Connect with Us

Administratori i OSHEE qetëson qytetarët/ ‘Deri më 1 janar 2022 tarifa e energjisë nuk preket’

Aktualitet

Administratori i OSHEE qetëson qytetarët/ ‘Deri më 1 janar 2022 tarifa e energjisë nuk preket’

Publikuar

-

Administratori i OSHEE, Ardian Çela deklaroi në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme se deri më 1 janar 2022 nuk do të ketë rritje të tarifës së energjisë elektrike.

Çela sqaroi se në këtë datë do të paraqitet një propozim nga enti rregullator, ndërsa shtoi  se për 1 milion abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do ketë rritje çmimesh.

“Deri më datë 1 janar tarifa nuk do të preket. Më pas më datë 1 janar enti rregullator do të paraqesë propozimin. Aktualisht nuk është aplikuar për asnjë rritje tarife. Tregu i liberalizuar ka filluar më shumë se vite përpara. Më 1 janar pjesa tjetër që janë të lidhur me tension të mesëm do dalin në treg të lirë. 

Theksoj se ka përfunduar platforma mes OST dhe OSHEE. Shtoj edhe njëherë se rritje tarifash për 1 milion abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do ketë. Ne krahasimet i kemi bërë me veten. Shqiptarët e kanë harruar atë periudhë kur iknin dritat. Ka ende për t’u bërë por përmirësimet janë të dukshme”, tha Çela./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“113-vjetori i Alfabetit të Gjuhës Shqipe”/ Berisha bën thirrjen urgjente

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha me rastin e 113-vjetorit të alfabetit të Gjuhës Shqipe, ka përcjellë mesazhe të forta.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se më 14 Nëntor 1908, filloi Kongresi i Manastirit me qëllim të standardizimit të alfabetit shqip, që zgjati deri më 22 Nëntor. Kongresi bëri gjuhën me alfabetin e shkronjave të saj native, alfabetin e vokacionit perëndimor të kombit tonë.

Por, sipas Berishës Gjuha shqipe mori një goditje të rëndë me Kongresin e Drejtshkrimit të nëntorit të vitit 1972.

Ish-kryeministri thekson se arbitrariteti i Kongresit hoxhist të drejtshkrimit duhet korrigjuar sa më parë, në mënyrë që gjuha të zhvillohet dhe pasurohet nga gjenerata në gjeneratë.

Sot ditëlindja e re e Gjuhës Shqipe: 113 vjetori i alfabetit të saj!

Miq, më 14 Nëntor 1908, filloi Kongresi i Manastirit me qëllim të standardizimit të alfabetit shqip, që zgjati deri më 22 Nëntor. Kongresi bëri gjuhën me alfabetin e shkronjave të saj native, alfabetin e vokacionit perëndimor të kombit tonë.



Gjuha shqipe mori një goditje të rëndë me Kongresin e Drejtshkrimit të nëntorit të vitit 1972. Ky kongres u largua nga parimet e Komisisë të Elbasanit, dhe në një akt urrejtje patologjike krahinore dhe fetare të diktatorit Hoxha ai duke keqpërdorur rregullat e drejtëshkrimit si gërsherë politike arkivoi apo varrosi me rregullat që imponoi kundër dialektit të gegnishtes dhe gjuhës së liturgjise, veprat e pavdekshme të kollosëve të medhenj rilindas dhe të tjerë të kombit shqiptar.

Kështu, sot, nxënësve ju duken si aljenë Buzuku, Bogdani, Marin Barleti, De Rada, Dara, Fishta, Mjeda Filip Shiroka, Vaso Pasha, Migjeni, Ndoc Nikaj, Martin Camaj si dhe dhjetra shkrimtar dhe poetë të mëdhenj të Kosovës.

Arbitrariteti i Kongresit hoxhist të drejtshkrimit duhet korrigjuar sa më parë, në mënyrë që gjuha të zhvillohet dhe pasurohet nga gjenerata në gjeneratë, dhe të qëndrojë si garantë e madhështisë origjinale të veprave të pavdekshme të krijuara në shekuj nga shkrimtarët, poetët, lavërtarët e saj.

Nderim atyre burrave dhe grave mendjendritur që 113 vite më parë bënë gjuhën tonë të bukur me germat e arta të saj!”-shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Marrëdhëniet energjetike SHBA-Shqipëri

LEXO EDHE:  Rama publikon historinë e veçantë/ Kryqëzohet nga qytetarët: Kjo është Shqipëria e zhvilluar?

Në foto komisioni bërthamë i Kongresit: 1) Gjergj Fishta, 2) Mid’hat Frashëri, 3) Luigj Gurakuqi, 4) Gjergj Qiriazi, 5) Dom Ndre Mjeda, 6) Grigor Cilka, 7) Dhimitër Buda, Shahin Kolonja, 9) Sotir Peçi, 10) Bajo Topulli, dhe 11) Nyz’het Vrioni.

Foto nga Kel Marubi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do iki nga PD nëse vjen Berisha”/ Gazetari ironizon Gjekmarkajn

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Agim Xhafka ka ironizuar deputetin e PD, Agron Gjekmarkaj, i cili ka thënë se nëse kthehet Berisha, ai do të largohet nga Partia Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhafka shkruan se sapo bëri këtë deklaratë Gjekmarkaj, shkuan në 5 200 firmat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.



Sa tha Gjekmarkaj, do iki nga PD në se Berisha zgjidhet kryetar, firmat për Kuvendin nga 4.200 kërcyen në 5.200. Po foli dhe sot besoj do kapet numri 7.000.”-shkruan Xhafka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar me 8 vite burg për vrasje/ Ekstradohet nga Anglia shqiptari 47 vjeçar

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Shtetasi D.I, 47 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë.

Ky shtetas, është arrestuar nga autoritet policore në Mbretërinë e Bashkuar në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2016, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga ZQK Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me autoritet e Mbretërisë së Bashkuar, u krye ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Defrim Iseberi, 47 vjeç. Ky shtetas, është arrestuar nga autoritet policore në Mbretërinë e Bashkuar në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2016, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Ky shtetas më datë 16.10.1997, në Kukës, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin D. M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  OSHEE skemë të re për debitorët/ Ja sa do të paguajnë në muaj, pavarësisht borxhit që kanë

LEXO EDHE:  Akuzat e PD-së për mbifaturime nga OSHEE/ Reagon qeveria



Ndërkohë po nga Interpol Tirana  është ekstraduar   drejt SHBA-së  shtetasja  Amerikane / Kanadeze , Lyda Yolanda Harris.

Interpol Tirana në bashkëpunim me zyrën e ARSO-I pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë   kryen ekstradimin e shtetases Lyda Yolanda Harris drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ju dorëzua Marshall-ëve  Amerikanë . Arrestimi i saj u krye në vendin tonë në muajin gusht 2021, nga njësia policore speciale “Joint Shield”, në bashkëpunim  me Interpol Tiranën , me qëllim  ekstradimi për në SHBA.

Ky subjekt ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar të datës 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar nga titulli 18 i Kodit Penal të SH.B.A-ve, seksioni 1962 (d).

Mbështetur në Traktatin Dypalësh të Ekstradimit ndërmjet  Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  u bë ekstradimi nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE