LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Afera e inceneratorëve, shqetësim”/ Pano Soko: Paratë e shqiptarëve po keqpërdoren

25 Tetor 2021, 20:32, Politikë CNA
“Afera e inceneratorëve, shqetësim”/ Pano Soko:

Eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh se aferat e inceneratorëve janë janë një problem serioz në vendin tonë.

Nga studio e ?Drejt?, Soko deklaroi se shqiptarët çojnë paratë te këta inceneratorë, edhe pse plehrat trajtohen me të njëjtën mënyrë, duke u groposur.

?Ne nuk kemi problem me inceneratorin si teknologji, por me aferat nga pas. Populli shqiptar mendon se ne kemi 3 inceneratorë, por në fakt ne nuk kemi asnjë. Praktikisht kemi gati 180 milionë euro dhe zero inceneratorë të marrë mbrapsht.

Çohen miliona euro drejt tyre, por marrim atë që kishim. Ashtu sikurse bëhej më parë, plehrat groposen, por pagesa u bëhet inceneratorëve, kur ata nuk ekzistojnë. Këto janë problemet që emi ne. Merret tenderi sot dhe lidhet direkt kontrata?, tha Soko./CNA.al

Lajmet e fundit nga