullit i bashkohet Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore nën sloganin : “Bëje Botën Portokalli: Të ndalim dhunën ndaj grave TANI!”

Dhuna ndaj grave si një nga shkeljet më të përhapura të të drejtave të njeriut sot në botë, është intensifikuar më shumë që nga shpërthimi i COVID-19 dhe ka treguar se veçanërisht disa forma të dhunës siç është dhuna në familje, është shoqëruar me ndikime të rëndësishme negative në jetën e sigurt dhe në mirëqenien e tyre.

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e sotme, 25 tetor 2021

LEXO EDHE:  Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Dhuna me bazë gjinore mund të prekë çdo individ, pa dallim niveli ekonomik e social. Ajo është shkelje sistematike dhe e përhapur e të drejtave të njeriut, që kryesisht përjetohet nga gratë për faktin se ato janë gra.

Avokati i Popullit ju bën thirrje edhe njëherë të gjitha institucioneve publike, në nivel qendror dhe lokal dhe të gjithë aktorëve të shoqërisë, që të bëjnë përpjekje serioze për të parandaluar fenomenin e dhunës, që të kapërcehen sfidat dhe barrierat në mënyrë të tillë që gratë dhe vajzat të gëzojnë të drejta të barabarta në të gjitha fushat, të fuqizojnë sa më parë gratë duke ju ofruar akses më të madh në arsimim dhe punësim, në strehim dhe në të gjitha shërbimet e ofruara nga institucionet sociale, të kenë akses në drejtësi dhe të sigurojnë që zëri I tyre të dëgjohet dhe të merren masa për plotësimin e nevojave të tyre.

Në partneritet me qeverinë, organizatat ndërkombëtare dhe shoqërinë civile ne do të vazhdojmë të punojmë për t’i dhënë fund dhunës kundër grave dhe vajzave tani.

Institucioni i Avokatit të Popullit, si institucioni më i madh i mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut në vend, riafirmon angazhimin e vet për të mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave për të jetuar pa dhunë./CNA.al

LEXO TE PLOTE